LIVE UPDATES
Ekonomi

Tatimet publikojnë listën e 63 mijë individëve përfitues të bonusit prej 400 mijë lekë, si të aplikoni (HAPAT+EMRAT)

29 Maj 2020, 05:38 Nga DOSJA
Tatimet publikojnë listën e 63 mijë individëve

Shqipëri- Kush është larguar nga puna nga 1 marsi deri në 17 maj, do t’i jepet mundësia për të aplikuar për përfitim të pagës 40 mijë lekë, si pjesë e paketës të dytë financiare. Aktualisht me paketën e dytë për rastet e largimit nga puna me formularin ESIG27 para datës 12 mars dhe pas datës 10 prill te bizneset e mëdha, nuk lejohet të kryhet aplikimi për ndihmë, për shkak të këtij afati të përcaktuar me vendim.

Me këtë afat u “dogjën” dhe shumë të punësuar, që realisht mund të ishin larguar para datës 10 prill, por që ekonomistët e kishin deklaruar Esig27 pas kësaj date, pasi në bazë të ligjit atë kanë 10 ditë afat për të deklaruar largimin. (psh nëse punonjësi është larguar me datë 6 prill, afati i fundit kur deklarohet largimi i tij është deri në 16 prill). Me një vendim të fundit, të Këshillit të Ministrave, u përcaktua që “ndihmën financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh e përfitojnë ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

Aplikimi për përfitimin e ndihmës në tatime, përveç kriterit të afatit të largimit nga skema e sigurimeve, përfshinte që procedura duhej të kryhet nga kompania që ka larguar punonjësit. Mënyra e aplikimit për të përfituar ndihmën krijoi shumë pakënaqësi të punonjësit e larguar, madje shumë prej tyre pohonin se ishin penalizuar, pasi ndërmarrjet nuk kishin kryer aplikimin. Për të shmangur penalizimet, do të lejohet edhe aplikimi i drejtpërdrejtë nga punonjësit. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që “Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit apo ish-të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë”.

Në total deri tani sipas të dhënave të Ministrisë të Financave me paketën e dytë janë paguar 108,388 për 34,285 biznese. Përfituesit e ndihmës janë 61% e totalit të parashikuar. Shuma e fondit të paguar është 4,3 miliardë lekë. Në total me të dyja paketat janë shpërndarë 8,5 mld lekë.

PUBLIKOHET LISTA E SUBJEKTEVE DHE INDIVIDEVE PERFITUES

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar listën e individëve të rinj që janë përfitues të ndihmës prej 40 mijë lekësh të paketës së dytë financiare, ku tashmë lista e përfituesve është zgjeruar, duke përfshirë ata që janë larguar nga 1 marsi deri në 17 maj (më parë përfitonin të larguarit nga 12 marsi deri në 10 prill).

Në listën (të cilën e gjeti të plotë në link në fund) janë përfshirë rreth 63 mijë individë dhe rreth 13 mijë biznese, të cilët nuk kishin përfituar ende nga paketa e ndihmës financiare.

Si do bëhet aplikimi
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton publikun se ndryshimet e fundit të VKM nr.305 datë 16.04.2020 përcaktojnë kritere të reja për përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare.

Sipas këtyre ndryshimeve, janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.
Aplikimi për punonjësit përfitues, i kryer online, nga subjektet punëdhënës, deri në datën 5 Qershor 2020, i përjashton ata nga penaliteti për mosaplikim.

Në rastet kur punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, të gjithë individëve përfitues (sipas listave bashkëngjitur) do t’iu jepet mundësia për përfitimin e ndihmës financiare në mënyrë automatike pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo të ish-punësuarit do të dorëzojnë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (sipas listës bashkëngjitur), të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për individët përfitues sipas VKM të sipërcituar.

Trajtimi i këtyre kërkesave do të jetë në mënyrë automatike, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar, në seksionin Statusi shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh.

PER TE PARE LISTEN E PUNONJESVE DHE SUBJEKTEVE PERFITUES SI DHE PROCEDURAVE TE APLIKIMIT KLIKONI NE LINQET ME POSHTE:

Udhezues praktik mbi menyren e plotesimit te kerkeses per perfitim financiar, paketa 2 (2)

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi aplikimi në tatime paga e luftes aplikimi në tatime paga e luftes

Sondazh

Poll
Ekonomi 27 Maj 2020, 14:50

TIRANË- Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj, kanë zhvilluar sot takime me bizneset në Tiranë. Denaj ka takuar ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet