LIVE UPDATES
Bota

Takimi Biden-Putin! REL: Do zhvillohet SAMIT, me 24 shkurt mblidhen G7

21 Shkurt 2022, 07:25 Nga DOSJA
Takimi Biden-Putin! REL: Do zhvillohet SAMIT, me 24 shkurt mblidhen G7

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është pajtuar në parim për një samit me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë ditëve të ardhshme, derisa lideri amerikan po kërkon që ta pengojë udhëheqësin e Kremlinit që ta pushtojë Ukrainën. Biden do të takohej me Putinin pas bisedimeve të 24 shkurtit midis sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, “nëse nuk ka ndodhur një pushtim”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki përmes një deklarate të lëshuar më 20 shkurt.

Ideja e një takimi dypalësh është propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka zhvilluar bisedime të ndara me dy liderët më 20 shkurt.Nuk është bërë e ditur se në cilën datë apo në cilin lokacion do të mbahej ky samit. Biden dhe Putin u takuan për herë të parë në Gjenevë në muajin qershor. Ai samit u nxit pas një grumbullimi më të vogël të ushtrisë ruse pranë Ukrainës, që ndodhi gjatë pranverës.

Para samitit, Biden do të marrë pjesë në takimin virtual me liderët e Grupit të Shtatëve (G7), që do të mbahet më 24 shkurt. Në këtë takim do të bisedohet për krizën e shkaktuar nga grumbullimi ushtarak i Rusisë.

Pse Rusia e Putinit është kaq e fokusuar në Ukrainë?

Në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Kanadaja, Italia dhe Japonia.

Më 18 shkurt, presidenti Biden tha se ishte “i bindur” se Putini kishte marrë vendimin për pushtimin e Ukrainës dhe se kjo mund të ndodhte në ditët në vijim. Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë do të vendosnin sanksione të ashpra ndaj Rusisë, nëse Putini vendos që ta sulmojë Ukrainën.

Rusia aktualisht ka pozicionuar mbi 150,000 trupa luftarake përreth Ukrainën. Kremlini po kërkon që t’ia ndalojë Ukrainës anëtarësimin e NATO-s dhe ta tërheqë këtë shtet sërish brenda sferës së ndikimit të tij.

Rusia vazhdimisht ka mohuar se po planifikon që ta pushtojë Ukrainën dhe ka pretenduar se ka nisur tërheqjen e disa forcave. Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë thënë se nuk ka sinjale se po ndodh tërheqja e trupave. Në deklaratën e lëshuar nga Psaki u përsërit qëndrimi se “Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për të kryer shumë shpejt një sulm të shkallës së gjerë ndaj Ukrainës”. SHBA-ja po ashtu ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë ndonjë operacion në lindje të Ukrainës, si pretekst për ta justifikuar pushtimin e vendit.

Separatistë pro-rusë në rajonin Donbas, në lindje të Ukrainës.  Edhe pse të dyja palët janë pajtuar për një sërë armëpushimesh, monituesuest evropianë kanë thënë se kanë regjistruar një rritje të bombardimeve gjatë ditëve të fundit në lindje të Ukrainës. Për rritjen e dhunës, zyrtarët perëndimorë fajësojnë separatistët e mbështetur nga Rusia, të cilët që nga viti 2014 luftojnë në lindje të Ukrainës me forcat qeveritare. Ndërkaq, Putin ka fajësuar Ukrainën për intensifikim të luftimeve, duke rritur shqetësimet se ai mund ta përdorë këtë gjë si shkas për ta pushtuar shtetin fqinj./REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden konflikti rusi-ukraine joe biden konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet