LIVE UPDATES
Bota

Tensionet me Greqinë, Franca i bashkohet Athinës dhe i tregon forcën Turqisë

27 Gusht 2020, 12:16 Nga DOSJA
Tensionet me Greqinë, Franca i bashkohet Athinës dhe i tregon

FRANCË – Franca i është bashkuar dje stërvitjes ushtarake me Greqinë, Qipron në Mesdheun lindor, dhe Italinë, në mes të konflikteve midis Turqisë dhe Greqisë për rezervat e gazit natyror.

Ministrja e Forcave të Armatosura, Florence Parly, ka konfirmuar ditën e mërkurë, ndërmjet disa postimeve në Twitter se Franca po bashkohet në stërvitjet ushtarake me Italinë, Greqinë dhe Qipron në Mesdheun Lindor, vendim i cili vjen në mes të mosmarrëveshjeve të përkeqësuese midis Turqisë dhe Greqisë për burimet e energjisë në rajon.

“Mesdheu Lindor po shndërrohet në një hapësirë të tensionuar. Respektimi i ligjit ndërkombëtar duhet të jetë rregull dhe jo përjashtim. Me partnerët tanë, Qipron, Greqinë dhe Italinë ne po fillojmë një stërvitje ushtarake sot me mjete ajrore dhe detare. Tre avionë luftarakë Rafale dhe një anije luftarake e pajisur me një helikopter do të jenë pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake,” ka shkuar Parly në Twitter.

Gjithashtu në faqen e saj në Twitter, Florence Parly, ka shkruar se nuk e mbështet faktin që Mesdheu Lindor është kthyer në një zonë tensioni dhe se sugjerimi i Francës për zgjidhje ka qenë gjithmonë dialogu.

“Mesazhi ynë është i thjeshtë, përparësi i është dhënë dialogut, bashkëpunimit dhe diplomacisë në mënyrë që Mesdheu Lindor të jetë një hapësirë për stabilitet dhe respekt për ligjin ndërkombëtar. Nuk ka pse të jetë një shesh lojërash për disa ambicie,”- ka shtuar ajo.

Ndërkohë, Turqia ka njoftuar se dhe ajo kishte kryer stërvitje ushtarake  me Marinën e SHBA.

Ministria e Mbrojtjes Turqisë ka shkruar në Twitter se anijet luftarake turke dhe shkatërruesi USS Winston S Churchill kishin marrë pjesë në trajnime detare në Mesdheun Lindor.  Duke iu përgjigjur lajmeve për stërvitjet ushtarake, Turqia ka thënë se nuk do të tërhiqet nga pretendimi i saj në Detin e Zi, Egje dhe Mesdhe.

“Ne nuk do të bëjmë kompromise për atë që na takon . Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e nevojshme,” ka thënë Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ditën e Mërkurë.

Ai i kërkoi Greqisë të “shmangë gabimet që do të jenë rruga për t’u shkatërruar”.

Zbulimi i depozitave të gazit në ujërat jashtë brigjeve të Kretës dhe Qipros ka rritur tensionet midis Greqisë dhe Turqisë, pasi të dy vendet përpiqen të kërkojnë burimet e energjisë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, javët e fundit ka insistuar se BE duhet të tregojë solidaritet me Greqinë dhe Qipron.

Gjermania ka kërkuar të ndërmjetësojë midis Ankarasë dhe Athinës. Të martën, ministrat e tyre të jashtëm thanë që ata dëshironin të zgjidhnin çështjen përmes dialogut pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili ka bërë një përpjekje për të ulur tensionet midis Greqisë dhe Turqisë, por secili prej vendeve ka paralajmëruar se ata do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e tyre në rajon.

“Një shkëndijë, sado e vogël, mund të çojë në një katastrofë,” ka thënë Maas.

Burimi: Deutche Welle

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tensionet turqi france tensionet turqi greqi tensionet turqi france tensionet turqi greqi

Sondazh

Poll
Bota 27 Gusht 2020, 11:25

KOSOVË– Policia e Kosovës së fundmi ka arrestuar një 70-vjeçar, i cili për gjashtë vite me radhë, ka shfrytëzuar seksualisht një grua nga Prishtina....

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet