LIVE UPDATES
Politike

“Tërmeti më prishi banesën”, qeveria kërkon nisjen e hetimeve: ILDKPI dhe SPAK të veprojnë për vilat e Bashës (VD)

3 Nëntor 2019, 15:36 Nga DOSJA
“Tërmeti më prishi banesën”, qeveria kërkon

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, njëkohësisht dhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali, ka reagar sot për vilat e marra me qera nga Lulzim Basha. Në një video mesazh në Facebook, Spiropali shprehet se duhet të nisin hetimet për Lulzim Bashës, se si janë marrë këto vila prej tij, pasi më herët në media është shkruar se kreu i opozitës i ka blerë.

Spiropali shkruan se qeveria s’ka kohë të merret me Lulzim Bashën, por Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive sot, si dhe SPAK-u nesër “duhet të merren me këtë histori tipike për njeriu që është bërë simbol i asaj shprehjes ‘beni si them unë, mos bëni si bëj unë’”.

“Historia e dy vilave të Lulzim Bashës është pavarësisht fakteve, një tjetër e zakonshme e historisë së një politikani abuzues me ligjin e paranë, e përfitues kornik në një terren ku drejtësia i ka garantuar atij paprekshmërinë, por është njëkohësisht edhe historia tipike e një politikani që nuk ndalon sa hapuri gropën ku bie vetë”, shprehet ministrja më tej në mesazhin e saj.

MESAZHI I PLOTË I SPIROPALIT

Lulzim Basha u ankua se historia e dy vilave të tij na qenka sajuar nga qeveria. Tani, imagjinoni Edi Ramën, a kë të doni nga rradhët tona, që thotë më zuri frika nga tërmeti dhe ika mora dy vila me qira në një nga zonat më të shtrenjta të Shqipërisë. Parafytyrojeni vetë tani se çfarë cikloni balte do të kishte rënë mbi Shqipëri dhe çfarë do kishin nxjerrë nga grykat tërë murtajat e opozitës, duke nisur nga gryka e Lulzim Bashës. Por më e bukura është se askush nga qeveria, por as nga Partia Socialiste s’ka thënë akoma asgjë për dy vilat e Lulzim Bashës, ndërkohë që Lulzim Basha akuzon qeverinë, se e ka sajuar këtë histori. Por çfarë ka sajuar qeveria? Tërmetin që paska lëkundur e trembur aq shumë Lulin sa të ikë nga një apartament e të marrë dy vila?

Apo mos vallë ka sajuar qeveria faktin se Luli qenka i vetmi që e paska tronditur tërmeti dhe ia paska bërë të pabanueshëm tripleksin e tij mbi një pallat ku s’ka asnjë shenjë tërmeti? Ose pastaj qeveria ka sajuar faktin që Luli merr dy vila me qira tek lagjja ekskluzive e ndërtua nga njeru që vetë Luli e ka bërë copë e çikë si oligark, ndërkohë që nga ana e tij Luli s’tregon asnjë kontratë qiraje. Në të vërtetë, qeveria s’ka kohë të merret me Lulzim Bashën, por Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive sot, si dhe SPAK-u nesër duhet të merren me këtë histori tipike për njeriu që është bërë simbol i asaj shprehjes “beni si them unë, mos bëni si bëj unë”.

Lulzim Basha akuzohet nga mediat se qiraja është një “gjethe fiku” për të mbuluar faktin, se në fakt, të dy vilat janë blerë prej tij. A është e vërtetë apo jo kjo akuzë mediatike ne nuk e dimë, por ne dimë që Lulzim Basha është i njohur për dorën e rëndë në lëvizjen e shumave të mëdha të parave. Dhe sot që flasim, ai është i pandehur për më shumë se gjysme milioni dollarë që kanë lëvizur në emër të Partisë Demokratike, po që nuk figurojnë gjëkundi në arkën e parave të ligjshme të asaj partie. Historia e dy vilave të Lulzim Bashës është pavarësisht fakteve, një tjetër e zakonshme e historisë së një politikani abuzues me ligjin e paranë, e përfitues kornik në një terren ku drejtësia i ka garantuar atij paprekshmërinë, por është njëkohësisht edhe historia tipike e një politikani që nuk ndalon sa hapuri gropën ku bie vetë. Politkisht ai s’e ka problem të bjerë në gropë e të bërtasë “Fitore”, ndërsa ligjërisht do ta ketë me siguri shumë më të vështirë ta kalojë historinë e dy vilave, atë gjysmë milion dollarë të pajustifikuar, duke kënduar Himnin përballë një trupe gjykuese të dalë nga rruga e vettingut dhe e Drejtësisë së re.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali lulzim basha shtepia e re e lulzim bashes elisa spiropali lulzim basha shtepia e re e lulzim bashes

Sondazh

Poll
Politike 3 Nëntor 2019, 12:23

TIRANË– Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Gramshit se ka dhënë tender kompanisë nën sekuestro që preu pyjet, ky i fundit, Klodia...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet