E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Gazetari Ermal Mulosmani ka komentuar riaktivizimin e koncesionit për rrugën Thumanë-Kashar. Me anë të një postimi në Facebook, Mulosmani, shkruan se koncesioni për aksin prej 21 kilometrash është rikthyer me të njejtën shifër, në të cilën ka qenë më para, 457 milionë eurosh. Ai ka bërë me dije se në momentin që ky koncesion u ndërpre nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku si dhe më pas u riaktivizua sërish nga Gjykata Administrative e Apelit, qeveria nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Kjo pasi sipas gazetarit, një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi bëri thirrje publike që jo çdo gjë duhej të bëhej rekurs në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që në vend se qeveria të bënte rekurs, nxori vendimin e Këshillit të Ministrave që të vijonin me procedurat për negocimin me kompaninë Gener 2, mbi këtë aks rrugor.
Postimi i Plotë:
Legjitimimi i vjedhjeve me koncesion dhe Gogoli i Saliut
Ditët e fundit të vitit që sapo u mbyll, mes dalldisë kolektive të festave e pregatitjeve për të përmbyllur edhe këtë vit, si të tjerët, me një orgji ushqimore me kontorno serenatash apo gallatash televizive, ia behu një lajm “i parëndësishëm”: “Riaktivizohet koncesioni Kashar –Thumanë”.
Distanca mes këtyre dy koordinatave gjeografike është 21 kilometër. Mua më ndodh që, kur nisem për Kosovë, nuk jam rehatuar mirë në makinë kur shoh tabelën Laç, çka do të thotë që Thumanën e kemi lënë mbrapa. Në distancën Tiranë – Morinë, segmenti deri në Thumanë është, si me thënë “nxemja”. Kjo për ata që nuk e dinë se për cilën zonë bëhet fjalë.
Nga ana tjetër, historiku i këtij segmenti fillon prej 4-5 vitesh. Ishte edhe atë kohë prag zgjedhjesh. Qeveria e zotit Rama sapo kishte zbuluar thesarin e koncesioneve. Shumicës së shqiptarëve u kujtohet kur ulej në studio e televizioneve me kompletet e instrumenteve mjekësore të kohës së Saliut. Të ndryshkura, të vjetra, vdekjeprurëse. Nuk e di si patëm shpëtu gjallë nga ajo kohë. Shyqyr që erdhi Rama dhe u sterilizuan.
Po sigurisht me para, ku ka në kapitalizëm pa para….
Po “sa kushtuan” – lind pyetja. Ahh, kjo është pyetja që e acaron Kryeministrin. Deri këtu ai të shpjegon me durim dhe bindje domosdoshmërinë, vizionin, ndryshkun dhe qelbsirllëkun që na kishte pushtuar. A thua ti paratë i ka tjetër kush në administrim. Dolën ato kohë mjekë që thane sterilizimi kushton 2,4 Euro për një set ndërsa ne (pra shteti, pra Kryeministri) i paguajmë investitorit 190 Euro për set ose rreth 80 herë më shumë. U hap edhe një çështje në SPAK. Nuk dimë gjë si përfundoi ajo punë. Jemi mësuar të mbyllim një skandal me një tjetër më të madh… Si ky koncesion kemi edhe atë të çekapit ku investitori paguhet nga Shteti, pra nga Kryeministri, për 500 mijë vizita që shtetasit shqiptarë mund t’i bënin por që nuk i bënë kurrë. Rreth 12,6 milionë Euro çdo vit. Këtë e thotë Kontrolli i Shtetit jo unë.
Por le të vijmë te koncesioni i rrugës në fjalë. Qeveria e zotit Rama merr një ofertë të pakërkuar nga kompania Gener 2 në vitin 2018 për këtë rrugën e shkurtër. Propozimi shihet me interes nga Qeveria e Shqipërisë dhe organizohet një tender koncesioni në Korrik të atij viti.
Korriku preferohet shumë për tendera.
Atë tender e fiton kompania e mirënjohur Gener 2 në vlerën 225 milionë Euro. Pra, rreth 11 milionë Euro/kilometër. Në mes të fushës. Pak më vonë, kompania solli edhe disa shtesa të vogla. Nëse doni tua mirëmbaj për 13 vjet më duhen edhe nja 150 milionë të tjera. Se helbete, nuk do rrimë me instrumentet e as me rrugët e lëna rrugëve të Saliut, do kemi standartet tona euro-japoneze. Po ndonjë çikë para do e fitojmë edhe ne se fundja përse e bëmë….
Qeveria nuk ra dakort me këtë shumën qesharake prej 370 milionësh. Shtoi aty edhe 87 milionë të tjera. Se rruga duhej bërë mirë de… Ose 22 milionë/kilometër. Midis ultërsire. Kështu parashikohet në projekt buxhetin e 2019-ës te paktën.
E kështu, mirë e bukur po shkonin punët vaj. Deri sa një ditë, në një program televiziv, doli që një firmë prestigjioze “amerikane”. Në fakt ishte nga Mamurrasi dhe kishte shef të saj një sportelist hoteli njëzet e ca vjeçar….Për më tepër, kjo firma kishte fituar nga shteti shqiptar rreth 40 milion Euro me tender ku zhdukeshin të gjithë konkurentët si me magji. Bela e madhe! Për më tepër, mediat mosmirënjohëse zbuluan edhe ca lidhje mes këtij sportelistit dhe firmës Gener 2. Shto këtu edhe ca protesta bezdisëse studentore dhe bëhej një gulash zemërimi masiv. Kryeministri vendosi të vinte ca pudër në fytyrën e çjerrë dhe të ndëshkojë fajtorët. Mori Drejtoreshën e Aviacionit Civil, një ish vartëse 20 vjeçarë të tijën dhe i dha çelësat e të gjitha tenderave publikë me pororsinë për të zhdukur skandalet si ky i Gener 2.
Bela e mori me zell të madh, hoqi të gjithë drejtorët e mëdhenj që gjeti dhe jo vetëm kaq. Në një deklaratë për median njoftonte që edhe investimi Kashar-Thumanë do të ndërpritej. Sepse, sipas saj, paratë e kësaj rruge do të shkonin për “Paktin për Universitetin”. Në fund të njoftimit, zonja Balluku, linte porosi që të thuhej se këto para janë të firmës Gener 2. Me pak fjalë, Kryeministri po e ç’bënte gulashin e zemërimit. Gener 2 shit po ia hiqte paratë, studentëve po ia jepte gjithë fondin e tyre, Drejtorët e korruptuar po i zhdukte. Madje, jashtë vëmendjes Kryeminsitrore nuk mbeti as zbuluesi i falsifikimit “amerikan” Ylli Rakipi. Ai po e sulmonte sepse i kishte ndërprerë kontratën.
Mirëpo ç’ndodhi më vonë? Gener 2 nuk u dekurajua. Fundja ata e dinin se kjo veç një moment zemërimi ishte. E hodhi çështjen në gjyq. Me durim dhe shpresë te Drejtësia e reformuar. Priti 2 vjet e ca derisa Gjykata Administrative e Apelit e dha më në fund sihariqin: “Qeveria duhet të zbatonte kontratën!”. Ishte koha kur Basha u distancua nga Berisha. Kush e kishte mendjen te Gener 2 ato kohë…
Mbetej edhe një shpresë e vockël. Qeveria të bënte rekurs në Gjykatën e Lartë, në Kolegjin Administrativ. Por ç’e do. Sokol Sadushi, një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë bëri thirrje publike para ca ditësh : “Mos bëni rekurs në Gjykatë për çdo gjë”. Dhe Qeveria e dëgjoi Kolin, nuk e ushtroi të drejtën e rekursit. Në vend të saj nxori Vendimin për të autorizuar Ministrinë e Ballukut për të vijuar procedurën e negocimit me Kompaninë Gener 2…. Etj etj..
****
Ndërkohë gazetari i mirënjohur Sokol Balla është i përfshirë në një luftë për jetë a vdekje me Sali Berishën. Berisha që ka lënë çdo lloj pushteti qysh prej 8 vitesh por është kryefjala e ligjërimit publik pushtetor. Mero Baze, Sokol Balla, Carlo Bolino e kompani vazhdojnë të fokusohen te Berisha dhe krimet e tij. Por kujdes. Kurrsesi ta arrestojmë. Na duhet aty si gogol, si preja më e dobishme e vëmnedjes së opinionit. Bashkë me Metën. Ata janë poli i së keqes. Ndërsa Basha u bë qelibar sapo u divorcua me antiamerikanin Berisha.
Ahh, Rama, shyqyr që e kemi. Dita një mijë iu bëftë.
Sa për autorët e krimeve. Gener 2 shi po e shohim ku është, Drejtori i Rrugëve, autori i skandalit të unazës është sot Prefekt i Tiranës, recepsionisti është në kërkim. Madje edhe Ylli është rehabilituar.
Vetëm paratë e paktit të Universitetit humbën…
Kompania Gener 2 fitoi koncesionin Thumanë-Kashar. Dokumentet e tenderit fillimisht flisnin për një kosto ndërtimi prej 226 milionë eurosh, por raporti i Ministrisë së Financave për Parlamentin doli në përfundimin së bëhej fjalë për 457 milionë euro. Dalja në skenë e kompanisë DH Albania, e cila rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në projektin e Unazës së Madhe, duke përdorur dokumente të falsifikuara, bëri dhe që negociatat mes qeverisë e Gener 2 të ndërpriteshin duke mos arritur firmosjen e një kontrate finale.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GJERMANI- Genc Tafili, i akuzuar për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës Arben Zylyftarit është arrestuar në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Tafili u ndalua...
TIRANË-Vinçens Piroli kërkoi që të shkonte në spitalin e Lezhës pas plagosjes pasi aty ndihej i sigurtë. Kështu deklaroi 34-vjeçari përballë ...
TIRANË – Interpol Tirana ka reaguar pas njoftimit të arrestimit të të shumëkërkuarit Genc Tafilaj, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kryekomisa...
TIRANË – Mbesa gjen gjyshin të pajetë në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm. Ngjarja është denoncuar në polici nga vetë mbesa e viktimës, e cila pasi e ka ...
ITALI – Prej disa kohësh, Koltoni i vogël, 6-vjeçari shqiptar që banon në Bregnano të Italisë, i kishte thënë nënës së tij se do të donte të ndihmo...
TIRANË – Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar me motorcikletën e tij në vendin e quajtur ‘Tre fushat’ në Kamëz. Viktima E.K. teksa i...
SHQIPËRI – Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka lëshuar 70 udhëzime për bizneset nëpërmjet të cilave do të mund të arrihen 17 objektivat ...
VLORË– Tre persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar për autor të mundëshëm të shpërthimit me tritol që u bë në mjetin e Bernard Sinomatit, në V...
TIRANË – Radhë të gjata janë regjistruar ditën e sotme në Pediatrinë e Tiranës, ku ka një numër tepër të lartë fëmijësh, të cilët pritet të vizitohen nga m...
SHKODËR-Dëshmia e personit që e transportoi Pirolin nga Shkodra drejt Lezhës është zbardhur. Mark Nika është kushëriri i 34-vjeçarit Vinçens ...