LIVE UPDATES
Politike

Tërheqja e Valdrin Pjetrit, Zëri i Amerikës: Rrezikon që kundër tij të ngrihen dy akuza

16 Gusht 2019, 18:54 Nga DOSJA
Tërheqja e Valdrin Pjetrit, Zëri i Amerikës: Rrezikon që

TIRANË- Një ditë pasi Valdrin Pjetri njoftoi dorëheqjen nga mandati i kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, fituar në Zgjedhjet Vendore të 30 qershorit, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi mbi verifikimet e nisura mbi pastërtinë e figurës së tij. Zoti Pjetri u akuzua të martën nga Partia Demokratike në opozitë se në vitin 2003 ishte dënuar në Itali për trafik droge dhe se ishte dëbuar nga vendi fqinjë.

Duke iu përgjigjur një kërkese të Partisë Demokratike të datës 13 gusht 2019, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “më datë 05.08.2019, ka regjistruar kërkesën për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri, dhe se ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë” dhe se i ka kërkuar shtetasit Valdrin Pjetri “të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore”.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “që në daten 6 gusht ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke u kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri”.

Po sot, Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në twitter, reagoi pas vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u dorëhequr nga posti i kryebashkiakut, pas akuzave të Partisë Demokratike. “Fshehja e ngjarjes, – shkruan Rama, – është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!”

Kryeministri Rama, i cili gjatë viteve të fundit është akuzuar vazhdimisht për promovim të figurave të lidhura me krimin, u shpreh sot se është “Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje”.

Për Kryeministrin Rama, rasti Pjetri dëshmon nevojën që të nisë “verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal. Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive”.

Në formularin e dekriminalizimit, paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka shënuar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, as brenda e as jashtë vendit. Por, të marten e kësaj jave, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, paraqiti para mediave dokumente të ardhura nga Italia, që dëshmojnë se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali dhe, për më tepër, e ka mbajtur të fshehtë këtë dënim. Valdrin Pjetri rezulton të jetë arrestuar më 27 Janar 2003 në Firence, dhe një ditë më pas, përpara gjykatës, ka pranuar fajësinë.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Valdrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Sipas këtyre dokumentave, ligji i dekriminalizimit e ndalon Valdrin Pjetri për të ushtruar një funksion publik. Ndërkohë, ai rrezikon të akuzohet për “Falsifikim të dokumentave zyrare” dhe “Deklarim të rremë”.

Valdrin Pjetri ka një karrierë të gjatë në zyrat e shtetit shqiptar. Ai ka punuar në funksione të rëndësishme, fillimisht në qeverinë e demokratëve e, më pas, atë të socialistëve. Ndaj, nuk është e qartë se si ai ka arritur të mbijetojë kaq gjatë duke qenë një person i dënuar nga një gjykatë italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Karierën në strukturat shtetërore Pjetri e ka nisur që në kohën e qeverisë Berisha, ku nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka mbajtur detyrën rëndësishme të Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi). Më pas ka mbuluar disa detyra drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes, deri në vitin 2018 kur u emërua drejtues i Hipotekës e më pas Prefekt i Shkodrës.

Rasti Pjetri shihet si këmbanë alarmi për nevojën e reformimit të sistemit të rekrutimit të zyrtarëve në administratën shtetërore ku faktet tregojnë se vazhdojnë të punojnë njerëz me precedentë penalë, të inkriminuar dhe korruptuar, por edhe njerëz që në të kaluarën kanë qenë pjesë apo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Valdrin Pjetri fitoi në Zgjedhjet Vendore të 30 qershorit duke qenë kandidati i vetëm në garën për kryebashkiak të Shkodrës. Opozita nuk mori pjesë në këto zgjedhje duke i cilësuar antikushtetuese, pasi Presidenti Meta kishte tërhequr dekretin për zhvillimin e Zgjedhjeve Vendore me 30 qershor.

Shkodra është bashkia ku, gjatë 28 viteve të fundit të pluralizimit politik, socialistët nuk kanë fituar asnjëherë postin e kryetarit të bashkisë. Vetëm në zgjedhjet vendore të vitit 1996, demokratët u mundën nga një forcë e re politike, e sapo shfaqur në skenën politike, “E Djathta e Bashkuar Shkodrane”. Ndaj demokratët, të cilët pas 30 qershorit, nuk drejtojnë asnjë bashki, po luftojnë fort për të ruajtur bastionin e tyre, Shkodrën.

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, bëhet i paqartë skenari si do të funksionojë pushteti vendor në Bashkinë e Shkodrës, pasi kryetares së deritanishme, Voltana Ademi, i përfundon mandati më 20 gusht. Pas kësaj, ajo nuk ka të drejtë vendimmarrje dhe as të firmosë për pagat e rreth 1200 punonjësve të bashkisë.

Situata e paqartë pritet të reflektojë edhe në jetën e qytetit dhe qytetarëve të tij. Ndërkohë, forcat politike do të vazhdojnë përplasjet se kush do të drejtojë Shkodrën, qytetin që politika vazhdon ta dominojë prej gati 30 vitesh duke cënuar zhvillimin e natyrshëm të tij dhe vetë jetën e qytetarëve.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per valdrin pjetrin dekriminalizimi dorehiqet valdrin pjetri akuzat e pd per valdrin pjetrin dekriminalizimi dorehiqet valdrin pjetri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet