LIVE UPDATES
Politike

Tabaku: Programi juaj është 41 faqe propagandë e bezdisshme, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë

16 Shtator 2021, 19:23 Nga DOSJA
Tabaku: Programi juaj është 41 faqe propagandë e bezdisshme,

TIRANË- Deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur se parlamenti i sotëm është i kliminalizuar. Gjatë fjalës së saj në foltore, Tabaku tha se nga një parlament me 6 të inkriminuar sot ka vajtur në 12 të tillë, dhe se programi i qeverisjes është një propagandë prej 41 faqesh. Ajo tha se e vëtmja gjë që e shtyn të vazhdojë betejën kundër kësaj qeverie është ndershmëria e çdo shqiptari dhe demokrati që i votoi.

Ajo tha se shqiptarët në dy vitet e fundit e panë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, pasi ata u lanë vetëm në fatkeqësit që ka godit vendit, të cilat janë Covid-19 si dhe tërmeti i 26 nëntorit. Në lidhje me ekonominë, Tabaku tha se borxhi publik ka shkuar në 100% të PBB-së dhe se qytetarët gjatë 8 viteve të qeverisjes nuk panë as rritje rroge dhe as rritje të mirëqënies. Ndërkohë që më tej, Tabaku tha se korrupsioni në Shqipëri ka shkuar në nivele të larta, duke u bërë vendi më i korruptuar në Evropë.

“Nuk është e lehtë për mua e shumë kolegë të mi të jemi sot në këtë parlament, ku çdo çështje e shqetësim që kemi ngritur dhe që lidhet me domosdoshmëritë e shqiptarëve është përkeqësuar dhe thelluar në të keqe. Lamë një parlament me 6 persona të inkriminuar dhe sot e gjejmë me 12 të tillë, lamë një parlament me manipulime të faktuara nga përgjimet ambientale të prokurorisë së Krimeve të Renda ku dukej qartazi skema e blerjes së votave përmes grupeve kriminale në Dibër dhe Durrës, ndërkohë që sot gjejmë një parlament ku skema e blerjes së votës u shtri në çdo qelizë.

E vetmja shpresë dhe energji që më shtyn të hyj në këtë betejë pa e vrarë mendjen se çfarë elite kriminale kemi përballë, se çfarë makinerie të vjedhjes elektorale kemi përballë është ndershmëria e çdo shqiptari që na votoi, e çdo demokrateje dhe demokrati që guxoi edhe i kërcënuar të dalë në fushatë. I atyre qindra mijërave që votuan ndryshimin. Siç e prisja as sot nuk është se keni një program për t’ia dhënë shqiptarëve dhe madje as votuesve tuaj. Janë 41 faqe të një propagande të bezdisshme, të dalë boje, pa asnjë thelb e asnjë vizion! Gënjeshtra bajate dhe për fakte të provuara botërisht!

Shqipërinë reale shqiptarët e provuan e jetuan në lëkurë, në 8 vjet dhe veçanërisht në dy vitet e fundit ku dy fatkeqësi goditën vendin tonë për të dëshmuar fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe natyrisht kryeministrit. Ku shqiptarët u lanë të vetëm të braktisur, u lanë në çadra në mëshirë të fatit duke pritur të vinte fushata të bëhej ndonjë tender e të merrnin ndonjë strehim sigurisht çdo gjë para kamerave televizive.

Ku dhe fatkeqësia u vodh, u grabit u përdor për vota si cdo gjë e kësaj qeverie. Ku 125 mln euro u shpërndanë pak ditë para zgjedhjeve duke shkelur me të dyja këmbët cdo parim e standart normal por dhe më shumë një nga pikat e marrëvehsjes së 5 qershorit!
Ka pasur shumë raporte të OSBE ODHIR në vite, po ky i kësaj here ishte i vemti që shprehimisht shkruante se votat u blenë me para të buxhetit të shtetit!

Jo më larg se sa disa muaj nga tragjedia e tërmetit, shqiptarët panë një tjetër propagandë të zhbëhej përpara syve të tyre. E ashtuquajtura shëndetësi falas. Pandemia e COVID-19 zbuloi të vërtetat e hidhura që Rama dhe gjithë surrogatët e tij mediatikë kishin fshehur në 8 vite, një shëndetësi të dështuar dhe një buxhet jo për qytetarët. Shqipëria nuk ja doli të mbështesë ato në nevojë, Një qeveri inekzistente që ndërkohë që shqiptarët vuanin hiqte TVSH të jahteve e mezi u kujtua t’i jepte një pagese teke mbi 100 mijë bizneseve. Ku çdo gjë përdorej për ata që i mbajnë në pushtet, ata që marrin konktratat e majme, ku fondi i garancisë u përdor nga kompanitë që kanë kontrata koncesionare ndërkohë që bizneseve të vogla dhe të punësuarve në sektorin e turizmit u dha vetëm një pagesë teke 40 mijë lekë.

Kjo është mazhoranca që i dha shqiptarëve gjatë pandemisë 0.86% të PBB-së ndërkohë që oligarkëve u jep mbi 10% të PBB-së me kontratat koncesionare. E njëjta qeveri që inceneratorit të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit në bashkëpronësi të të cilit është as më shumë e as më pak se Arben Ahmetaj i dhuroi nga taksat e shqiptarëve 54 mln euro nga viti 2019 në 2021. Pikërisht kjo mungesë dëshire dhe vizioni, kjo mungesë ndihme dhe disponibiliteti rrezikon të kthejë Shqipërinë 15 vjet mbrapa pasi niveli i varfërisë referuar Bankës Botërore është i atillë që ka kapluar thuajse 50% të popullsisë në vend. Për herë të parë me këtë qeveri paga reale ishte në rënie dhe shqiptarët ishin më të varfër.

Borxhi publik, që në këtë gjoja program premtohet për të disatën herë që do të zbresë në 60% ka shkuar në nivelin e 100% të PBB-së. Janë shqiptarët që për 8 vjet nuk panë një rritje ekonomike dhe as të pagave reale, pasi rritja e vërtetë ekonomike që qeveritë Rama kanë arritur është 1.4% e PBB-së. Kjo rritje përkthehet në një Shqipëri që ka PBB-në më të ultë për frymë në rajon, 5373 USD/capital.Vendi ku investimet e huaja në raport me PBB-në janë 7.9% duke qenë më të ulëtat se sa Serbia dhe Mali i Zi. Të mendoni që në vitin 2013 raporti i Investimeve të Huaja Direkte me PBB-në ishte 9.8% duke u renditur vendi i dytë në rajon për këtë raport.

Sot faqja e Shqipërisë është e nxirë si vendi më i korruptuar në Evropë, ndërkohë që po sipas të njëjtit material ekonomia shqiptare është informale në masën 40% të saj. Sot Shqiperia etiketohet si parajsa e pastrimit të parave, ku vizioni i vetëm ekonomik është ai i mbështetjes së më të fortit. Vetëm në 3 vite raportohet se janë pastruar një vlerë prej 1.6 mld euro. Shqiperia sot përshkruhet si vendi ku biznesi nuk ka asnjë shans të mbijetojë prej korrupsionit, sistemit të pandershëm fiskal, burokracia e qeverisë, ekonomia informale si dhe monopolet në treg.

Një ekonomi që çdo vit humbet nga abuzimet dhe prokurimet publike 300 mln euro. Llogaritë mund t’i bëjë gjithsecili vetë. Politikat fiskale të kësaj qeveria kanë qenë dhe mbeten amatore dhe jo në favor të zhvillimit të sipërmarrjes dhe ekonomisë. Sot, 93% e shqiptareve ka nxjerre nga xhepi 2,2 mld euro taksa shtese ne 8 vite! Sot, shtresa e mesme, intelektualet, puna e ndershme taksohet me 23% dhe veç vitin e fundit kane nxjerre nga xhepat 50 mln euro shtese. Sot, biznesi i vogël ndodhet në një presion te jashtëzakonshëm prej tarifave artificiale te ngritura, ku paguan 10 here me shume taksa lokale se me pare e ku këtë vit ka filluar te paguaje dh gjobën korruptive te fiskalizimit.

Sot 93.2% e firmave shqiptare ankohen se vizitohen nga xhandaret e tatimeve ku në vendet e tjera mesatarja e firmave që ankohen për një gjë të tillë është 50.2% pra thuajse sa gjysma e Shqipërisë. 36% e bizneseve shqiptare ankohen se u është kërkuar ryshfet një shifër 50% më e lartë se e vendeve të Europës. Mbi 60 biznese në ditë janë mbyllur nga viti 2014 deri më tani. Sistemi fiskal me 6 nivele ka rritur informalitetin dhe barrën fiskale, legjislacioni fiskal ka ndryshuar mbi 60 herë dhe 170 vendime qeverie kanë prekur dhe kanë ndikuar në biznesin e vogël dhe jetën e tij. Shkurt dhe shqip, një sistem që më shumë i përshtatet oligarkëve që shkruajnë përjashtime taksash për veten e tyre dhe që i rëndon qytetarëve që nuk u dëgjohet as zëri dhe as mendimi.

Sot nuk ka më një ekonomi tregu, nuk ka më konkurencë, sot ka vec një parlament noter ku në 8 vitet e fundit 7 ligje kanë kaluar për interes të bizneseve specifike duke e kthyer korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit. Ky parlament e ka trajtuar si plaçkë pronën private e publike, ka shkelur e cënuar çdo të drejtë elementare ka shpërndarë prona publike me 1 euro kur pronarët enden gjyqeve! Sot Shqipëria ka listën më të gjatë të detyrimeve në Strasburg për pronën edhe listën më të gjatë të pagesave të arbitrazhit që po shkon në mbi 254 mln euro vetëm prej vendimeve e presionit politik të qeverisë ndaj bizneseve. Çdo gjë që është prekur e ndryshuar ka rezultuar një dështim dhe është shitur si reformë. Në çdo fushë e njëjta skemë dështimi dhe korrupsioni.

Reforma energjitike rriti çmimin e energjise, nurgosi 20 000 shqiptarë dhe prodhoi një humbje 60 mln euro prej korrupsionit e babëzisë në OSHEE! Reforma në pensione që na u shit si reforma më serioze sociale në vend sot rezulton me një deficit të frikshëm. Vetëm në 6 mujorin e parë të 2021 deficiti i skemës u rrit me 23% apo 2.3 mld lekë në raport me 1 vit më parë. Reforma në arsim, të cilën zonja kryetare e kuvendit e mban mend shumë mirë sepse këmbëngulja e saj për ta miratuar këtë gjoja reformë disa vite më pas i kushtoi vendin e saj në ministri. Kjo reformë prodhoi një nga protestat më të gjatë të studentëve dhe një marrëveshje të qeverisë që as u zbatua kurrë.

Po dështimi më i madh e pengesa më i madh i Ramës është ajo në rrugën e procesit të integrimit europian! Prandaj, për mua nuk përbën çudi që asnjë rresht për integrimin në BE nuk ka në këtë punim që ju e quani program. Asnjë fjalë për 15 kushtet madje fatkeqësisht asnjë fjalë se si nga 3 kushte me të cilat ne e lamë Shqipërinë përfunduam në 15 të tilla. Akoma më qesharake është kur lexon se sipas programit të qeverisë dhe me gjasë sipas qeverisë, Shqipëria i paska hapur negociatat. Ai nuk e përmend integrimin në BE sepse nuk beson tek BE dhe as tek integrimi vendit. Jo rastësisht ai nuk flet më për Procesin e Berlinit por gjithë energjitë e tij dhe të programit të tij ia ka kushtuar Procesit të Beogradit, njohur ndryshe si Open Balkans!

Shqipëria prej 2013, ndodhet më larg BE se 8 vite më parë në parime, në standarte në demokraci, në liri të medias, në liri për qytetarët e saj, me një drejtësi të kompromentuar, me politikanë që sfidojnë ligjet, me krim të organizuar që manaxhon parlamentin dhe me një qeveri që ideon ligje speciale për bizneset pranë saj. Shqipëria e Ramës është ajo e gangsterëve që bëjnë ligjin si në Elbasanin e krimit të organizuar. Prandaj ai sot nuk ka prezantuar një program, pasi ky që sot prezantohet si i tillë prej 41 faqesh, po t’ia heqësh ujrat, pra propagandën përfundon në 5 pika kryesore rreth të cilës është vërvitur kjo mazhorancë dhe Rama që nga viti 2013. Open Balkan, Korrupsioni, PPP-të, Oligarkët dhe Blerja e Votës.

Të nderuar qytetarë, Në këtë sallë shoh një mazhorancë të pakënaqur jo me veten apo të pakënaqur për shkak të sfidave të munguara. E shoh të pakënaqur me situatën, me momentin. Sado dhe sido që keni kryer një operacion plastik duke zëvendësuar disa me disa të tjerë, bëmat e vërteta dhe njeriu pas tyre vazhdon të gjendet mes jush.
Shqiptarët fatkeqësisht do të provojnë mbi lëkurë edhe një herë krimin elektoral të përkthyer në abuzime, korrupsion, vjedhje dhe bjerrje të demokracisë. Por diçka duhet ta dini; askush nuk është i paprekshëm dhe i plotfuqishëm. Duhet ta dini se opozitën do ta keni përballë. Me gjithë të metat e gabimet tona, ne do të na keni përballë pasi jemi forca e vetme që mund dhe do t’i ktheje shpresën shqiptarëve. Ju sot jeni të shqetësuar pasi e shihni se në këtë vend të plaçkitur ka ende shpresë,” tha Tabaku.

LAJM KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, opozita bllokon foltoren, rinis seanca pas 2 ndërprerjesh, vjen edhe Rama: Me forcë s’do fitoni kurrë me ne! Basha: Demokracia vdiq, ti je ekzekutori i zgjedhjeve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku seanca plenare 16 shtator 2021 jorida tabaku seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë