LIVE UPDATES
Bota

SHBA paralajmëron se pushtimi i Ukrainës do të ishte i “tmerrshëm”

29 Janar 2022, 11:44 Nga DOSJA
SHBA paralajmëron se pushtimi i Ukrainës do të ishte i

Gjenerali Milley e ka përshkruar pozicionimin e gati 100,000 trupave ruse afër kufirit të Ukrainës, si hapin e tillë më të madh prej Luftës së Ftohtë. Mirëpo Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka thënë se konflikti mund të shmanget ende përmes diplomacisë. Rusia mohon se planifikon të pushtojë Ukrainën dhe se e sheh përkrahjen amerikane ndaj këtij shteti si kërcënim. Në një konferencë për media në Pentagon, Gjenerali Milley – zyrtari më i lartë ushtarak i presidentit amerikan, Joe Biden – ka paralajmëruar se numri i forcave ruse afër kufirit me Ukrainën nënkupton se sulmi do të kishte pasoja të rënda. “Nëse kjo gjë do të niste në Ukrainë, do të ishte e madhe, shumë e madhe dhe do të rezultonte me një numër të madh të viktimave”, ka thënë Milley.

“Jo e pashmangshme”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llody Austin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë veten, duke përfshirë furnizimin me më shumë armë. “Konflikti nuk është i pashmangshëm. Ka ende kohë dhe vend për diplomaci”, ka thënë Austin, duke i bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin për ulje të tensioneve. “Nuk ka arsye që kjo situatë të kalojë në konflikt… Ai mund të urdhërojë largimin e trupave”, ka shtuar ai. Të premten, 28 janar, presidenti Biden ka thënë se do të dërgojë një numër të vogël të trupave ushtarake në Evropën Lindore në të “ardhmen e afërt” për të forcuar prezencën e NATO-s në rajon. Ai nuk e ka specifikuar se ku saktësisht do të pozicionohen dhe kur do të arrijnë trupat. Më herët gjatë javës, Pentagoni ka thënë se 8,500 trupa ushtarake janë të përgatitura për t’u nisur menjëherë pas dhënies të urdhrit. Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar një kërkesë kyçe të Moskës që NATO-ja të mos pranojë Ukrainën – mirëpo kanë insistuar se po i ofrojnë Rusisë “një rrugë diplomatike serioze”. Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po injoron shqetësimet e Rusisë për çështje të sigurisë. Mirëpo ai ka thënë se do të studiojë përgjigjen amerikane para se të vendosë se çfarë do të bëjë, është thënë në detajet e publikuara pas bisedës telefonike mes Putinit dhe homologut të tij francez, Emmanual Macron. Franca ka thënë se të dy liderët janë pajtuar se ka nevojë për ulje të tensioneve dhe se presidenti Macron i ka thënë Putinit se Rusia duhet të respektojë sovranitetin e shteteve fqinje.

‘Mos krijoni panik’

Paralajmërimet nga Pentagoni kanë ardhur pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë gazetarëve që të mos krijojnë panik rreth pozicionimit të trupave ruse në kufi. Në një konferencë për media në Kiev, Zelenskyi ka thënë se nuk sheh kërcënim më të madh tani sesa gjatë një pozicionimi të ngjashëm të trupave ruse në pranverën e vitit të kaluar. “Ka sinjale edhe nga liderë të respektuar të shteteve, ata thonë se nesër do të ketë luftë. Ky është panik – sa shumë i kushton shtetit tonë?” “Destabilizimi i situatës brenda shtetit” përbën kërcënimin më të madh për Ukrainën, ka thënë ai. Në kërkesat e Moskës ndaj Perëndimit përfshihen edhe ato që: Ukraina të mos pranohet në NATO

NATO-ja t’i japë fund aktivitetit ushtarak në Evropën Lindore dhe të tërheqë trupat nga Polonia dhe republikat baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania. Aleanca veriatlantike të mos pozicionojë raketa në shtetet afër apo në kufi me Rusinë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja janë përgjigjur duke thënë se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë aleatët e vet, mirëpo i kanë ofruar Rusisë mundësinë e negocimit rreth raketave dhe çështjeve tjera. Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë. Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona.

Marrë nga REL

LAJMI KRYESOR: “E tmerrshme po të pushtohej Ukraina”, Zelenski ‘injoron Biden’: S’ka vend për panik


(d,.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mark milley vladimir putin mark milley vladimir putin

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale