LIVE UPDATES
Insights

Tani Edi të puthet me Milon

1 Shtator 2020, 06:50 Nga DOSJA
Tani Edi të puthet me Milon

Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papritur ndaj elitave të verbëra të perëndimit, ndaj burokratëve të Brukselit dhe atyre që e përdorën kryeministrin tonë Edi Rama, si një kamardare shpëtimi të minutave të fundit. Partia e Milo Gjukanoviçit, autokratit që e drejton vendin e tij si një ndërmarrje private, mori rezultatin më të keq të mundëshëm në 30 vitet e fundit. Ndonëse social-demokratët arritën të dalin parti e parë, duke lënë me 2% mbrapa nacionalistët pro serbë, këta të fundit, nëse i’a dalin të thurrin një koalicion në filigran me partitë liberale pro perendimore, mund ti japin fund regjimit të Podgoricës.

Pak rëndësi ka se çfarë do të ndodhë më pas dhe nëse virtuozi Gukanoviç, mandati i të cilit si president përfundon në 2023, do të arrijë ti’a hedhë edhe kësaj radhe. Mesazhi që dhanë zgjedhësit e fqinjit tonë të vogël prej 620 mijë banorësh ishte i qartë: përallat me pro dhe anti perendimorë nuk janë të mjaftueshme për të qenë një faktor elektoral në vende që udhëhiqen nga autokratë.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që njeriu që i rezistoi Sllobodan Millosheviçit, ai që udhëhoqi me sukses referendumin për pavarësinë e vendit, duke marrë 55% të mbështetjes popullore, ai që njohu bashkë me SHBA, Gjermaninë e Britaninë , pavarësinë e Kosovës, ai që e futi vendin e tij në Nato dhe që është përpara të gjithë fqinjëve të Ballkanit perendimor në procesin e negociatave më BE, të fitojë gjithnjë e më pak vota në vendin e tij.

Kjo anë e medaljes e ish drejtorit të doganave të fundshekullit të kaluar, që e ktheu republikën e tij të vogël në një parajsë për mafiozët dhe kontrabanistët italianë të cigareve, nuk mund të mbulojë fytyrën e tij të vërtetë. Pas të përkëdhëlurtit të perëndimit fshihej gjithnjë njeriu, emri i të cilit dilte në deponimet e të penduarve të Camorra-s e Sacra Corona Unita-s. Artikuj të shumtë të mediave serioze e përshkruajnë atë si pronarin okult të disa hoteleve me 5 yje në bregdet. Ato e paraqesin familjen Gukanoviç si padronen reale të vendit, ku për fatin e një prone shtetërore, në muret e qytetit të vjetër të Budvës, mund të vendosë një gjykatëse e lartë si Ana Kolarevic, që është motra e Milos, apo ku një bankë private mund të shpëtohet vetëm se është pronë e vëllait të presidentit, Ako Gjukanoviç.

Përpos pasurisë personale marramendëse që sipas “The independent” i kalon 12 milionë euro, Gjukanoviç ka ngritur në vendin e tij një sistem krejt të kundërt me vlerat perendimore. Ai ka qenë, si një paraprijës i modelit putinian, gjashtë herë kryeministër, ka bërë dy tërheqje nga politika duke e drejtuar vendin nga zyra e kreut të partisë social demokrate dhe është votuar dy herë si president. Ai është treguar tejet represiv me mediat opozitare dhe shumë i ashpër me OJF që kanë denoncuar abuzimet e pushtetit të tij.

Dhe pavarësisht të gjitha këtyre atij i kanë ngjitur mbi shpinë etiketën e pro perendimorit, vetëm se di në mënyrë të shkëlqyer të luajë rolin e “yes man-it’ që merr legjitimitetin nga jashtë për të zhvatur dhe sunduar shumicën e qytetarëve të vet.
Pikërisht për këtë rezultati i zgjedhjeve të 30 gushtit përbën një risi. Ato dëshmuan se kjo fabul nuk pi dot ujë përjetësisht. Dhe ndonëse është e vërtetë që një pjesë e malazezëve janë pro serbë (mbi 30% e popullsisë janë vetëdeklaruar si të tillë), ajo që ndodhi këtë të dielë nuk mund të shihet vetëm si një arenë beteje ku përplasen Rusia me demokracitë liberale.

Reduktimi drastik i votave pro Gjukanoviçit, kësaj radhe, tregon se një pjesë e popullsisë që dikur votonte pro tij, pikërisht ajo që nuk u gënjye më nga etiketat pro dhe anti perendimor, nuk e përtyp dot pambarimisht demokracinë si një produkt që ia imponojnë me dhunë nga jashtë, por si një realitet që do ta prekë dhe ta jetojë përditë.

E këtu edhe kryeministri Rama, që u keqpërdor me qëllim, duke u bërë thirje në sllavisht qytetarëve që të votonin në favor të autokratit të tyre (video poshte) edhe ata ndërkombëtarë që e yshtën ta bëjë këtë në emër të stabilitetit, kanë marrë sinjalin e duhur.

Apeli për tu bërë bashkë rreth Gjukanoviçit nuk pati më shumë vlerë sesa një puthje me Milon. E në këtë kuptim ky është një mesazh për tu duartrokitur. Pasi tregon se as në këtë rajon, njerëzit nuk i durojnë dot më anti demokratët që shiten si pro perendimorë.

Marrë nga Lapsi.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione andi bushati edi rama zgjedhet në mal të zi andi bushati edi rama zgjedhet në mal të zi

Sondazh

Poll
Insights 29 Gusht 2020, 06:14

Televizioni me parabolë dhe fqinji im Taku!

Sapo kishin dalë antenat parabolë. Unë nuk kisha lekë ta blija. Taku, komshiu im zemërmirë, kishte lekë sepse atë kohë shiste “vjetërsina”, priza, f...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet