LIVE UPDATES
Aktualitet

Anti-terrori në gatishmëri pa afat/ Të huajt nga Lindja intervistë të posaçme, u skanohen shenjat e gishtave

21 Janar 2020, 20:13 Nga DOSJA
Anti-terrori në gatishmëri pa afat/ Të huajt nga Lindja

TIRANË- Që prej datës 3 janar, drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit ka kaluar në gatishmëri me afat të pacaktuar, si pasojë e rritjes së vigjilencës pas vrasjes nga SHBA të kreut të njësisë QUDS Qasem Sulejman. Top Channel ka mësuar, jo zyrtarisht, se të gjithë shtetasit e huaj nga vendet e lindjes, i nënshtrohen një intervistimi të posaçëm si dhe skanimit të gjurmëve të gishtave dhe më pas ky informacion ndahet në kohë reale me agjencitë partnere ndërkombëtare.

Po ashtu është duke u treguar kujdes me të gjithë emigrantët e paligjshëm që tentojnë hyrjen në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër. Në kushtet e anonimatitet një burim jo zyrtar tregoi për Top Channel se autoritetet e anti-terrorit dhe migracionit po bëhen gati të dëbojnë iranianin Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë. Mësohet se Ehsan Bidi i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet ne qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij. Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak.

Ndërkohë po ashtu, Top Channel mëson se autoritetet i kanë refuzuar lejen e qëndrimit edhe një personazhi me dritë hije Thamer Ali Radhi Zaidawi, i cili është me origjinë nga Iraku por besohet se ka ngecur në rrjetën e anti-terrorit pas sinjalizimit të partnerëve për aktivitetin e tij të dyshimtë. 44-vjeçari ka kundërshtuar në Gjykatë urdhrin e largimit dhe procesi do zhvillohet në fillim të muajit shkurt.

Top Channel mëson nga burime të besueshme se dy diplomat të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72 orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Shqipërinë. Top Channel ka mësuar edhe emrat e tyre, ata janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor I Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje special nga ana e Iranit. Burime tejet të rezervuara i thanë Top Channel se këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish shefit supreme të trupave Quds, gjeneralit Sulejmanit i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e ambasadës amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit!

Seyed Ahmed Hosseini Alast

Atashe kulturor, por në fakt anëtar i gardës revolucionare të Republikës islamike, organizatë e shpallur terroriste nga departamenti i shtetit. Pjesë aktive e planev dhe nxitjes për të organizuar akte terroriste e destabilizuese ndaj prezencës së forcave të koalicionit në Lindjen e Mesme. Statusi diplomatik në Shqipëri i ka shpërbyer për të mbuluar aktivitetin e tij që cënon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Mohamed Peimanemati

Këshilltar i ambasades iraniane në Tirane, por ne fakt anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit Mois, përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE. Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria shpalli si persona të padëshiruar ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia dhe Mostafa Roudaki. Ndërkohë që më herët ishin ndaluar dy shtetas iraniane që dyshoheshin se do kryenin në Shqipëri një sulm gjatë një feste të bektashinjëve. Koka e terrorit iraniane gjenerali Solejman ndërkohë u ekzekutua me një sulm me dron nga ana e amerikanëve. Zyrtarët amerikanë thanë se këtë sulm e kishin ndërmarrë për të parandaluar sulme ndaj përfaqësive diplomatike. Dëbimi i dy diplomatëve të tjerë iranianë nga Shqipëria si pjesë e rrjetit që do sulmonte ambasadën amerikane në Bagdat është konfirmim. Shqipëria u bë pjesë e kërcënimeve iraniane nga Ajatollahu për shkak se strehon për arsye humanitare një grup prej 3200 anëtarëve të MEK, opozitës iraniane në mërgim.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anti-terrori debohen diplomatet iraniane mohamed peimanemati qasem sulejman seyed ahmed hosseini alast anti-terrori debohen diplomatet iraniane mohamed peimanemati qasem sulejman seyed ahmed hosseini alast

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Janar 2020, 16:02

TIRANË– Dosja.al publikoi një video, që prej orësh po qarkullonte në rrjet dhe  tregonte një xhirim të çmendur gomash përpara Komisariatit nr.6 të K...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet