LIVE UPDATES
Ekonomi

Takimi me FMN, Sejko: Ekonomia ka marrë kthesë drejt përmirësimit

15 Qershor 2021, 06:56 Nga DOSJA
Takimi me FMN, Sejko: Ekonomia ka marrë kthesë drejt

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi në fund të javës së kaluar takimin përmbyllës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga shefja e misionit, Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, diskutimet e këtij takimi u fokusuan në ecurinë e ekonomisë shqiptare, zhvillimet në sistemin financiar, ndikimin e pandemisë në ecurinë ekonomike dhe pritjet për rimëkëmbjen ekonomike gjatë periudhës së ardhshme.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u shpreh se, ndonëse ekonomia shqiptare vijon të përballet ende me pasojat e pandemisë COVID-19 dhe ndikimin e saj në konsum, investime, punësim dhe në borxhin publik, treguesit kryesorë ekonomikë, tashmë kanë marrë një kthesë drejt përmirësimit.

Në vijim, lidhur me tregjet financiare, Guvernatori shtoi se kushtet monetare në ekonomi vijojnë të mbeten akomoduese, tregjet operojnë të qeta, kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm, ndërsa sektori bankar ka vijuar të financojë bizneset dhe familjet. Këto zhvillime pasqyrojnë si shëndetin e bilanceve të sektorit bankar ashtu dhe reagimin e duhur të tij ndaj goditjes. Në muajin prill 2021, treguesi i kredive me probleme zbriti nën nivelin 7.8%, duke regjistruar vlerën më të ulët të regjistruar prej vitit 2009.

Në përgjigje të kësaj krize, Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë, nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit, ofroi stimulin e nevojshëm monetar, për të garantuar funksionimin normal të tregjeve financiare dhe për të nxitur më tej kreditimin e ekonomisë. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ofroi lehtësi të mëtejshme për bizneset dhe familjet shqiptare, nëpërmjet lehtësimit të përkohshëm dhe të targetuar të mbikëqyrjes së rregulloreve të funksionimit të sektorit bankar, nëpërmjet moratoriumit gjashtëmujor të kësteve të kredisë dhe në formën e nxitjes së ristrukturimit të saj.

Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së diskutuan mbi prioritetet e politikave ekonomike. Gjatë diskutimeve, ata ranë dakord se politikat monetare e fiskale duhet të vijojnë të mbeten stimulues gjatë vitit në vazhdim, me synim ofrimin e mbështetjes së duhur për rritjen ekonomike. Më tej, forcimi i qëndrueshmërisë së rimëkëmbjes ekonomike duhet të shoqërohet me një vëmendje më të madhe drejt stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, duke rritur njëkohësisht hapësirat e reagimit të politikave përballë sfidave të mundshme në të ardhmen.

Misioni i FMN-së vlerësoi se qëndrimi i politikës monetare nga Banka e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke i shërbyer nxitjes së konsumit dhe investimeve, çka do të kontribuojë më tej në rritje të punësimit e të pagave, në linjë me objektivin e inflacionit të përcaktuar nga banka.

Në një horizont afatgjatë, përfaqësuesit e FMN-së theksuan nevojën e përshpejtimit të agjendës së reformave strukturore. Këto reforma duhet të synojnë rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e mëtejshëm të klimës së investimeve dhe të biznesit, si dhe forcimin afatgjatë të qëndrueshmërisë së financave publike, si instrumente që do të mundësojnë një rritje më të shpejtë e më të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare./Monitor.al.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fondi monetar nderkombetar gent sejko yan sun fondi monetar nderkombetar gent sejko yan sun

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet