LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ “Tërmeti i vërtetë nis pas 3 janarit”, PD me banorët e Thumanës në prag të grevës së urisë, Bardhi: Strehim

31 Dhjetor 2019, 12:52 Nga DOSJA
VIDEO/ “Tërmeti i vërtetë nis pas 3 janarit”, PD me

THUMANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe ish deputetët Albana Vokshi, Lindita Metaliaj dhe Gent Strazimiri, u takuan me përfaqësues të mbi 100 familjeve të Thumanës, të strehuar në një nga hotelet në Shëngjin. Ata kanë paralajmëruar nisjen e një greve urie për të kundërshtuar nxjerrjen jashtë strehimit pa u siguruar më parë kushtet minimale. Sipas një vendimi të qeverisë ata duhet të dalin nga hotelet deri në 3 janar dhe për të gjetur shtëpi me qira. Bashkia e Krujës ka vendosur t’u paguajë vetëm 30 mijë lekë për person, shumë kjo e pamjaftueshme, që i detyron njerëzit të dalin në rrugë.

Do të jetë protestë ku të gjithë këta burra dhe gra, fëmijët nuk do të hyjnë në mensë për të ngrenë bukë. Do të jetë grevë urie. Ku do ta fus kokën? Atë bonus qeveria të mos ma japë mua, por ta gjejë ajo shtëpinë, se me kaq leke, nuk gjendet shtëpi. Këto kemi ne, nuk kemi gjëra të mëdha. Kemi hall për të fut kokën në një vend, jo ma shumë.”- u shpreh një banor.

Një nga problemet kryesore për banorët që paralajmërojnë grevë urie është mungesa e informacionit dhe sorollatjet burokratike nga bashkia e Krujës.

Ne jemi në udhëkryq, nuk dimë ku të shkojmë. Ngelëm para televizorëve, ngelëm para kamerave, na vjen edhe turp. Ku të shkoj unë me 8 vetë? Ku ta gjej shtëpinë unë me 30 mijë lekë të vjetra? Sot nuk jam duke patur frikë as Zotin që më ka fal, se ma ka pru ngushtë. Bëj 35 ditë që kam ardh këtu nuk njoh një përfaqësues, me ardh me thanë se çfarë halli ke, ku je?! Ku janë këta përfaqësues, ku janë këta njerëz që na mbajnë me rrena, me rrena gjithë jetën. Duam drejtësi, duam atë që na takon. Të paktën të fusim kokën diku me fëmijët.”- u shpreh një kryefamiljare.

Ne jemi me rrobat e gjumit dhe nuk është kujdesur askush për ne. Ku është shteti? Ku është qeveria? Sot i duam kur jemi keq, jo kur të jemi mirë, se kur jemi mire, i bëjmë shërbim vetes vetë. Të vijë shteti dhe të shikojë me të dy sytë dhe jo me sytë qorr.”- tha një kryefamiljare tjetër që rriste e vetme 3 fëmijë.

Në emër të Partisë Demokratikë, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi  garantoi banorët e revoltuar me vendimin e qeverisë për t’i nxjerrë jashtë hoteleve pa siguruar shumën minimale për një shtëpi me qira, se opozita do të jetë zëri i tyre, duke mos lejuar që propaganda qeveritare të mbysë të vërtetën e hidhur të mijëra shqiptarëve të braktisur dhe pa shtëpi.

Edhe unë në varfëri jam rritur, njësoj si fëmijët tuaj, prindërit aq mundësi sa kanë pasur, aq na kanë ofruar, por kemi mbijetuar. Ajo që kërkojnë fëmijët tuaj nuk janë lodrat, është shtëpia. Dy gjëra kanë të rëndësishme njeriu në jetë: jetën dhe falë Zotit jemi gjallë, dhe pronën, banesën. Tërmeti real për ju fillon tani. Ju garantoj sa herë të keni nevojë që zëri juaj të dëgjohet, shqetësimet tuaja të dëgjohen ne do të jemi përkrah jush. Ju në rrugë të madhe nuk mund të nxirreni dot.”- u shpreh zoti Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike mori dakordësinë nga banorët e Thumanës që, në emër të tyre t’i drejtojë një letër qeverisë dhe bashkisë së Krujës për të zgjidhur tre çështje urgjente.

“E para, të vijnë t’ju takojnë dhe t’ju informojnë se çfarë do të bëhet me ju. E dyta, Këshilli Bashkiak të rrisë menjëherë bonusin për qiratë. Me 30 mijë lek nuk merret dot shtëpi me qira. Në qoftë se ata mendojnë se ju mund të gjeni shtëpi me qira me 30 mijë lekë, atëherë të lirojnë shtëpitë e tyre. E treta, nëse nuk kanë besim, t’jua gjejnë vetë shtëpinë me qira dhe bashkia ose qeveria ta paguajë vetë atë.”– tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi i bëri thirrje qeverisë të heqë dorë nga propaganda dhe t’u japë zgjidhje urgjente banorëve të pastrehë, duke mos i detyruar ata të shkojnë në grevë urie.

Këta banorë duhet të jenë prioritet i prioriteteve për qeverinë. I garantova qytetarëve që ne do të jemi përkrah tyre. Përveçse do të ngremë zërin për problemet e tyre ne i kemi ofruar edhe zgjidhjen. Ato 150 milionë euro që do ia japë edhe në 2020ën 10 klientëve të tij me të cilët ndan paratë, t’ia heqë atyre njerëzve dhe t’ua bë në dispozicion të zgjidhjes së hallit të jetës që kanë këta qytetarë. Nuk kërkojnë gjë qejfi por një banesë ku të fusin kokën. Kanë hall jete. Kanë shpëtuar falë Zotit nga fati tragjik i humbjes së jetës, por kanë humbur gjithçka që kishin në jetë, banesën, pajisjet që kishin brenda banesës, një pjesë prej tyre ia kanë shembur shtëpitë edhe pa i njoftuar. Riapeloj, boll më me propagandë, është koha t’u jepet zgjidhje qytetarëve.”–theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Krydemokrati Lulzim Basha prej më shumë se një muaj viziton banorët e prekur nga tërmetet. Ai ka qenë në Durrës, Shijak dhe në zonën e Krujës, ku ka theksuar problematikat që kanë hasur banorët dhe ndihmat që kanë marrë nga qeveria apo vullnetarët . Kryeopozitari ka denoncuar shumë raste të familjarëve që ndodhen në çadër prej muajit shtator, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, të cilët presin festat në të fothtë dhe pa asnjë ndihmë. 

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e thumanes gazment bardhi partia demokratike tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret e thumanes gazment bardhi partia demokratike tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet