LIVE UPDATES
Insights

Thirrje EUROPËS! Na përkrahni se keni për të përfituar shumë nga shqipëtarët! S’kemi qënë perandori, por…

24 Gusht 2020, 14:35 Nga DOSJA
Thirrje EUROPËS! Na përkrahni se keni për të përfituar

Të dashur bashkëkombas të mi shqiptarë!

Jam në hall sepse nuk po e lexoj dhe as po e kuptoj dot Europën! Kur flasin përfaqësuesit e saj japin imazhin e një Shqipërie në zhvillim gati gati me standarte Europiane. Kur është puna për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE dalin përfaqësuesit dhe thonë ekzaktësisht të kundërtën, por në mënyrë më të moderuar duke shtuar detyrat e shtëpisë.

Kur shqiptarët kërkojnë ndihmë nga Europa ,të marim shembullin e shëndetësisë, Europa i kthen nga kanë ardhur me motivimin që Shqipëria sot ka mjekësinë në nivelin europian prandaj këto operacione, mjekime, apo terapi mund ti ndjekin në vendin e tyre .Cdo shtet i Europës ka në konventën e refugjatit që cilido shtetas jashtë Bashkimit Europian mund të përfitoj statusin e rezidentit nëse përmbush kushtet e mëposhtme si: mungesa e sigurisë, shëndetësisë, apo vjen nga vendet e luftës etj.

Për shëndetësinë kryesisht vijnë ata që kanë sëmundje të vecanta dhe të rënda ose kanë mjekime dhe trajtime shumë të shtrenjta ose kur kanë fëmijë të sëmurë ose me aftësi të kufizuara. Menjëherë të vjen një letër ku të shpjegon që Shqipëria është një vend që po aderon të futet në Bashkimin Europian dhe kushtet e mjekësisë janë brenda standarteve prandaj; Kthehuni në vendin tuaj! Ama sot, po të njëjtin arsyetim po e përdorin për të na mbyllur dyert. Ne jemi rrezik për Europën sepse nuk i kemi kushtet për të trajtuar rastet e virusit Covid-19. Ndajeni mendjen tani : I kemi apo nuk i kemi?

Ku është diferenca nëse një Europian është me Covid dhe udhëton me një shqipëtar që udhëton? Nëse Covid është rrezik duhet të jetë njësoj për të gjithë. Të mbyllen rrugët me të gjithë ose Hapni rrugët me Shqipërinë!

Kur flasim për sigurinë në shtetet europiane na thonë se vendi juaj është në listën e vendeve të sigurta, por lejon të shkruhen e shpërndahen artikuj për një Shqipëri narkotike dhe me një mafie të fuqishme.

Informacioni për Shqipërinë është negativ. Pra, dikush i bën “hysmet” që kjo teori e poshtërimit të shqipëtarëve të marr dhenë në tërë globin. Askush nuk flet për bukuritë e Shqipërisë, për mikpritjen shqipëtare, për cmimet e ulëta, për ushqimet bio e të shijëshme. Jo, ato harrohen madje fshihen me kujdes mos të ngeli asnjë gjurmë.

Dhe nëse Shqipëria qenka kaq e rrezikshme apo kaq e pazhvilluar sa per tu lënë jashtë (cuditërisht gjithmonë), përfaqësuesit tuaj në Shqipëri pse nuk e evidentojnë dhe ta bëjnë problem deri në zgjidhje të këtyre situatave? Ata janë pothuajse kudo, madje kanë qënë dhe në parlament dhe japin vetëm vlerësime pozitive.

E nëse ju nuk i respektoni rregullat të parët, pse ti respektojmë ne? Ne nga ju kemi mësuar deri më sot duke ju marri si model. Por ta dini, shumë gjëra i gjetëm midis jush; si krimin, drogën, shfrytëzimin që ne nuk i kishim më parë. Na lini të fundit në radhë dhe na kontrolloni cdo gjë nëpër kufij. Doni krahë pune nga ne dhe mezi na pajisni me leje qëndrimi duke shpikur lloj lloj marifetesh gjoja metoda të reja, me leje afatshkurtra.
Keni mësuar që tek ne shiten diploma madje blini edhe vet dhe shpesh vini pikëpyetje në nivelin e arsimit tonë etj. Në Shqipëri lindën këto fenomene, duke shfrytëzuar mungesën e shtetit, por ama kemi dhe specialistë në fusha të ndryshme që po bëjnë jehonë nëpër botë. Me ato kushte, kemi dhe doktorr inxhiniera, ekonomista, jurista ndër më të mirët, madje universitete me emër si Cambridge, Oxford, Harvard mbledhin studentë shqipëtarë. Specialistë të vjetër janë nga më të kërkuarit në tërë globin.

Por, vërtet ne i kemi të tilla fenomene, por a nuk ka cdo shtet? Po ju? Po ua them unë! I keni me tepëricë, madje shqipëtarët vijnë mbrapa jush në të gjitha paudhësitë e njerëzimit. Por tashmë shqiptarët ju njohin! Ju jeni fallco, ndryshe hiqeni dhe ndryshe jeni! Ju jeni vetëm propogandë dhe ekzpozim fallco! Shqiptarët janë shumë më origjinal se ju! Ne jemi njerëzit e rregullt që sa kemi filluar tju imitojmë!

Ne kemi mikun dhe lekun, ju keni ”personin e kontaktit” dhe ”dhuratat”. Ne kemi vrasje për motive të dobëta, ju keni vrasje midis getove ku policia as nuk futet dot. Ne kemi media të blerë, ju keni ”media përkrahëse”. Ne kemi drogë në qarkullim, ju keni një numër të lartë përdoruesish. Ne kemi korrupsion të dukshëm, ju keni korrupsion zotërinjsh në nivele të larta e të heshtur!

Prandaj, nuk jeni më mirë se ne! Ne jemi më mirë se Ju! Kemi histori e cila na është vjedhur e deformuar nga Ju për interesat tuaja të errëta. Ne në darkë kur mbyllim derën e shtëpisë kemi një familje që na pret se jemi popull kolektiv e familjarë, kurse ju me ndonjë kafshë shtëpiake. E nëse mendoni se jeni më të pasur se ne ,përsëri e keni gabim. Ne jemi të keqmenaxhuar, por jo të varfër. Ne jemi të vjedhur, por jo të varfër.

Na përkrahëni se keni për të përfituar shumë nga shqipëtarët! Nuk kemi qënë perandori, por jemi me shumë histori. Nuk kemi pushtuar popuj të tjerë, por edhe pse jemi viktima të pushtimeve e coptimeve kemi ruajtur gjuhën, kulturën, traditën dhe vetitë më të mira të njeriut. Dijeni se jemi njerez madje shumë civilë e të qytetëruar. Mësojini këto gjëra se janë me interes për Ju e për Ne e mbi të gjitha Hapni rrugët me Shqipërinë!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog silvana begaj silvana begaj

Sondazh

Poll
Insights 18 Gusht 2020, 14:20

Liria e fjalës! Virusi i negativitetit

(Unë di që nuk di asgjë- Sokrati)Një ditë isha ngritur të jepja mendimin tim dhe ma nderpreu fjalën dikush, i cili foli pikërisht për lirinë e fjalës.Ai më mbyl...

Insights 17 Gusht 2020, 12:19

“Pushtuesit”, që ajo nuk donte t’i pranonte

Theodhora, një grua mbi të 70-at, me dy qese të tejmbushura në supermarketin e rrugës kryesore në Dhërmi dhe me një bastun të dyshimtë, për t’i siguruar mbështe...

Insights 16 Gusht 2020, 20:56

Shteti ra, rroftë e-Albania!

E keni vënë re që shpesh përfaqësues të mazhorancës e qeverisë sillen si të ishin në opozitë dhe jo në vitin e tetë të pushtetit?!!Disa ditë më parë zv.kryemini...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet