Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Qëllohet me armë zjarri drejt makinës së 30 vjeçarit në Shkodër, s’ka të lënduar! Autorët se kishin menduar gjatë,
21 Shkurt 2021, 11:28Nga DOSJA
SHKODËR– Taulant Pepaj ka qenë ‘shënjestra’ e një sulmi me armë zjarri. Pak pas mesditës së sotme, drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri, por fatmirësisht 30-vjeçari nuk ka mbetur i lënduar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skanderbeg” në afërsi të repartit të Zjarrfikëseve, pranë një pike karburanti.
Por mesa duket autorët nuk e kishin menduar me detaje sulmin e tyre, pasi nuk i kishin llogaritur kamerat e sigurisë në zonë. Këto të fundit, kanë fundosur tre persona: Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje dhe vëllai i tij. Dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur që në burg, pasi Pepaj është prangosur dy herë, për trafik lëndësh narkotike dhe plagosje.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez Benz S” dhe një “Jaguar”. Ndërkohë ende vijon puna për kapjen e tyre. Efektivët e qytetit kanë nisur kontrollet dhe janë vendosur në posto-blloqe në pikat hyrëse dhe dalësë të qytetit por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.
Po kush është Taulant Pepaj?
Taulant Pepaj, 30-vjeçari, në drejtim të cilit u qëllua sot me armë zjarri në Shkodër është emër i njohur për policinë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se 30-vjeçari që për fat të mirë u shpëtoi plumbave, është me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2017 është arrestuar nën akuzën se për plagosjen me arme zjarri. Pepaj, banues në Shkodër është arrestuar në 2017 për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” pasi më 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.
(k.m/F.g/a.k/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Regjizori Pirro Milkani është shprehur i kënaqur që është personi i zgjedhur për të kryer vaksinën kundër COVID19. Milkani tha se vaksina është gjëja më...
TIRANE– Sot, e diel (21 shkurt), u vaksinuan në Air Albania 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm kundër COVID19. Ata morën dozën e parë të mbro...
TIRANË– Vetëm pak minuta larg kryeqytetit ndodhen dy nga monumentet kulturore të cilat mesa duket janë lënë në harresë dhe rrezikojnë prishjen nga dë...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se janë vetëm 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm që do të marrin vaksinën kundër COVID19. Nga Air Al...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në stadiumin Air Albania.Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta MAnastirliu, ka parë nga afër pro...
TIRANË – Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, thotë se procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecën pa probleme. Por ka gjasa që ndër...
TIRANË- Një 41-vjeçar, i cili ushtronte dhuën ndaj bashkëshortes është arrestuar ditën e sotme.Policia bën me dije, po se në pranga ka rënë M. B, pa...
TIRANË- Aktorët Tinka kurti, Sherif Merdani Margarita Xhepa kanë qenë të parët që kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit ditën sotme në stadiumin ‘AirAlb...