All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

“The Sun” shpërthen ‘bombën’: Ronaldo drejt lamtumirës me United, përpiqet Mou!

16 Shkurt 2022, 11:15 Nga DOSJA
“The Sun” shpërthen ‘bombën’: Ronaldo drejt
All - Paragraf - 1

ANGLI – Duke pasur parasysh sezonin e vështirë të deritanishëm me “Djajtë e Kuq”, e ardhmja e Cristiano Ronaldos te Mançester United, sipas “The Sun” do të jetë gjithnjë e më e pasigurt. Kjo sepse sulmuesi portugez nuk është i kënaqur me cilësinë e skuadrës, e cila sipas tij, nuk mund t’i garantojë atij një të ardhme fituese.

Ndaj agjenti i tij Jorge Mendes, tashmë ka filluar të diskutojë të ardhmen e CR7-s me drejtuesit e rinj të klubit. Ronaldo, i cili ishte rikthyer në Manchester United me ambicie të larta fituesi, nuk ka ndërmend të vazhdojë aventurën e tij me “Djajtë e Kuq” në rast dështimi për t’u kualifikuar në Champions League, prandaj tani ka filluar të shikojë përreth.

‘Bomba’ e vërtetë që vjen nga tabloidi britanik “The Sun”, është rikthimi i mundshëm i CR7 në Itali, sepse mes skuadrave të interesuara për lamtumirën e portugezit nga United do të ishte edhe Roma e José Mourinhos, trajneri i tij në koha e Realit. Sipas asaj që raportohet, do të ishte i “Special One” ai që do ta joshte sërish bashkëkombasin e tij, edhe pse në Madrid marrëdhëniet midis tyre nuk kanë qenë gjithmonë idilike.

Për shkak të angazhimit të lojtarit, shpenzimeve të përgjithshme dhe perspektivës për klubin verdhekuq, operacioni duket vërtet i vështirë, thuajse i pamundur, por mediat britanike në Angli, përfshijnë edhe Romën në treshen e skuadrave të interesuara për Ronaldon, ku përfshihet edhe Bayern Munich dhe mbi të gjitha, PSG, ku CR7 do të zinte vendin e Mbappé (i destinuar për Realin) dhe do të luante përkrah Leo Messit, pas shumë vitesh rivalitet nën tingujt e golave ​​dhe “Topave të Artë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport agjenti i tij jorge mendes cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë cristiano ronaldos te mançester united kapiteni i manchester united lajm i keq për cristiano ronaldon agjenti i tij jorge mendes cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë cristiano ronaldos te mançester united kapiteni i manchester united lajm i keq për cristiano ronaldon

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll