LIVE UPDATES
Bota

Takimi në Berlin/ Deimel -Mogherinit: Jo mbështetje për bisedime të fshehta mes Thaçit e Vuçiçit

17 Prill 2019, 09:34 Nga DOSJA
Takimi në Berlin/ Deimel -Mogherinit: Jo mbështetje për bisedime

Deutsche Welle: Më 29 prill takohen në Berlin presidenti Hashim Thaçi, ai serb, Aleksandar Vuçiç e liderë të Ballkanit me kancelaren Merkel e presidentin francez, Emmanuel Macron. Pse u thirr ky takim papritur?

Intervista e plotë

Johanna Deimel: Gjermania bën pjesë tek ato vende të BE-së që janë shprehur qartë dhe kundër propozimit të Vuçiqit dhe Thaçit për ndryshime kufijsh. Zhvendosjet që lidhen me këtë përbëjnë një rrezik të madh sigurie politike jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit. Me sa duket kritika e qartë dhe shqetësimi, që erdhi nga Berlini dhe personalitete të njohur ndërkombëtarë e ekspertë të Ballkanit ka dhënë efektin e vet.

A duhet të kemi pritshmëri të larta nga një takim në nivel të tillë, kemi dy krerë të rëndësishëm të BE, Merkel dhe Macron?

Gjermania dhe Franca, kanë ftuar në nivelin më të lartë në takimin informal në fund të prillit. Me këtë këto dy vende që pas luftërave katastrofike botërore i dhanë fund armiqësisë mes tyre me Marrëveshjen e Elysee-së në vitin 1963, tregojnë, se është i mundur normalizimi, se janë të mundshme marrëdhënie të mira fqinjësore pas luftërave të tmerrshme edhe për Kosovën e Serbinë. Në një të njëjtën kohë, tandemi gjermano-francez me këtë ftesë jep edhe një sinjal të qartë, se Europa, se BE qëndron gati, angazhohet, se do e duhet të jetë e ulur në tryezën e negociatave.

A është ky takim përgjigja e Berlinit dhe Parisit për çështjen aq të debatuar të ndryshimit të kufijve?

Me këtë takim kancelarja Merkel dhe presidenti Macron dërgojnë një sinjal të qartë në drejtim të Uashingtonit, e sidomos në drejtim të Brukselit, tek e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Ajo jo vetëm që i toleroi negociatat mes Thaçit dhe Vuçiqit, por edhe i nxiti. Për këtë ajo nuk e kishte as mandatin dhe as mbështetjen e të 28 anëtarëve të BE-së. Në tërësi dialogu, që zhvillohet në Bruksel prej vitesh ka hyrë në qorrsokak. As negociatat Vuçiq-Thaçi pas dyerve të mbyllura nuk e kanë çuar përpara vazhdimin e tij. Nëse tani nga Berlini jepet një impuls i ri, nëse nisen mesazhe të qarta në drejtim të Prishtinës, Beogradit dhe Tiranës, që vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës pa ndryshime kufijsh në bazë të kritereve etnike mund të jetë objektivi për të dyja vendet, për rajonin dhe për Europën, atëherë kemi arritur të fitojmë shumë.

Ideja e ndryshimit të kufijve ende debatohet, gjenden pas saj forca që e nxisin atë?

Sipas mendimit tim ideja ende ekziston, por ka humbur dinamikën në javët e fundit. Po, si në SHBA ashtu edhe BE ka forca që dalin qartë dhe fuqishëm në krah të Vuçiqit dhe Thaçit. Por kundër kësaj ka rezistencë, jo vetëm në Berlin, por edhe në vende të tjera të BE. Në Kosovë është krijuar një ekip negociator, që ka një platformë të mbështetur nga parlamenti si bazë negociimi. Se çfarë përfytyrimesh kanë Thaçi dhe Vuçiq nuk e dimë, sepse nuk ka asgjë të hapur mbi tryezë.

Për forcat mbështetëse të idesë së këmbimit të territoreve kështu do të arrihej marrëveshja…

Unë jam shumë e bindur, që një këmbim territoresh nuk do të sillte ndryshim të situatës së brishtë. Nuk ka “pastrime paqësore etnike”, ky është një eufemizëm i patolerueshëm. Këmbimi i territoreve bie ndesh me vlerat bazë europiane, bie ndesh me bazamentin multietnik të rendit të pasluftës, pas luftërave në Jugosllavi dhe në Kosovë para 20 vitesh. Dialogu, ashtu siç u zhvillua në Bruksel ka nevojë për një hov të ri, një format të ri dhe një objektiv të qartë në fund, pra njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë.

Një probematikë tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj ende këmbëngul në doganat 100% për produktet serbe, megjithë kritikat ndërkombëtare. A shikoni se ka një plan pas këtij qëndrimi, ku do të dalë ai?

Është e drejtë që vendosja e doganave kundër produkteve serbe kritikohet ashpër si masë. Por ajo ka më shumë vlerë simbolike se sa karakter të vërtetë ekonomik dhe sipas mendimit tim nuk është arsyeja që dialogu i Brukselit ka ngrirë. Ai kishte ngecur që më parë dhe asnjë nga palët, as Beogradi dhe as Prishtina për momentin nuk kanë interes ta vazhdojnë dialogun në formën siç ishte më parë. Kësaj i shtohen faktorë të tjerë: E ngarkuara e BE-së, Federica Mogherini do të largohet shpejt nga posti, Vuçiqi ndeshet me presionin e rrugës, në Kosovë ka rivalitet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit, Haradinaj. Thaçi me bisedimet pas dyerve të mbyllura me Vuçiqin është shumë i izoluar në Kosovë. Llogaria që bën Haradinaj është se me “qëndrimin e fortë” edhe në drejtim të doganave mund të qëndrojë në pushtet, sepse vërtet shumica e qytetarëve është kundër negociatave sekrete e një këmbimi territoresh.

20 vite më parë në Kosovë zhvillohej luftë, si do ta vlerësonit gjendjen në këtë vend sot?

Kosova ka bërë një rrugë të gjatë. Sot është një vend i pavarur, që ende lufton për njohje ndërkombëtare, dhe përmes ndikimit të Beogradit ka akoma një “konflikt të ngrirë” në veriun e vendit që ka shkaktuar shumë pengesa e bllokada ndërkombëtare e kombëtare. Por me kalimin e viteve kemi parë se qytetarët serbë në jug të Kosovës, të paktën në jug të Ibarit ngadalë, por e kanë fituar më shumë besim në institucionet politike. Kjo i dedikohet sigurisht Paketës Ahtisaari dhe kushtetutës së vitit 2008, që vendoste garanci e baza për bashkëjetesën etnike.

Por plagët e luftës janë ende të thella, ato presin edhe një punë konkrete të Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë. Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një përballje të përbashkët të së shkuarës. Vërtet që rindërtimi pas luftës ka shënuar sukses, por aftësia jetike e shtetit ende ndikohet nga pesha e së shkuarës. Nuk mund të jetë kështu që ende në poste të qëndrojnë ish-luftëtarë të UÇK-së dhe që ende veprojnë  në bazë të logjikës së atëhershme të luftës.

E po të hedhim një vështrim në të ardhmen…

Në Kosovë nuk u bënë reforma të vërteta drejt një rendi shoqëror liberal e një shteti ligjor funksionues me zhvillim ekonomik. Ende kemi një sistem të përcaktuar nga korrupsioni, nepotizmi. Kjo e sëmur Kosovën sot. Shoh një rrezik për të ardhmen, sepse ndërkohë është rritur një gjeneratë e pasluftës që kupton, se i janë vjedhur shanset. Prandaj kemi nevojë për liberalizimin e vizave për të penguar një radikalizim të situatës politike dhe t’u japim të rinjve të ardhme./

Marrë nga:Deutsche Welle

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic federica mogherini hashim thaci johanna deimel takimi 29 prill thaci-vucic takimi ne berlin aleksander vucic federica mogherini hashim thaci johanna deimel takimi 29 prill thaci-vucic takimi ne berlin

Sondazh

Poll
Bota 17 Prill 2019, 09:11

Në pritje të kthesës energjetike në Ballkan

BALLKAN- Po të ishin shtetet e Ballkanit Perëndimor që nesër anëtarë të BE, të gjitha termocentralet me qymyr do të falimentonin brenda natës. Kështu e përmbled...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet