All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Synon postin e kryministres, Vjosa Osmani flet hapur: Thaçi s’ka shans të na udhëheqë në dialogun me Serbinë

27 Gusht 2019, 12:53 Nga DOSJA
Synon postin e kryministres, Vjosa Osmani flet hapur: Thaçi s’ka
All - Paragraf - 1

KOSOVË– Vjosa Osmani pas nominimit të saj ditën e djeshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Kryeministre në një intervistë ekskluzive në Pressing në T7 ka folur për aktivitetin e saj në LDK qysh nga viti 1999.

Vjosa Osmani ka thënë se vjen nga familje aktiviste e LDK’së dhe se është rritur në frymën e përkrahjes ndaj partisë, kandidate e së cilës është.

Jam rritur në Mitrovicë, në një familje ku jemi 4 motra dhe një vëlla”, ka treguar Osmani.

Ajo thotë se shembulli i saj e paraqet LDK’në, duke e përshkruar vetën se një vajzë të re që ka filluar karrierën në këtë parti, e tash ka marrë përkrahjen nga e gjithë LDK’ja për t’u bërë kandidate për kryeministre.

Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga ana e LDK’së, Vjosa Osmani, ndër të tjera ka folur edhe për dialogun me Serbinë, që është i obliguar nga Bashkimi Europian.

“Dialogun me Serbinë do e mbyllim me anë të ideve tona”, ka thënë Osmani.

 “Serbinë nuk do e mundim me muskuj por me mend. Nuk e mundim duke bërë takime me Putinin.Unë besoj që Lëvizja Vetëvendosje do na bashkohet” tha ajo.

Vjosa Osmani thotë se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka vënë tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe si masë për të mbuluar dështimet e qeverisjes së vetë.

Osmani thotë se LDK’ja, përvec tarifës, është edhe për reciprocitet të plotë me Serbinë, mirëpo vendimin e Haradinajt e konsideron si populist dhe mendon se Qeveria as nuk e ka ditur kuptimin e saj.

Ka qenë masë populiste sepse është vendosur për t’i mbuluar dështimet, e më pas është kthyer në kauzë politike. Jam e sigurt se nuk e dinë as dallimin mes taksës e tarifës”, ka thënë Osmani.

Ajo thotë se LDK synon që tarifën për mallra serbe të vazhdojë ta mbajë, por thotë se do ta nxjerrë Kosovën nga situata në të cilën ka mbetur.

Sa herë është folur për tarifën, është LDK’ja që e ka mbrojtur dhe e ka argumentuar këtë masë para shteteve të QUINT’it”

“Tarifa do të mbeste në fuqi dhe LDK’ja do të nxirrte nga kjo situatë më të mirën për Republikën e Kosovës. Me argumente të fuqishme do të mbrojmë këtë vendim, por me argumente do të dimë edhe ta nxjerrim Kosovën nga kjo situatë”, është shprehur Osmani.

Osmani ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se dialogun më nuk do ta udhëheqë Hashim Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi nuk do ta udhëheq dialogun mes Kosovës dhe Serbinë. Unë nuk do ta lejoj këtë që të ndodhë. Ramush Haradinaj e ka bërë gabimin më të madh në qeverisjen e tij. Ai është dashur të merret me dialogun dhe jo të lihet në dorën e Thaçit”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese pasi ka udhëhequr dialogun.

Ai duhet të shkojë në shtëpi dhe kjo do të ndodh pasi në ta marrim qeverinë. Ne do të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për shkeljet që i ka bërë”, ka thënë Osmani.

Thaçi në asnjë mënyrë nuk do të jetë në krye të dialogut”, është shprehur Osmani.

Osmani ka folur edhe për koalicionin LDK-VV dhe bashkëpunimin e tyre para zgjedhjeve.

Në VV kanë deklaruar se Kurti do të jetë kandidati për kryeministër dhe LDK duhet ta pranojë këtë për një koalicion. Osmani thotë se është partia e saj do që ta udhëheqë qeverinë, bashkë me VV’në.

Qeveria e ardhshme që do të udhëhiqet nga LDK, në bashkëpunim me Vetëvendsjen do të bëjë luftë të pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të rrënjosur”, ka thënë Osmani.

Osmani mohon se deri tani kanë biseduar konkretisht me Albin Kurtin rreth postit të kryeministrit, megjithatë thotë se bisedimet do të intensifikohen tri ditëve në vijim.

Ata edhe pse kanë shprehur deklarativisht vullnetin, duhet të shkojnë me hapa konkretë. Ka vullnet për bashkëpunim dhe ky është hap tejet pozitiv, por kemi nevojë që në tri ditët e ardhshme të kemi bisedime intensive”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se emri i saj është propozuar nga kreu i LDK’së, Isa Mustafa, po shton se edhe emra të tjerë kanë qenë në listën e kandidatëve potencialë.

“Janë përmendur si kandidatura, por pastaj secili anëtar i kryesisë është deklaruar. Nuk ka pasur votim formal, por secili e ka shprehur mendimin e vetë. Nuk ka pasur hezitim nga asnjë anëtar i vetëm”, ka treguar Osmani, transmeton Gazeta Express.

Marrë nga Gazeta Express

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani zgjedhjet ne kosove vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet