LIVE UPDATES
Bota

Reciprocitet apo taksë? Analistët në Kosovë të bindur për heqjen e tafirës për mallrat serbë, opozita mund të nis prot

9 Shkurt 2020, 18:14 Nga DOSJA
Reciprocitet apo taksë? Analistët në Kosovë të bindur

KOSOVË- Zëvendësimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake me masën e reciprocitetit nga analistët politikë po shihet si veprim më i arsyeshëm karshi politikave agresive të Serbisë. Megjithatë, sipas tyre, kjo duhet të aplikohet e jo të përdoren lojëra populiste. Zëvendësimi i taksës po konsiderohet se do të ketë kosto politike për kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, për çka sipas tyre do të ketë edhe protesta nga opozita. Njohësi i rrethanave politike, Rasim Alija tha për KosovaPress, se masa e reciprocitetit ka qenë në kuadër të programit të vet Albin Kurtit. Pavarësisht kësaj, sipas tij është shumë e rëndësishme se si do të vendoset kjo masë, porse taksa nuk duhet të largohet pa vendosjen e masës së reciprocitetit.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është se ka një plan prej qeverisë për zëvendësimin e taksës, e kjo i bie që vijnë në plan politikat e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket pjesës së reciprocitetit. E pjesa tjetër është rezistenca e opozitës në këtë rast e AAK-së si politikë e vendosur nga ata që taksa të mos hiqet. Por duhet të shihet me kujdes të shtuar. Më e rëndësishme se vendosja e masës së reciprocitetit është mënyra se si vendoset. E këtu kemi parasysh edhe përfshirjen e opozitës. Pa një debat të mirëfilltë në Kuvend dhe pa një plan paraprak të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit e mbi të gjitha për pasojat që do të mund të ishin tutje për vështirësitë e vendosjes së taksës, unë mendoj që nuk do të duhej të ngutej e as të merret ndonjë lloj vendimi”, thotë Alija. Sipas tij, vendosja e masës së reciprocitetit do të ketë kosto politike për kryeministrin Kurti.

“Pikërisht këtu është kosto e politike që mund të paguajë Kurti me zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit që i bie një kosto për opozitarizëm shumë të theksuar e mbi të gjitha një lloj opozitarizmi me tone shumë të larta, siç e kemi parë edhe në ditën e formimit të qeverisë. Do të ketë kritika, dhe nuk përjashtohen as protestat e mundshme për heqjen e taksës. Mirëpo kjo është kosto politike që do ta paguajë Kurti me rastin e zëvendësimit të reciprocitetit”, tha Alija.

Shefi i ekzekutivit kosovar masën e reciprocitetit me Serbinë e ka përmendur edhe gjatë javës, për çka sipas Albin Kurtit do të ketë edhe përkrahjen e opozitës.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë. Edhe për shkaqe historike dhe për arsye aktuale. Ne konsiderojmë se jemi këtu ku jemi, ku si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet, politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100 për qind. Ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti në parimin i cili më së shumti njihet në vlerën e tij në raporte fqinjësore bilaterale, e ky është reciprociteti. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë pra mbi 60 për qind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë me parimin e reciprocitetit. Unë besoj se edhe ata që janë sot në opozitë ose ata që nuk na votuan, mund të mos pajtohen me mua për gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë dakord”, ka thënë Kurti.

Në lidhje me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi tha përmes telefonit për KosovaPress se taksa duhet të hiqet, dhe reciprociteti duhet të aplikohet. “Unë mendoj se në interes të çuarjes përpara të procesit taksa duhet të hiqet. Mendoj se ajo e ka arritur efektin. Sa i përket reciprocitetit ai duhet të aplikohet absolutisht, por jo duke u proklamuar a shpallur. Do të thotë s’ka nevojë për nxitje e krekosje, por thjesht aplikohet. Mënyra e tillë mund të mos jetë popullore për qeverinë, por kjo qeveri duhet ta bëjë ndryshimin edhe në këtë kuptim – jo lojëra populiste, por punë dhe qasje realiste dhe bashkëpunim me SHBA dhe BE-në, përkatësisht Gjermaninë dhe aleatët e tjerë”, tha Paçarizi. Sa i përket rifillimit së dialogut me Serbinë, Paçarizi thotë se kjo është e pamundur pa bashkëpunimin ndërmjet pozitës e opozitës.

“Sa për dialogun, mbështetja e opozitës varet nga formati i dialogut dhe qasja që do të ndërtojë kryeministri Kurti. Është shpresëdhënëse qasja e ndryshuar e tij në raport me presidentin Thaçi që ka nisur ta konsiderojë bashkëpunëtor dhe jo me armik politik. Dialogu dhe marrëveshja me Serbinë është e pamundur pa bashkëpunim të ngushtë dhe të hapur. Tek e fundit, përvoja mos-bashkëpunimi kemi pasur mjaft”, deklaron ai. Krahas kësaj, Rasim Alija vlerëson se kreu i Qeverisë nuk do ta ketë në prioritet çështjen e dialogut. Megjithatë, sipas tij rol kyç për një qasje tjetër për fillimin e dialogut do të jetë pas vizitës me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kjo e fundit pas marrjes së detyrës, ka ftuar Kurtin për një vizitë në Berlin.

(Marrë nga Gazeta Ekspres)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni analistet ne kosove reciprociteti me serbine taksa 100% analistet ne kosove reciprociteti me serbine taksa 100%

Sondazh

Poll
Bota 9 Shkurt 2020, 16:24

Gjermani/ Pak frikë nga virusi Korona

GJERMANI – Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektua...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet