All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, Xhaçka: Rusia të hetohet për krime lufte

4 Mars 2022, 16:52 Nga DOSJA
Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, Xhaçka: Rusia
All - Paragraf - 1

BRUKSEL – Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka bëri me dije se vendet anëtare të NATO-s kanë paditur Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës për krime lufte në Ukrainë. Pas mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Xhaçka tha se ka ardhur koha që të bëhet më shumë për të mbrojtur Ukrainën nga sulmi rus. Ajo garantoi gjithashtu mbështetjen e shtetit dhe popullit shqiptar për Ukrainën.

“Në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s sot u konfirmua sërish me forcë vendosmëria e aleatëve për të mbështetur popullin e Ukrainës në luftën heroike që ka fituar admirimin dhe respektin e të gjithë botës.

Shumë vende evropiane, vetë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa në mbështetje të popullit ukrainas që do të kishin qenë të paimagjinueshme ndoshta edhe pak muaj më parë, duke i furnizuar me armatime, duke kaluar disa paketa sanksionesh masive që po i japin një goditje shumë të rëndë Rusisë, duke ia rritur në mënyrë të jashtëzakonshme koston e këtij agresioni kriminal, që tashmë edhe me bashkëpunimin e Shqipërisë i është referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar për krime lufte.

Shqipëria ka luajtur një rol domethënës në këto përpjekje për të mbështetur Ukrainën, edhe me ndihmë materiale konkrete, por sidomos në fushën e diplomacisë, ku pardje siç keni pasur mundësinë ta ndiqni u arrit një fitore vërtet e rëndësishme duke miratuar me shumicë absolute votash një rezolutë të bashkësponsorizuar nga Shqipëria ku i kërkohej Rusisë t’i japë fund luftës.

Theksova në takim se duhet bërë më shumë, të bëhet më shumë që të ndalet sulmi i pajustifikuar mbi Ukrainën dhe mbi sigurinë e sistemin ndërkombëtar.

Unë dua t’i garantoj qytetarët shqiptarë, të cilët kanë treguar gjatë këtyre ditëve një solidaritet të jashtëzakonshëm me popullin ukrainas duke mbledhur ndihma, që roli që ka luajtur Shqipëria është vlerësuar maksimalisht nga aleatët dhe që bashkë me ta do të vazhdojmë punën e mirë që kemi bërë gjatë këtyre javëve në Këshillin e Sigurimit, në NATO, në OSBE, në Këshillin e Europës dhe në çdo forum ndërkombëtar ku mund të ofrojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas, lufta e të cilit nuk është thjesht një luftë për mbijetesën e Ukrainës por një luftë për paqen e sigurinë në kontinentin evropian”, tha ministrja Xhaçka.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike olta xhacka olta xhacka

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet