LIVE UPDATES
Bota

‘Çmenduri’ në rajon, Prishtina dhe Shkupi përfshihen nga stuhitë, temperaturat janë përvëluese

28 Korrik 2021, 17:10 Nga DOSJA
‘Çmenduri’ në rajon, Prishtina dhe Shkupi

KOSOVË- Një stuhi e papritur ka përfshirë pasditen e sotme kryeqytetin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Gazeta Ekspress shkruan se në Prishtinë kjo stuhi ishte e papritur, për shkak se temperaturat gjatë ditës së sotme në vend ishin përvëluese. Stuhia zgjati disa minuta gjatë të cilës një erë e furishme e shoqëruar nga shiu përfshiu Prishtinën.   

Gjithsesi stuhia nuk raportohet që të ketë shkaktuar dëme të mëdha. Meteorologët thanë se kjo stuhi nuk ishte parashikuar që të ndodhte. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se moti në ditët e ardhshme do të jetë i qëndrueshëm, ku do të mbizotërojnë temperaturat e larta dhe i nxehti afrikan.

“Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, njoftoi IHMK.

Stuhi gjithashtu është regjistruar në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse temperatura në këtë qytet ka qënë mbi 40 gradë Celsius, reshjet e shiut të shoqëruara me erë dhe breshër nuk kanë munguar. Alsat.mk shkruan se kjo situatë ndodhi vetëm në qytetin e Shkupit, pasi qytetet e tjera janë me mot të qëndrueshëm.  

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora stuhi ne kosove stuhi ne shkup stuhi ne kosove stuhi ne shkup

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës