Politike

Meta takon Bashën, zëdhënësi i Presidencës zbulon detaje: I bëri të qartë se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit

Takimi është bërë publik nga zëdhënësi i Presidentit dhe Këshilltari i tij për Median Tedi Blushi, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 
Featured image of article: Meta takon Bashën, zëdhënësi i Presidencës zbulon detaje: I bëri të qartë se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit Foto ilustruese, Lulzim Basha dhe Ilir Meta gjatë takimit të fundit

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha. Takimi është bërë publik nga zëdhënësi i Presidentit dhe Këshilltari i tij për Median Tedi Blushi, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 

Blushi shkruan se Meta dhe Basha kanë zhvilluar një takim në Presidencë sot paradite, ku kanë biseduar për ato që ai i quan skandalet e fundit anti-kushtetuese. Më tej ai shton se po ashtu Meta ka bërë të qartë se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe shpartalluar grushtin e shtetit dhe do japë përgjigjen shembullore për këdo. 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha. Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare. Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton“, shkruan zëdhënësi i Presidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta ditët e fundit ka rritur tonet kundër maxhorancës, pasi i akuzon për grush shteti dhe kapje të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti është shprehur kundër ndryshimit në ligjin e Gjykatës Kushtetuese, për formën e betimit të gjyqtarëve dhe e quan tentativë që ky institucion të kapet nga Rilindja, por PS ka bërë me dije se këto ndryshime janë një mekanizëm zhbllokues. Tensionet mes Kreut të Shtetit dhe qeverisë kanë nisur që vitin e shkuar me emërimin e gjyqtarëve, ku çështja tashmë është dërguar në Komisionin e Venecias dhe palët kanë hedhur akuza të ndërsjellta ndaj njëra tjetrës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment