LIVE UPDATES
Aktualitet

“Të kesh jaht është stres më vete”, Porti turistik në Durrës, një projekt që ka dështuar 5 herë

26 Korrik 2019, 15:08 Nga DOSJA
“Të kesh jaht është stres më vete”, Porti

DURRËS- Çdo turisti të huaj, sapo zbret nga jahti, pamja e parë që i shohin sytë janë vinçat e ngarkim-shkarkimit apo qindra konteinerë. Turistët duhet të përshkojnë një distancë rreth 300 metra derisa të mbërrijnë tek dalja më e afërt portuale. Dikujt mund t’i duket një distancë e shkurtër, por ndonjëherë edhe 300 metra mund të bëjnë diferencën për ta vizituar sërish në të ardhmen Durrësin 3000-vjeçar. Qyteti me vijën më të gjatë bregdetare në Shqipëri dhe me disa nga sitet arkeologjike më të vjetra dhe më të vizitueshme nga të huajt e ndjen mungesën e portit turistik, që do të zhvillonte edhe më shumë turizmin elitar.

Mungesa e portit të jahteve ka detyruar autoritetet që kalatën nr.4 ta vënë në dispozicion të ankorimit të jahteve me vela e mega jahteve. Të paktën këtë vit kalata është vetëm për jahtet, sepse vitet e kaluara, një jaht mund të ankorohej pranë një anije tregtare që kryente procesin e ngarkim-shkarkimit në port! Në ndryshim nga vendi fqinjë, Mali i zi, që e ka mjaft të zhvilluar industrinë e turizmit dhe ka dhjetëra porte apostafat për jahtet, në Shqipëri vetëm porti i Orikumit në Vlorë është i çertifikuar dhe plotëson kriteret e një porti turistik.

Lehtësirat e krijuara dhe problematikat e ankorimit në kalatën portuale

Prej një muaji, në kalatën nr.4 mund të ankorohen njëkohësisht 15 jahte turistike, ndërkohë që është rregulluar furnizimi i tyre me energji elektrike dhe ujë direkt në kalatë. Kapiteni i portit të Durrësit, Taulant Allka, shpjegon për Citizens Channel se tashmë jahtet ankorohen në kiç dhe kanë furnizim 24 orë me ujë dhe energji elektrike. “Vetëm dy javët e fundit, falë ndryshimeve që u bënë në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike të APD-së është rritur me 20% numri i jahteve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”,- bën të ditur Allka. Javët e fundit, imazhi i portit të Durrësit ka nisur të përmirësohet, sepse më parë turistët nuk e rekomandonin nëpër rrjete sociale për shkak të mungesës së shërbimeve.

“Tani jahtet rrinë një, dy apo dhe tre ditë në port. Më parë qëndronin vetëm 7 orë sa për të pushuar dhe largoheshin menjëherë”,- thotë kapiteni Allka.Gjithsesi, rregullimet e bëra nuk i kanë dhënë fund të gjitha problematikave. Kalata mbetet shumë e lartë dhe sipas Allkës, vitin tjetër do të punohet për vendosjen e bankinave galexhante, për të lehtësuar lëvizjen e turistëve.

Nga ana tjetër, furnizimi i jahteve me naftë bëhet përmes boteve dhe jo direkt me pistoletë siç është në shumicën e porteve turistike. I gjithë procesi monitorohet nga një makinë zjarrfikëse. Nëse furnizimi përfundon brenda orës, tarifa që paguhet është 150 euro, ndërsa për 2 orë tarifa dyfishohet. Pra, nëse një jaht furnizohet me vetëm pak litra, atij i shkon shtrenjtë fatura vetëm prej pranisë së mjetit zjarrfikës. Kjo tarifë është e leverdisshme për mega jahtet, që vijnë në Durrës vetëm për t’u furnizuar me naftë, sepse për mjetet turistike vendi ynë ofron tarifën më të lirë të karburantit në rajon.

Problematikë tjetër është se skafet me flamur shqiptar nuk mund ta lënë kalatën pa njoftuar 24 orë më parë Policinë Kufitare për lëvizjen. Kapiteni Taulant Allka thotë se institucioni i drejtuar prej tij e ka hequr këtë kriter, por Policia Kufitare vazhdon ta zbatojë. “Pronarëve shqiptarë të skafeve apo jahteve, muajt e verës u shndërrohen në ankth. E para sepse nuk kanë ku ta lënë mjetin lundrues, e dyta, rregullat që zbaton Policia Kufitare janë më të rrepta edhe sesa në kohën kur ishte në fuqi moratoriumi i skafeve. Kush ka një skaf në vendin tonë, për mua ka një siklet të madh”,- thotë Allka.

Në vendin tonë ka 2500 mjete turistike (gomone, skafe dhe jahte) me flamur shqiptar, ndërsa rreth 500 janë motorë uji.

Për ekspertin e fushës së detarisë, Artjan Qirici, vendi ynë është shumë prapa përsa i përket investimeve për ndërtimin e porteve turistike. “Është fatkeqësi e madhe që ne këtu në Durrës të mos kemi një marinë (bankinat ku ankorohen jahtet) dhe një kantier detar për riparimin apo mirëmbajtjen e mjeteve lundruese. Nuk është zgjidhje kalata nr.4, ajo është një zgjidhje vetëm nga halli”,- thotë ai për Citizens Channel.

Sipas Qiricit, “të zotërosh një jaht në vendin tonë është luks, por edhe një peripeci më vete. Në vendet me traditë të zhvilluar në fushën e jahteve ekziston një fjalë e urtë: Kur ke një jaht gëzohesh dy herë; ditën që e blen dhe ditën që e shet. Imagjinoni tani situatën në Shqipëri!”

Makthi i ankorimit të një jahti në Durrës

Tashmë që kalata nr.4 e portit është lënë në dispozicion të jahteve aty ankorohen të gjitha mjetet turistike që mbërrijnë në portin më të madh në vend. Ndërkohë, rreth 20 jahte, në pronësi të milionerëve shqiptarë qëndrojnë të ankoruar në kalatën nr.10 dhe i paguajnë Autoritetit Portual Durrës një kuotë vjetore për qëndrimin aty. Disa jahte të tjera qëndrojnë të ankoruar në portin e ri të peshkimit, megjithëse ky port nuk plotëson kapacitetet për sistemimin aty të flotës së peshkimit. 3 vite më parë, para se porti të merrej në dorëzim nga Shoqata e Peshkimit, u vendos që jahtet të qëndronin aty përsa kohë do të caktohej një vend tjetër akomodimi. Megjithëse nuk ofron thuajse asnjë shërbim për jahtet dhe skafet, një pjesë e vogël e tyre qëndrojnë të ankoruar në Portin e Gjermanit, në Kallm. Nëse në Durrës do të ishte ndërtuar porti turistik, pronarët e skafeve e jahteve do të kishin më pak “dhimbje koke”!

Koncesioni i dhënë në vitin 2015

Është një projekt në shëtitoren “Taulantia”, në krah të portit të peshkimit. Mendoj se shumë shpejt qeveria do ta vërë atë në jetë për të realizuar në Durrës portin e jahteve”,- thotë prefekti i Durrësit, Roland Nasto për Citizens Channel. Projekti në fjalë për të cilin flet prefekti Nasto është ai i kompanisë “Albania Bay Marina”, e cila firmosi marrëveshjen koncesionare në shtator 2015 me ministrin e Transporteve të asaj kohe, Edmond Haxhinasto.

Projekti 15 milionë dollarë parashikon përveç ndërtimit të një porti modern jahtesh, edhe dy hotele me 5 yje, zonë rezidenciale, qendër tregtare, oficinë riparimi për mjetet lundruese etj. Investimi duhet të niste në vitin 2016 në shëtitoren “Taulantia” dhe koncesioni është i tipit “BOT” (ndërtim, përdorim dhe më pas kalim në pronësi të shtetit). Deri më tani, projekti ka mbetur në sirtar.

Për Qiricin, këto projekte miliona euro nuk mund ta zgjidhin aspak problemin. “Është lakmia për të bërë gjëra të mëdha, por më pas e kuptojnë që nuk mund t’i bëjnë dot. Unë i mëshoj fort diçkaje. Duhet të mbështeten fort bizneset, qoftë edhe të vogla, por me eksperiencë në këtë fushë. Nuk na duhen projekte të mëdha, por disa bankina betoni rreth 50m përgjatë vijës bregdetare të Durrësit ku të ankorohen jahtet dhe t’u ofrohen atyre shërbimet e nevojshme. Këto janë projekte që realizohen me 20-30 mijë euro dhe nëse do të realizoheshin do të jepnin shumë efekt”,- thotë specialisti i detarisë. 

Që një biznes të marrë disa metra det në përdorim në vendin tonë duhen shumë shkresa, shumë para, shumë burokraci. Nëse praktikat do të lehtësoheshin dhe legjislacioni do të ndryshonte, situata në terren do të ishte shumë më ndryshe. Dhënia e lejeve për portet turistike është kompetencë e ekzekutivit, por sipas specialistëve të detarisë, nëse kompetenca për ngritjen e bankinave të vogla me shpenzime disa mijëra euro do t’i kalonte pushtetit lokal, Durrësi nuk do të kishte mbetur 25 vite pa port turistik, që nga tentativa e parë për ngritjen e tij në vitin 1994.

Rritet numri i jahteve që vizitojnë Durrësin

Vetëm përgjatë muajit qershor, portin e Durrësit e kanë përfshirë në guidat e tyre 107 jahte turistike nga vende të ndryshme të botës. Ndërkohë, nga janari deri në 20 korrik, në port kanë mbërritur 149 jahte. Gjatë vitit 2018, në portin e Durrësit kanë mbërritur 380 jahte dhe në vitin 2017, 294 të tillë. Megjithëse janë shifra në rritje, duken ende shumë pak krahasuar me portin e Sarandës, ku vetëm gjatë vitit 2018 janë ankoruar 1200 jahte, megjithëse kalata e portit atje është dy herë më e vogël sesa kalata nr.4 në Durrës. Në kohën kur ishte drejtor i APD-së, Artjan Qirici ka propozuar ngritjen e një mbikalimi që do t’i dërgonte turistët nga kalata portuale tek Torra Veneciane dhe muret antike të qytetit. Nëse kjo do të ishte realizuar, turistët do të viheshin menjëherë në kontakt me disa nga asetet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Durrës, e nuk do të “shijonin” panoramën e vinçave e kontenierëve. 

I bëj thirrje ministrit Blendi Klosi, që me investime shtetërore, të huaja apo në bashkëpunim me biznesin vendas të mendojë seriozisht dhe t’i japë zgjidhje urgjente dhe pa humbur kohë për të ndërtuar portin turistik në Durrës”,- thotë Qirici për Citizens Channel. Ndërtimi i këtij porti nuk është një luks, por një domosdoshmëri për qytetin bregdetar, për të mos humbur tashmë qindra jahte që kanë nisur të qëndrojnë në Durrës.

Marrë nga Citizens

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artjan qirici jahtet ne durres porti i durresit artjan qirici jahtet ne durres porti i durresit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë