LIVE UPDATES
Bota

Thaçi në Hagë, heshtja para opinionit dhe dëshmia para prokurorëve

15 Korrik 2020, 15:51 Nga DOSJA
Thaçi në Hagë, heshtja para opinionit dhe dëshmia para

HAGË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur të heshtë para opinionit publik lidhur me intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale për krime lufte në Hagë. Në ditën e dytë dhe të tretë të intervistimit, Thaçi, i cili në dyshohet se në kohën kur ishte kreu politik i Ushhtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë krime lufte, parakaloi para gazetarëve dhe disa mbështetësve të tij të mbledhur para godinës, pa thënë asnjë fjalë për publik. Por nga burimet tona në Hagë mësojmë se presidenti ka vendosur t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të prokurorëve. Më parë shumë të akuzuar të tjerë, ndër të cilët edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi dhe të tjerë, janë mbrojtur në heshtje para prokurorëve. Por ka pasur edhe të tjerë të cilët kanë vendosur të paraqesin argumentet e tyre edhe para prokurorëve. Deri tani në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje rreth 200 persona.

Në fundt të ditës së parë të intervistimit (e hënë 13 korrik), presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se dita e parë ka kaluar në shpjegimin e „teknikaliteve” mes prokurorëve dhe mbrojtësi i tij Pierre Richard Prosper. Ndërsa para hyrjes në godinën e Dhomave të Specializuara të hënen tha se në Hagë ka ardhur për të respektuar atë për të cilën ka ëndërruar dhe luftuar – „një Kosovë të lirë e të pavarur, të mbështetur tek të drejtat e barabarta për këdo, një shoqëri multietnike dhe sundimi i ligjit”.

Gatishmëria për përballje me drejtësinë

Presidenti Thaçi, kreu i PDK Kadri Veseli (në kohën e luftës shef i shërbimit sekret në UÇK) dhe të tjerët janë akuzuar nga prokuroria për krime lufte, krime kundër njerëzisë, tortura dhe përndjekje të shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të tjerëve në kohën e luftës së Kosovës dhe më pas. Thaçi, Veseli dhe të tjerët fajësohen nga prokurorët për 100 vrasje, ku janë vrarë qindra persona. Prokurorët e kanë dorëzuar aktakuzën tek gjykatësi i procedurës paraprake me 24 prill. Gjykatësi ka në dispozicion gjashtë muaj kohë për të konfirmuar apo hedhur poshtë pretendimet e prokurorit, por prokurori ka vendosur ta publikojë aktakuzën vetëm tre ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë (i cili është dashur të mbahet me 27 qershor), me shpjegimin se Thaçi dhe Veseli po bëjnë presion ndaj Gjykatës dhe po angazhohen në mënyrë sekrete për shuarjen e saj.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell është shtyrë. Ndërsa presidenti Thaçi është kthyer nga rruga për në Uashington dhe kumtoi se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Gjykata Speciale për krimet e luftës së UÇK është themeluar nga Parlamenti i Kosovës, para pesë vitesh. Presidenti Thaçi isht ai që më së shumti ka insistuar në themelimin e saj, me shpjegimin se, nëse nuk themelohet nga parlamenti, do të themelohet nga KS i OKB.

Presidenti Thaç ka hedhur poshtë deri tani kërkesat për dorëheqje me fjalët se do të dorëhiqet nga posti i presidentit, në momentin kur konfirmohet aktakuza nga gjykatësit.

Dëshmia e ish-kreut politik të UÇK Hashim Thaçi para prokurorëve po vazhdon. Njëkohësisht në Bruksel ka mbërritur kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i cili do të takohet për herë të parë në një takim real me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për të vazhduar dialogun e ngrirë para dy vitesh. Të dielën ata kanë pasur me ndërmjetësimin e Mirsolav Lajçak një video/konferencë.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci thaçi në hagë hashim thaci thaçi në hagë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet