Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Të dënuar për vrasje, rrëbim dhe drogë/ OFL zbarkon në Shkodër, iu çon pusullën 5 “të fortëve” (EMRAT)
21 Gusht 2020, 08:33Nga DOSJA
TROPOJË-OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka zbarkuar këtë premte në Tropojë, ku u ka çuar formualët 5 të dënuarve. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Dorjan Jahelezaj, Grenit Hasanpapaj, Kreshnik Haxhiaj, Mark Lekndreaj dhe Milazim Ndreshaj. 5 personat janë dënuar për vrasje, rrëmbim personi dhe trafik droge. Ata duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.
Njoftimi i Policisë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: • D. J., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”; • G. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; • K. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; • M. L., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; • M. N., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku Gerond Hysi iu ka bërë thirrje qytetarëve që mbajnë maska në ambientet e mbyllura. Përmes një mesazhi të shprëndarë nga ministrja e Shëndetë...
VELIPOJË– Indrit Bajraktari, 25-vjeçari që shoqëronte Enisa Dodën në xhiron fatale me skaf në plazhin e Velipojës, rezulton i martuar në Angli. Dosj...
POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri në fshatin Bishnicë të Pogradecit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i ngjarjes është S...
KOSOVË– Policia e Kosovës gjatë natës ka arrestuar 2 gra dhe një burrë nga Shqipëria. Mësohet se personat janë arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi nuk kanë res...
BERAT- Ditën e sotme, policia e Beratit ka arrestuar kryeplakun e fshatit Skrevan, personin me iniciale L.I, i cili akuzohet për zjarrëvënie në mjedise pyjore. ...
BERAT- Në malin e Tomorrit ka nisur peligrinazhi i përvitshëm. Besimtarë, këtë herë të paktë në numër për shkak të pandemisë, ndodhen në malin e shenjtë, për t...
SHQIPËRI– “Po plaken, po vdesin, po largohen”. Kështu titullohet një artikull i fundit i revistës së njohur The Economist, ku trajtohet fenomeni i tkurrjes...
FUSHË-KRUJË/ 6 vajza janë plagosur gjatë një aksident të trefishtë që ka ndodhur në mesnatë në aksin Fushë Krujë- Milot, në afërsi të fshatit Luz. Bur...
FUSHË-KRUJË/ Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi gjatë natës në fshatin në afërsi të fshatit Luz, në Fushë-Krujë. Poli...