LIVE UPDATES
Aktualitet

24 Shtator 2020, 20:25 Nga DOSJA

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në drejtësi, ku një i arrestuar pranoi me zë dhe figurë se ka paguar plot 20 mijë euro për t’u liruar nga burgu.Ritnalt Fetahaj u tha bashkëpunëtorëve të emisionit investigativ se ka paguar në polici, prokurori, por edhe ekspertët, me qëllim që të lirohej nga burgu.

Ai u arrestua në janar të vitit 2019, pasi ishte shkaktari i një aksidenti të rëndë, me 2 viktima dhe 4 të plagosur rëndë. Pavarësisht pasojave të rënda, drejtësia e mbajti vetëm 3 muaj në burg, pasi siç thotë edhe vetë Fetahaj, “deri tani më ka vajtur 20 mijë euro”.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Erjon Shahaj, i cili është djali i një prej viktimave të aksidentit të janarit 2019. Në këtë datë, në rrugën nacionale Levan – Tepelenë, në afërsi te fshatit Varibop, ndodhi pikërisht ky aksident. Fillimisht, në atë zonë, një automjet përplas një banor të zonës. Pasagjerët e makinës dalin për të ndihmuar të lënduarin. Në afërsi të vendit të ngjarjes ndalojnë edhe dhjetëra automjete të tjera, me drita ndezur, duke bërë një autokolonë.

Mes makinave ishte edhe një autobus. Por, në këto momente, një automjet lëviz me shpejtësi në këtë zonë dhe parakalon të gjitha mjetet e ndaluara dhe aksidenton personat që po ndihmonin të lënduarin. Bilanci ishte tragjik, me dy të vdekur dhe 4 të plagosur rëndë, që lënguan për javë më radhë në spitalet shtetërore.

Denoncuesi thotë se, pas ngjarjes, autori Ritnalt Fetahaj, u arrestua në flagrancë, teksa në datën 10 janar 2019, Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Disa javë më pas, Gjykata e Apelit Vlorë, ndryshoi këtë masë, duke vendosur “arrest shtëpie”, pas një raporti të disa ekspertëve, të cilët konkluduan se fajtor ishin viktimat. Apeli thotë në vendim se, nëse do ketë raporte të tjera, prokuroria mund të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë. “Prokuror në këtë çështje është Erind Reovica” thotë djali i viktimës. Hetimet vijuan dhe prokuroria kërkon kryerjen e një akti tjetër, ku ekspertët rrugorë dolën në konkluzionin se fajtor ishte pikërisht “Ritnalt Fetahaj”. Por, Prokuroria e Fierit nuk kërkoi në gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë, duke vijuar ta hetojë me masën “arrest shtëpie”.

Djali i viktimës ka dyshime se të gjithë këto veprime janë bërë, pasi është paguar një ryshfet i majmë për njerëzit e drejtësisë. “Prandaj kam kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, të faktoj këto dyshime. Unë ia lashë në dorë drejtësisë, por drejtësia nuk po vepron” thotë Erjoni.

Pas denoncimit, bashkëpunëtorët e emisionit “Fiks Fare” i kërkojnë takim autorit Ritnalt Fetahaj në qendër të qytetit të Fierit, pasi siç shprehet edhe denoncuesi ai lëviz lirshëm madje dhe punon. Sipas vendimeve, ai duhet të ishte me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Fiksi bisedon në një lokal, teksa i kërkojmë të na kryejë disa punime hidraulike, pasi Ritnalt Fetahajushtronte zanatin e hidraulikut. Pas vetëm disa çastesh, ai u tregon bashkëpunëtorëve të emisionit se është përfshirë në një aksident dhe për ta mbyllur dhe të hetohej në gjendje të lirë, deri tani kishte paguar plot 20 mijë euro. Në bisedë, ai pohon se më mirë është që çështja të mbyllet në polici, se po shkoj te prokurori, rritet. Ai thotë se ka paguar edhe ekspertet nga 1000 apo 1000 e ca euro.

Në bisedë, autori i tha bashkëpunëtorëve se po hetohet e gjykohet me masën arrest shtëpie. “Bëra 3 muaj në burg, më pas me masën arrest shtëpie. Tani jam me detyrim paraqitje” pohon ai. Pas kësaj bisede, gazetarët e Fiksit shkuan në Gjykatën e Fierit për të pyetur se me çfarë mase po gjykohet z.Fetahaj. Një punonjëse, pasi e verifikon, u thotë gazetarëve të Fiksit se “z.Fetahaj ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë, por gjykata ia ka rrezuar në muajin shkurt 2020. Pas kësaj date, s’ka asnjë vendim. Është në fuqi masa ‘arrest shtëpie’” thotë punonjësja. Por, pavarësisht kësaj, autori i aksidentit me bilanc tragjik, e thyen këtë masë dhe qarkullon dhe punon i lirë në qytetin e Fierit.

***

Bisedë me autorin e aksidentit me 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

Bashkëpunëtori 1 – Kam marrë një shtëpi këtu dhe dua t’i heq komplet instalimet.
Ritnalt Fetahaj- Po.
Bashkëpunëtori 1 – Dhe më thanë që punon hidraulik, a është apo s’është kështu?
Ritnalt Fetahaj – Po
Bashkëpunëtori 1 – Dua të dij sa afërsisht më shkojnë edhe ta lëmë ta bisedojmë…
Bashkëpunëtori 1 – Emrin si ta thonë?
Ritnalt Fetahaj – Nardi, Renald Fatahaj. Shiko kur të bëhesh gati edhe me prishjen merrem unë edhe me restaurimin merrem unë
Bashkëpunëtori 1 – Atëherë me të gjitha me prishjen , me restaurimin të gjitha i bën ti.
Ritnalt Fetahaj – I bëj unë, hidrauliket. Banjon komplet.
Bashkëpunëtori 2 – Duhet me ik se kanë kapur një shokun mbrëmë pijshëm me nja dy birra atje në Durrës… na kanë mërzit.
Bashkëpunëtori 1 – Na kanë mërzit me këto aksidentet jemi bë…
Bashkëpunëtori 2 – E kanë kap rrezik e rrasin brenda .
Ritnalt Fetahaj – Shiko mbylleni pa vazhduar më tutje, se unë jam i përfshirë në një aksident dhe po vuaj kam 2 vjet
Bashkëpunëtori 1 – Ça thua ti?
Ritnalt Fetahaj – Ja me shofer s’kam unë as makinë, asgjë.
Bashkëpunëtori 1 – S’e ke mbyll?
Ritnalt Fetahaj – Jo
Bashkëpunëtori 1 – Uaaa sa ke paguar prokurorë, për budalliqe.
Ritnalt Fetahaj – Më shkrinë më shkrinë. E kam një në datën 1, e kam një gjyq tjetër.
Bashkëpunëtori 1 – Të morën shumë për këto?
Ritnalt Fetahaj – Deri tani më ka vajtur 20 mijë euro.
Bashk – Prokurorët e këta …
Ritnalt Fetahaj – (pohon me kokë) Jepu lekët pa vajtur deri atje puna. Mbylle në polici biles.
Bashkëpunëtori 1 – I ke dhënë dhe policisë?
Ritnalt Fetahaj – Po, po, po, po vajti deri tek prokurori është tjetër pastaj, se penalitetet këto nuk mbyllen kollaj në Shqipëri.
Bashkëpunëtori 1 – Ti e pate mbyll në polici? E hanë?
Ritnalt Fetahaj – Atje e hanë ata, hanë.
Bashkëpunëtori 1 – Me ia dhënë ekspertit
Ritnalt Fetahaj – Eksperti, ai që kanë marrë atje , ai që bën letrat po tani sa është shpejt
Bashkëpunëtori 1 – Sa të mori eksperti?
Ritnalt Fetahaj – Mua më këputën ata po 1000- 1000 e ca euro do t’i paguani s’keni çfarë të bëni

Ritnalt Fetahaj – Po kështu ndodh gjitha andej o vlla. Unë s’kam mbyllur gjë vajta në burg për vete.
Bashkëpunëtori 1 – Sa bëre?
Ritnalt Fetahaj – Unë bëra 3 muaj burg. Bëra burgun mezi dola me probleme, me detyrim paraqitje, me arrest shtëpie një vit e gjysëm.
Bashkëpunëtori 1 – Të kanë nxjerr me arrest shtëpie prapë?
Ritnalt Fetahaj – Jo tani e kam kthyer arrestin e shtëpisë, vete njëherë në javë paraqitem. Më telendisën, më shkrinë.

Bisedë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier

Gazetari- Na duhet vetëm për një emër me çfarë mase sigurie po gjykohet ky person dhe a ka ndonjë vendim tjetër për këtë person, Ritnald Fetahaj?
Punonjësja e gjykatës – Është një kërkesë për revokim mase në datën 20 shkurt 2019, por që i është rrëzuar në datën 22 shkurt. Tani është duke u gjykuar për themel. Vetëm n.q.se ia ka ndryshuar Apeli, se këtu përveç masës së parë, nuk ka masë tjetër.
Gazetari- Apeli ka vendosur arrest shtëpie
Punonjësja e Gjykatës – Atëherë është duke u gjykuar me këtë.
Gazetari- Arrest shtëpie?
Punonjësja e Gjykatës – E ka ndryshuar Apeli.
Gazetari – Pas kësaj, kjo është e datës 3 prill 2019?
Punonjësja e Gjykatës – Pas kësaj nuk ka, vetëm gjykimi me vendimin që është me arrest shtëpie.
Gazetari- Arrest shtëpie. Faleminderit!

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ritnalt fetahaj ritnalt fetahaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Shtator 2020, 19:31

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga operacioni i Policisë së Shtetit në Elbasan, ku pak orë më parë u ekzekutua 71-vjeçari, Lef...

Aktualitet 24 Shtator 2020, 19:17

TIRANË– Publikohen pamje nga brenda nga trupi i pajetë i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan. Në pamjet nga brenda banesës ku u ngujua për më shumë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet