LIVE UPDATES
Bota

Të gjithë në alarm për rrezikun e Rusisë/ Presidenti i Ukrainës: S’ka vend për panik

29 Janar 2022, 07:51 Nga DOSJA
Të gjithë në alarm për rrezikun e Rusisë/ Presidenti i

UKRAINË – Në konfliktin me Rusinë gjendja, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Selenskyj nuk është më e tensionuar se më parë. Ndërkohë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi, se nuk synon përshkallëzim. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Selenskyj tërhoqi vëmendjen që të mos ketë frikëra të ekzagjeruara lidhur me konfliktin me Rusinë. “

Unë tani nuk e konsideroj gjendjen më të tensionuar se më parë”, tha kreu i shtetit duke iu referuar përgjigjeve zyrtare të SHBA-së dhe NATO-s ndaj kërkesave të Rusisë për garanci për sigurinë.

“Në botën e jashtme dominon përshtypja, se këtu mbizotëron lufta. Por nuk është kështu.” Ai tha më tej, se nuk mund ta përjashtojë një përshkallëzim të situatës.Por nuk ka vend për panik, sipas Selenskyjt. Rreziku kryesor për Ukrainën dhe sovranitetin e saj është një destabilizim brenda vendit, e kjo mund të jetë edhe një krizë ekonomike.

Rusia ka grumbulluar në afërsi të kufirit me Ukrainën mbi 100.000 ushtarë. Perëndimi e konsideron këtë si përgatitje për një invazion të mundshëm. Rusia kërkon garanci për sigurinë si dhe premtimin, që NATO të mos e pranojë asnjëherë Ukrainën në radhët e saj. Por aleanca e refuzon këtë kërkesë të Rusisë. Ndërkohë Rusia është duke e shqyrtuar përgjigjen e Perëndimit lidhur me garancitë për sigurinë të këkruara nga Rusia. Ndonëse qeveria në Moskë deklaroi, se nuk janë plotësuar kërkesat thelbësore, ka gatishmëri për të vazhduar dialogun.

Gatishmëri për çtensonim?

Gjatë një bisede rreth një orë në telefon presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron theksuan „domosdoshmërinë për çtensionim”. „Putin nuk ka përmendur aspak synime ofensive, u tha pas bisedës në Elysée. Ai ka bërë të qartë, se nuk kërkon konfrontimin.

Për të arritur në çtensionim, duhet të vazhdojnë si bisedimet bilaterale mes krerëve të shteteve ashtu edhe bisedimet në të ashtuquajturin Formati i Normandisë, ku Gjermania dhe Franca ndërmjetësojnë mes Rusisë dhe Ukrainës.

NATO: Rusia mund të sulmojë në mënyra të ndryshme

NATO sipas të dhënave të Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg po përgatitet për variante të ndryshme të një agresioni të mundshëm të Rusisë. Sikurse u shpreh Stoltenberg në Bruksel në një konferencë online organizuar nga SHBA-ja, përqendrimi i trupave në kufirin ukrainas dhe në Bjellorusi mund të pasohet nga një invazion. Por edhe një sulm kibernetik p.sh. mund të jetë i mundshëm, ose një grusht shtetit apo sabotazh.

Stoltenberg tha, se Rusia vetëm në territorin e aleates së vet Bjellorusisë ka dërguar mijëra ushtarë të gatshëm për veprim si dhe aeroplanë e sisteme armatimi. “Nga ana e NATO-s jemi të gatshëm për dialog politik”, theksoi Stoltenberg. „Por ne jemi të gatshëm edhe për një përgjigje, nëse Rusia zgjedh konfrontimin në formën e një konflikti të armatosur.”

SHBA dhe BE përgatisin furnizimet me gaz për në Europë

Në këtë sfond SHBA dhe BE duan të sigurojnë burime shtesë për gazin natyror. Uashingtoni dhe Brukseli po punojnë bashkarisht për „furnizime të mëtejshme dhe në afat të BE-së me gaz natyror nga mbarë globi”, thuhet në një deklaratë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Synohet që të shmanget ndonjë „shok furnizimi”, që mund të krijohet në rast të një invazioni rus në Ukrainë. Ndërkohë SHBA është „furnizuesja më e madhe me gaz të lëngshëm natyror” për BE-në. Bashkë me qeveritë dhe pjestarët në treg në BE po punohet për të furnizuar në Europë „sasi shtesë të gazit natyror” nga e gjithë bota.

Rreth 40 përqind e gazit që përdoret në Europë vjen nga Rusia. Ekziston frika, se Rusia mund ta përdorë energjinë si mjet presioni ndaj SHBA-së.

Ndalim i udhëtimeve për përfaqësues të BE-së

Në sfondin e konfliktit me Ukrainën Rusia u ka ndaluar udhëtimin nëpunësve të lartë europianë. Të prekur janë përfaqësues të autoriteteve të ndjekjes penale si dhe të organeve të legjislativit dhe ekzekutivit, thuhet në një komunikim të Ministrisë së Jashtme ruse. Në të thuhet, se ky është një reagim ndaj politikës „absurde” dhe „restriksioneve të njëanshme”nga Brukseli.

Marrë nga DW

 

LAJMI KRYESOR: “E tmerrshme po të pushtohej Ukraina”, Zelenski ‘injoron Biden’: S’ka vend për panik

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine volodymyr selenskyj konflikti rusi-ukraine volodymyr selenskyj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet