LIVE UPDATES
Bota

Të dënuar në Turqi, Kosova u jep mbrojtje shtetërore 8 familjeve

1 Dhjetor 2021, 20:01 Nga DOSJA
Të dënuar në Turqi, Kosova u jep mbrojtje shtetërore 8

KOSOVË – Tetë familjeve me katërmbëdhjetë anëtarë të tyre, që kanë arritur nga Turqia në Kosovë, iu është njohur këtë vit e drejta e statusit të refugjatit.

Sipas disa të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, ata janë në mesin e mbi 130 personave nga Turqia, të cilëve iu është dhënë statusi i refugjatit që nga viti 2018.

Sipas avokatëve, të gjithë ata kanë qenë të lidhur me Lëvizjen “Hizmet” të klerikut turk, Fethullah Gulen, të cilën Ankaraja zyrtare e ka shpallur terroriste dhe e ka akuzuar për orkestrimin e një përpjekjeje për puç në Turqi, në vitin 2016.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me njërin nga personat që kanë fituar statusin e refugjatit në Kosovë dhe ai ka konfirmuar se është i ndjekur politikisht në shtetin e tij.

Ai nuk ka dashur të flasë më shumë për këtë çështje dhe nuk ka pranuar të identifikohet, duke thënë se në Kosovë “nuk ndihet i sigurt”.

Në mars të vitit 2018, Kosova ka arrestuar dhe dëbuar gjashtë shtetas turq, të cilët kanë punuar në shkollën private “Mehmet Akif”, në Prishtinë.

Ankaraja ka thënë se ata janë të dyshuar për lidhje me lëvizjen “Hizmet” të Gulenit, të cilës Turqia i referohet me akronimin FETO.

Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova.

Arrestimit dhe dëbimit i ka paraprirë revokimi i lejeve të tyre të qëndrimit në Kosovë.

Të gjithë të arrestuarit, ndërkohë, janë përballur me procese gjyqësore në Turqi dhe në fund janë dënuar gjithsej me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim.

Arrestimi dhe dëbimi i tyre janë lëndë e hetimeve edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi dyshohet se procesi është përcjellë me dhjetëra shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shtetasit e huaj e fitojnë të drejtën e statusit të refugjatit në Kosovë në bazë të Ligjit për Azil, si dhe të konventave ndërkombëtare.

“Shumica prej tyre [shtetasve turq] janë të punësuar në institucione. Po ashtu, posedojnë biznese private”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, pa u specifikuar se në cilat institucione janë duke punuar.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020, Kosova ka pranuar 28 aplikacione për statusin e refugjatit nga shtetas turq, në vitin 2019 – 27 dhe në vitin 2018 – 76.

Sipas informacioneve të Radios Evropa e Lirë, disa prej këtyre personave janë deklaruar si përkrahës të lëvizjes së Fethullah Gulenit, i cili tash e sa vite jeton në mërgim në SHBA.

“Para policisë së migrimit, ata e kanë thënë se janë gylenistë”, ka thënë një zyrtar nga MPB-ja, duke iu referuar mbështetësve të lëvizjes “Hizmet”.

Republika e Kosovës u jep statusin e refugjatit shtetasve të huaj apo personit pa shtetësi, me kërkesën e tij, nëse i plotësojnë kriteret.

Sipas Ligjit për Azil, refugjat është personi, i cili për shkak të frikës së bazuar mirë se mund të jetë i persekutuar për arsye të racës, religjionit, kombësisë, bindjes politike apo përkatësisë së grupit të caktuar shoqëror, është jashtë vendit të shtetësisë dhe nuk ka mundësi, apo për shkak të frikës së tillë nuk ka dëshirë, që të përfitojë mbrojtjen e atij vendi.

Po sipas ligjit, refugjat mund të jetë personi pa shtetësi, i cili duke qenë jashtë vendit të banimit të mëparshëm të rregullt, për arsye të njëjta siç përmenden më lart, nuk ka mundësi, apo për shkak të frikës së tillë nuk ka dëshirë, që të kthehet në atë vend.

Ministria e Brendshme e Kosovës, bazuar në ligj, i lëshon përfituesit statusin e refugjatit dhe leje të qëndrimit, sapo t’i njihet statusi i tillë, i cili vlen së paku tre vjet, me mundësi vazhdimi.

Sipas ligjit, një status i tillë mund të ndryshojë, nëse arsyet imponuese të sigurisë shtetërore apo të rendit publik kërkojnë ndryshe.

Zyrtarë nga MPB-ja kanë thënë se kanë ende aplikacione që janë ne proces të shqyrtimit.

Avokati kosovar, Leotrim Syla, i cili ka ndihmuar dhe ndihmon në aspektin ligjor shtetasit nga Turqia, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se që nga viti 2018 e deri më tash, ka ndihmuar dhe këshilluar mbi 150 shtetas turq, në lidhje me procedurat e statusit të refugjatit.

“Është një emërues i përbashkët për këta persona. Emëruesi është se këta persona kanë qenë pjesëtarë, anëtarë… apo, në ndonjë mënyrë tjetër, kanë qenë të lidhur me lëvizjen e Gulenit, e cila në Turqi trajtohet si organizatë terroriste. Për rrjedhojë, edhe ata do të persekutoheshin si qindra mijëra pjesëtarë të tjerë [të kësaj lëvizjeje] në Turqi”, ka thënë Syla.

Nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë kanë thënë se personat nga Turqia, të cilët kanë fituar statusin e refugjatit në Kosovë, duhet të ndihen të sigurt.

“Ata janë të sigurt. Ata mund të bëjnë gabim, vetëm nëse e keqpërdorin strehimin që u jep Kosova, e pastaj të lëvizin, qoftë në Mal të Zi, qoftë në Serbi apo Shqipëri dhe, gjatë rrugëtimit, mund t’i kapin dhe t’i ekstradojnë apo t’i dënojnë”, ka thënë drejtori i KMLDNJ-së, Behxhet Shala.

“Përndryshe, ata nuk kanë rrezik këtu. Shumica e tyre, ose punojnë diku, ose kanë anëtarë të familjes dhe kanë bërë bashkimin familjar”, ka shtuar ai.

Qytetarët nga Turqia, të cilët kanë fituar statusin e refugjatit në Kosovë, jetojnë në shtëpi private dhe, kohë pas kohe, monitorohen nga autoritetet e rendit.

Disa politikanë nga komuniteti turk në Kosovë, kryesisht nga Partia Demokratike e Turqve, u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta shpallin terroriste lëvizjen e Gulenit, por një gjë e tillë nuk është bërë.

Ankaraja e ka shpallur terroriste lëvizjen “Hizmet” në maj të vitit 2016, duke i akuzuar mbështetësit e saj për përpjekje për të rrëzuar Qeverinë turke.

Gulen ka qenë aleat i presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deri në vitin 2013.

Në atë kohë, policë dhe prokurorë që janë parë si përkrahës të Gulenit, kanë hapur hetime për korrupsion në rrethin e ngushtë të Erdoganit.

Erdogan ka thënë se Gulen ka bërë komplot për ta rrëzuar Qeverinë e tij në vitin 2016, duke ndërtuar një rrjet mbështetësish në media, gjyqësor dhe arsim, që do të ngriheshin kundër tij. Gulen i ka hedhur poshtë këto akuza.

Që nga puçi i dështuar, autoritetet turke kanë arrestuar mijëra njerëz, nën dyshimet se kanë lidhje me Gulenin.

Marrë nga “Radio Evropa e Lirë”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet