LIVE UPDATES
Bota

Telefonata e Blinken-Lavrov:Tërhiqni trupat nga Ukraina, ndërhyrja do të ketë pasoja

2 Shkurt 2022, 07:01 Nga DOSJA
Telefonata e Blinken-Lavrov:Tërhiqni trupat nga Ukraina, ndërhyrja do

Perpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës po intensifikohen. Përmes një telefonate ministri i Jashtëm i SHBA dhe homologu i tij rus sërish u përpoqën të gjejnë mënyrat për zbutjen e tensioneve.

Gjatë një bisede telefonike ministri Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, insistoi për një “ulje të menjëhershme të tensionit nga pala ruse dhe tërheqjen e ushtarëve dhe armatimeve nga kufiri me Ukrainën”. Këtë e vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ned Price në Uashington. Një ndërhyrje ruse në vendin fqinj do të “kishte pasoja të menjëhershme dhe serioze”, paralajmëroi Blinken, sipas këtyre të dhënave. Në këtë krizë “Rusia duhet të vazhdojë të ndjekë rrugën diplomatike”.

Blinken theksoi sërish në bisedën telefonike me homologun rus, Sergej Lavrov, mbështetjen e SHBA-së “për sovranitetin dhe integritetin territorial” të Ukrainës si dhe të drejtën që ka secili vend për të vendosur vet mbi “politikën e jashtme dhe aleancat”. Kjo e fundit i referohet ambicieve të ukrainës për anëtarësim në NATO, gjë që Rusia e refuzon kategorikisht. Blinken theksoi njëkohësisht gatishmërinë e qeverisë së SHBA-së për konsultime të mëtejshme me Rusinë lidhur me temat e sigurisë.

Lavrov i referohet parimit të OSBE-së

Në të kundërt Lavrov tha, se vendi i tij insiston që të bisedohet për çështjet e sigurisë në Europë. Perëndimi nuk mund të realizojë interesat e veta të sigurisë në kurriz të interesave ruse. Shtetet e OSBE-së kanë pranuar si të detyrueshëm parimin “e sigurisë së pandashme”, theksoi ai. “Kësaj i përmbahet Rusia.” Janë të nevojshme bisedimet lidhur me atë, se “përse Perëndimi nuk do t’i përmbushë detyrimet e veta”.

SHBA dhe NATO javën e kaluar iu përgjigjën me shkrim kërkesave ruse për “garanci për sigurinë”. Ata e hodhën poshtë një deklaratë të kërkuar nga presidenti rus Vladimir Putin që NATO të heqë dorë nga zgjerimi i mëtejshëm në Lindje si dhe të tërheqë armët e SHBA-së nga vendet e ish-sferës sovjetike Uashingtoni dhe NATO. Por Blinken theksoi, se SHBA i ka treguar palës ruse një “shteg serioz diplomatik” për t’i dhënë fund krizës.

Sipas të dhënave të përfaqësuesve të qeverisë së SHBA-së, Rusia ndërkohë po vazhdon lëvizjet masive të trupave në kufirin me Ukrainën dhe po planifikon gjithashtu përforcimin e trupave të veta në Bjellorusi në afërsi me kufirin ukrainas. Kremlini i përgënjeshtron planet për sulm sa i përket Ukrainës, por njëkohësisht parashtron se ndihet i kërcënuar prej NATO-s.

Pakt trilateral sigurie

Ndërkohë Britania e Madhe, Polonia dhe Ukraina, sipas të dhënave të qeverisë në Kiev, po përgatisin një pakt trilateral sigurie. Këtë e vuri në dukje kryeministri i Ukrainës Denys Schmygal gjatë një vizite të homologut të tij polak Mateusz Moraviecki në Kiev. Polonia dhe Britania e Madhe i kanë ofruar Ukrainës furnizime me armë e municione, që vendi të mund të mbrohet më mirë në rast të një sulmi rus. Kryeministri polak deklaroi në Kiev, Polonia do të furnizojë në Ukrainë armë e municione, ndër të tjera edhe dhjetra mijëra granata, municion artilerie, sisteme të mbrojtjes nga ajri dhe dronë zbulimi.

Ukraina do të zmadhojë ushtrinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj në kulmin e tensioneve me Rusinë do të ristrukturojë ushtrinë dhe ta bëjë profesionin e ushtarakut më tërheqës. Një dekret përkatës ai e nënshkroi në Kiev. Konkretisht Selenskyj do që deri në vitin 2025 ta rrisë numrin e forcave të armatosura me rreth 100.000 trupa shtesë. Aktualisht trupat janë rreth 265 000. Po ashtu gradualisht do të rriten pagat në ushtri.

Intensifikohen përpjekjet diplomatike

Në kuadër të ofensivës diplomatike kryeministri i Italisë Mario Draghi bisedoi me presidentin rus Putin. Sipas të dhënave italaine, të dyja palët kanë theksuar, se është e domosdoshme të krijohet një klimë e besimit reciprok. Gjatë bisedës telefonike me Putinin, Draghi theksoi, se është e nevojshme të ulen tensionet. Në rast të kundërt mund të ketë pasoja serioze. Edhe qeveria gjermane i ka bërë thirrje Rusisë të ndërmarrë hapa për zbutjen e situatës.

Putin kritikon Perëndimin

Kreu i Kremlinit kritikon Perëndimin, se po i injoron interesat ruse të sigurisë. Putin pas takimit në Moskë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, nënvizoi, se Perëndimi nuk i kushton vëmendje parimit “të sigurisë së pandashme” në Europë. Putin ritheksoi, se një vend nuk mund të realizojë interesat e veta të sigurisë në kurriz të një vendi tjetër. Ai kritikoi gjithashtu, faktin që NATO e ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ndalur zgjerimin e saj në Lindje. /DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota rusi-ukraine tanke rusi-ukraine tanke

Sondazh

Poll
Bota 1 Shkurt 2022, 21:13

REL: Rikthehen tensionet me Sofjes dhe Shkupit

BULLGARI- Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka deklaruar të martën se vizita e kryeministrit, Kiril Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxitu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet