LIVE UPDATES
Politike

Takimi me kryetarët e degëve, Bardhi: Duam të jemi transparentë, 5 kishin shqetësime

17 Nëntor 2021, 20:18 Nga DOSJA
Takimi me kryetarët e degëve, Bardhi: Duam të jemi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije detaje lidhur nga mbledhja e sotme që zgjati më shumë se 6 orë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe 71 kryetarëve të degëve të PD-së. Në fjalën e tij, para mediave të pranishme jashtë selisë, Bardhi u shpreh edhe njëherë se i vetmi shkelës i Statutit të PD-së është ish-kryeministri Sali Berisha. 

“Patëm një diskutim të gjatë dhe shumë të mirë me kolegjin e kryetarëve të Partisë Demokratike, i cili përbëhet nga 71 kryetarët e degëve të partisë, mbi organizimin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në datën 18 dhjetor, ora 11 në Pallatin e Kongereseve. Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Sigurisht që dua të jem transparent me ju dhe nëpërmjet jush me opinionin publik, me përjashtim të pesë kryetarëve të pesë degëve, të cilët raportuan për një shqetësim për degët që drejtonin. pra, 5 nga 71 kryetarë degësh, e gjithë pjesa tjetër e kryetarëve të degëve prezent në mbledhje, konfirmuan frymën e bashkimit që përcjell Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i 18 dhjetorit 2021.

Dua të ftoj çdo anëtar të Partisë Demokratike që të mos shqetësohet nga lajmet e rreme dhe deklaratat dashakeqe, se ky Kuvend do të jetë Kuvendi i përjashtimit të demokratëve që mendojnë ndryshe apo demokratëve që do të marrin pjesë në mitingun e thirrur nga zoti Berisha në 11 dhjetor. 18 dhjetori, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nuk është për të përjashtuar demokratët, është për t’i bërë gjithë demokratët bashkë në Kuvendin e tyre Kombëtar. Frymën e përçarjes dhe të ndarjes për fat të keq gjatë këtyre dy muajve e ka përcjellë zoti Berisha dhe qëndrimet të tij, kundër rregullave tona të bashkëjetesës që janë miratuar nga Kuvendi Kombëtar dhe që përbëjnë statutin e Partisë Demokratike. Prandaj, kam një apel për secilin prej kolegëve të mi që flet sot për përjashtimin e 500, 1000 apo ku di unë se sa anëtarëve apo demokratëve, që të qetësohet, të marrë frymë thellë dhe të mos i fryjnë zjarrit të përçarjes.

Statutin Partisë Demorkatike nuk po e shkelin anëtarët e Partisë Demokratike. Statutin e Partisë Demokratike, për fat të keq po e shkel njohësi më i mirë i statutit, Sali Berisha. Besoj, ju jeni në dijeni, deklaratat publike të Kryetarit të Këshillit Kombëtar, që Sali Berisha ka qenë i qëndrimit, që sipas statutit të partisë, nënshkrimet e aq delegatëve të kuvendit saç janë mbledhur do duhet të dorëzoheshin tek sekretariati i partisë. Se kush ia ka ndryshuar mendjen Sali Berishës dhe për çfarë arsye e ka bërë këtë nuk ndryshim do duhet t’ia shpjegojë vetë opinionit publik. Dua, absolutisht, të ripërsëris se kjo është koha që demokratët të mos përdoren si mish për top për të mbrojtur interesin personal të askujt. Partia Demokratike nuk do të bëhet dhe nuk mund të bëhet mburojë e askujt që kërkon ta izolojë, ta armiqësojë dhe ta shpallë të padëshiruar nga aleatët tanë strategjikë. Vendimin nuk e marr, sigurisht, as unë dhe askush tjetër, e marrin institucionet e partisë dhe prandaj dua të konfirmoj sot se më 18 dhjetor është Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, si mundësia që të gjithë demokratët të jenë bashkë për të përcaktuar bashkërisht rrugën e betejës për rrëzimin një orë e më parë të regjimit të Edi Ramës,” tha Bardhi .

LAJMI KRYESOR: Krerët e degëve në seli për Kuvendin, Basha paralajmëron Berishën: Do përjashtohesh!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me kreret e degeve gazment bardhi basha me kreret e degeve gazment bardhi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni