LIVE UPDATES
Bota

Të drejtat e grave janë ndërkombëtare

29 Korrik 2020, 05:46 Nga DOSJA

Poloni- Polonia zë sërish kryetitujt ndërkombëtarë. Në vende të tjera nuk po kuptohet, pse ky vend do të dalë nga një marrëveshje e Këshillit të Europës për luftimin e dhunës kundër grave, Konventën e Stambollit. Në një kohë që Polonia jo vetëm e ka nënshkruar kontratën, por ndryshe nga Hungaria dhe Sllovakia e ka ratifikuar para pesë vjetësh, para se ta bënte madje edhe Gjermania. Madje edhe në Poloni nuk po e kuptojnë të gjithë se çfarë synojnë njoftimet e ministrit të Drejtësisë, Zbigniew Ziobro në fundjavë: “zbatim i premtimeve zgjedhore.” Ka filluar ndërkohë kërkimi me imtësi i shkëndijës shpërthyese – gazetarë dhe ekspertë vrasin mendjen, se çfarë fshihet pas kësaj, e përse?

Në fund të fundit bëhet fjalë për diçka themelore: për mbrojtjen e grave dhe vajzave, për kategorizimin e të gjitha formave të dhunës shtëpiake si krim dhe veprimin kundër diskriminimit specifik gjinor. Normalisht tema që nuk duhet të ndezin debat në kohët tona. Por ministrin polak të Drejtësisë e shqetëson që ky dokument, sipas tij, “për shkaqe ideologjike”, familjen, martesën, kulturën, traditën apo fenë i emërton si “arsye kryesore” të një dhune të tillë. Por dhuna familjare shfaqet pra në martesë dhe familje, dhe gjymtimi gjenital justifikohet me gjoja arsye fetare apo rregulla të traditës – këtë nuk e dinë vetëm viktimat.

Polen | Zbigniew Ziobro, Justizminister (imago images/ZUMA Press/A. Husejnow)Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro

Nocioni “ideologji”, që përdoret për të denigruar lëvizjen e LGBT funksionalizohet sërish edhe këtu. Marrëveshja e Stambollit çon në “një çorganizim të shoqërisë dhe drejtohet kundër familjes dhe martesës” –  dy gjëra të shenjta në Poloni. Ministri ka parasysh dy nga disa pika të konventës, saktësisht luftimin e roleve të përcaktuara nga e shkuara mes burrit dhe gruas.

Qeveria e Polonisë duhet të garantojë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve

Me që ra fjala do të ishte hera e parë prej vitesh që Polonia largohet nga një marrëveshje ndërkombëtare, ku flitet për të drejtat e njeriut. Një zhvillim i trishtë, jo vetëm, sepse bëhet fjalë për mbrojtjen e bashkëqytetarëve të mi. Bëhet fjalë për një ndjenjë sigurie të përgjithshme, të jetosh në një shtet, në të cilin nuk kthehet gjithçka kokëposhtë, vetëm sepse formulime të caktuara nuk të përshtaten me atmosferën politike të ditës.

Magdalena Gwozdz-Pallokat (Mariusz Smolewski )Magdalena Gwozdz-Pallokat

Kjo ndjenjë sigurie lidhet me besimin, se marrëveshjet ndërkombëtare respektohen, por ashtu edhe detyrimet kundrejt vendeve të tjera si për qytetarët e vendit, për të gjithë, jo vetëm për ata që e ndjekin kursin e qeverisë. Në një kohë që zgjedhjet presidenciale para dy javësh kandidati i partisë nacional-konservatore, PiS, Adrzej Duda i fitoi me një shumicë të ngushtë, ato treguan se vendi është i ndarë mes përkrahësve të qeverisë dhe kritikëve.

“The show must go on” mund të thuash, se sloganet e fushatës zgjedhore vazhdohen edhe më tutje nga dega e drejtësisë. Polonia, kështu thotë ministri i Drejtësisë me zë të lartë, i mbron gratë e saj si asnjë vend tjetër. Kjo mund të qëndrojë, por në interes të grave polake do të ishte po ashtu, që si garant për këtë të mos jetë vetëm ministri polak i Drejtësisë, por instanca më të larta, dhe mundësisht ndërkombëtare.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota poloni të drejtat e grave poloni të drejtat e grave

Sondazh

Poll
Bota 28 Korrik 2020, 20:09

KOSOVË -Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas rritjes së numrit të të infektuarve. Sipas vendimeve të ma...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet