Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ Policia jep detaje: Është qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit Taulant Pepaj, bllok
21 Shkurt 2021, 11:55Nga DOSJA
SHKODËR- Makina e cila u qëllua me armë zjarri në Shkodër pak minuta më parë drejtohej nga 30-vjeçari Taulant Pepaj.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Skenderbeg”, dhe nga të shtënat për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërkohë menjëherë pasi janë dëgjuar të shtënat policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorëve të dyshuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi:
Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Taulant Pepaj ka qenë ‘shënjestra’ e një sulmi me armë zjarri. Pak pas mesditës së sotme, drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri, por f...
TIRANE– Regjizori Pirro Milkani është shprehur i kënaqur që është personi i zgjedhur për të kryer vaksinën kundër COVID19. Milkani tha se vaksina është gjëja më...
TIRANE– Sot, e diel (21 shkurt), u vaksinuan në Air Albania 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm kundër COVID19. Ata morën dozën e parë të mbro...
TIRANË– Vetëm pak minuta larg kryeqytetit ndodhen dy nga monumentet kulturore të cilat mesa duket janë lënë në harresë dhe rrezikojnë prishjen nga dë...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se janë vetëm 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm që do të marrin vaksinën kundër COVID19. Nga Air Al...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në stadiumin Air Albania.Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta MAnastirliu, ka parë nga afër pro...
TIRANË – Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, thotë se procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecën pa probleme. Por ka gjasa që ndër...