Politike

Tenderi 1.5 mln euro për Rezervat e Shtetit, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Janë budallallëk me brirë, gjinkalla këndon vetëm një këngë

Opozita ka kallëzuar në SPAK ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa Rama është përgjigjur se e gjitha është “budallallëk me brirë”.
Featured image of article: Tenderi 1.5 mln euro për Rezervat e Shtetit, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Janë budallallëk me brirë, gjinkalla këndon vetëm një këngë Lulzim Basha dhe Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një intervistë për OraNews ka folur për koncensionin 1.5 milionë eurosh që është dhënë për Rezervat e Shtetit. Opozita ka kallëzuar në SPAK ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa Rama është përgjigjur se e gjitha është “budallallëk me brirë”.

Kreu i qeverisë u shpreh se akuzat e opozitës për koncensionin e dhënë ishin njësoj si maskat e skaduara, që sipas tij ishin gjithashtu të pabaza.  

“Është si puna e atyre maskave që doli një budallallëk me brirë. Edhe kjo që më pyesni është si ajo. S’ka asnjë ndryshim,”-u shpreh Rama.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Basha kërkoi edhe njëherë anulimin e koncesioneve dhe më shumë fonde për shtresat në nevojë?

Edi Rama: Nuk i përgjigjem fare, s’kam kohë për të humbur për t’ju përgjigjur këngës së pambarimitë të një gjinkalle. Është një këngë që është krijuar për të ngatërruar shpirtin e njerëzve, që të mendojnë se ndërkohë që ata vuajnë me merremi me para që i çojmë në drejtimin e gabuar. Është këngë që unë e neveris. Unë flas vetëm me të vërteta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: Keni një përgjigje për tenderin e opozitës për tenderin 1.5 mln euro?

Edi Rama: Nëse doni përgjigje nga unë më pyesni mua dhe më mjafton autoriteti juaj. Nuk kam nevojë të më citoni gjinkallën. Që më këndon të njëjtën këngë që yhy. Mund t’ju them që kemi pasur një takim të organizuar nga presidenti përmes komuninimit online. Kemi pasur një sens mirëkuptimi pavarësisht që nuk kemi qënë dakord për të gjitha. Nëse doni do të ishte gjithmonë si në atë takim. Është si puna e atyre maskave që doli një budallallëk me brirë. Edhe kjo që më pyesni është si ajo. S’ka asnjë ndryshim.

Dje ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dalë dy herë në konferencë për shtyp duke i kërkuar përgjigje lidhur me tenderin ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçkës dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, nga 35.099 kompani në garë për tenderin 1.5 milionë eurosh për blerjen e ushqimeve për Rezervën e Shtetit kishte fituar “Eurovia” shpk., nga Maqedonia e Veriut. 

Demokrati shtoi se kompania ishte regjistruar në Shqipëri thuajse një vit më parë, më 19 mars të 2019 dhe kishte administrator Emir Shefitin, një pronar kompanie bastesh sportive të regjistruar në Tetovë, të quajtur “Sports and More”. Aktiviteti i kompanisë ka qenë i lidhur kryesisht me pajisje elektronike, ndërtim dhe sisteme kompjuterike por vetëm 6 ditë para tenderit kanë shtuar edhe “tregëtim ushqimesh”. Pasi nuk mori përgjigje nga asnjë prej përfaqësuesve të maxhorancës, PD-ja kallëzoi në SPAK ministren Xhaçka.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment