Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Bota
Të dhënat/Mbi 89 të vrarë, përfshirë fëmijë, 398 të plagosur në Kiev që nga pushtimi rus
6 Prill 2022, 16:20Nga DOSJA
KIEV– Të paktën 89 njerëz janë vrarë, duke përfshirë katër fëmijë, dhe 167 shtëpi të dëmtuara në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus, shkroi Administrata e Shtetit të Qytetit të Kievit në një deklaratë në një faqe të verifikuar në Telegram të mërkurën.
Sipas CNN, 398 persona të tjerë, përfshirë 20 fëmijë, u plagosën në luftë ndërsa që nga 24 shkurti, trupat ruse kanë dëmtuar 44 shkolla, 11 ndërtesa administrative, 26 kopshte dhe një jetimore.
Përveç kësaj, dy objekte sportive, pesë objekte sociale, 17 objekte të kujdesit shëndetësor, 10 objekte kulturore dhe 48 objekte të infrastrukturës së transportit u goditën nga sulmet ruse.
Administrata u bëri thirrje banorëve të saj që të mos humbin vigjilencën dhe të strehohen në shenjat e para të alarmit ajror.
“Sot në Kiev është bërë më i sigurt, por kërcënimi i sulmeve ajrore mbetet”, thuhet në deklaratë.
Ata që janë larguar nga kryeqyteti janë të lutur të përmbahen nga kthimi për momentin.
UKRAINË– Kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv Oleh Syniehubov, tha se autoritetet do të evakuojnë dy qytete në pjesën jugore të rajonit...
UKRAINË– Të paktën 1,563 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara pë...
UKRAINË– Qyteti i Severodonetsk është bombarduar rëndë, tha të mërkurën kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhansk, duke shtuar se 10 ndërt...
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar njoftoi të mërkurën një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë për të dobësuar forcat ushtarake ruse, sipas një deklarate të Ministr...
UKRAINË- Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi dhe ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pas një sërë humbjesh pra...
UKRAINË- Edhe pse Rusia tani po përqendron sulmin e saj në Ukrainën lindore, NATO-ja nuk ka parë asnjë tregues se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin ...
SHBA- Zëdhënësi i presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se votimi nëse do të pezullohet ose jo Rusia nga Këshilli i të Drejtave t...
SHBA– Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në takimet e G20 në të cilat do të jetë prezente dhe Rusia, tha të mërkurën Sekretarja e Thesarit e SHBA-...
GREQI– Bashkëshorti i Roula Pispirigou e cila akuzohet për vrasjen e dyshimtë të tre vajzave të saj në Greqi është shprehur i tronditur nga zhvillimet e f...