LIVE UPDATES
Bota

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Suedia dhe Finlanda drejt anëtarësimit në NATO

7 Mars 2022, 09:59 Nga DOSJA
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Suedia dhe Finlanda drejt

SUEDI– Në Suedi e në Finlandë po shuhen shpejt dyshimet ndaj angazhimit për anëtarësim në NATO. Arsyeja është ndërhyrja e paprovokuar në Ukrainë e trupave të Vladimir Putinit. Një sondazh i realizuar së fundi në Suedi e bën të qartë kthesën radikale në perceptimin publik: 41 përqind e suedezeve dhe suedezëve shprehen tani për një anëtarësim në NATO, 35 përqind janë kundër dhe 24 përqind të pavendosur. Për herë të parë shumica shprehet pro një anëtarësimi në këtë aleancë.

Në Finlandë kjo kthesë është madje edhe më e qartë. Për herë të parë që prej krijimit të NATO-s shumica e finlandezëve preferojnë anëtarësimin e vendit në këtë aleancë. “Deri para pak kohësh ishin 24 deri në 28 përqind pro. Tani pak javë më vonë shumica prej 53 përqind shprehen pro. Një kthesë kjo vërtetë befasuese, vëren në bisede për DW, Henri Vanhanen, këshilltar për politikën e jashtme i partisë opozitare finlandeze „Partia e Bashkimit Nacional”.

Ky ndryshim i kahut të opinionit publik është befasues, sepse për shumë vite shifrat kanë qenë të pandryshueshme, megjithatë për arsye të politikës së brendshme qeveria suedeze ka mundësi që të vazhdojë të jetë e rezervuar kundrejt një antarësimi në NATO, shpjegon Anna Wieslander, kryesuese e Institutit Politikën e Sigurisë dhe Zhvillimit në Stokholm.

“Partitë lidhur me këtë çështje kanë pozicione krejt të kundërta. Nga njëra anë janë partitë me orientim të djathtë, që janë për një anëtarësim në NATO. Por socialdemokratët dhe ekologjistët janë kundër, si dhe populistët e djathtë Demokratët e Suedisë, partia e tretë në vend, janë gjithashtu kundër”, nëvizon Wieslander.

Drejtuesja e seksionit për Europën Veriore në Atlantic Council dhe Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës suedeze të Mbrojtjes, Allmänna Försvarsföreningen shton se: “Për të krijuar një shumicë parlamentare, partitë duhet të riorientohen shpejt e kjo nuk është gjithmonë e lehtë.”

Raportë të ngushta ushtarake

Si Suedia edhe Finlanda hoqën dorë nga doktrina e neutralitetit të Luftës së Ftohtë, kur u anëtarësuan në Bashkimin Europian. Por rolin jashtë blloqeve ushtarake ato e vazhduan pavarësisht nga rritja e bashkëpunimit dhe ndëroperacionalitetit të këtyre dy vendeve me NATO-n në dhjetë vitet e shkuara. “Marrëdhëniet bilaterale me SHBA-në janë shumë të thella. Përveç kësaj ekziston një marrëveshje trilaterale mes SHBA-së, Suedisë dhe Finlandës dhe që nga viti 2014 Suedia ka hyrë në një partneritet të thellë me NATO-n”, shpjegon për DW, Zebulon Carlander, analist për mbrojtjen dhe bashkëautor i librit “Strategic Choices – The Future of Swedish Security”.

Ky partneritet i mundëson Suedisë, të bashkëpunojë me NATO-n dhe të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake. Nëse Suedia zhvillon stervitje ushtarake, marrin pjesë edhe vendet e tjera të NATO-s, veçanërisht SHBA.

Si Suedia edhe Finlanda, sipas Vanhanen, përfitojnë nga ky partneritet i mbrojtjes, por ndoshta tani ka ardhur koha që të ndërmerret hapi tjetër: “Unë mendoj, ne duhet ta shohim këtë çështje nga një tjetër perspektivë dhe ndoshta të ngjitemi në një shkallë të re.”

Suedia përforcon praninë në Gotland

Javën e kaluar tetë aleatë bazuar në kërcënimet që po perceptojnë për sigurinë e tyre iniciuan konsultimet e NATO-s bazuar në nenin 4. Në këto konsultime ndër të tjera u arrit në konkluzionin, se Suedia dhe Finlanda duhet të marrin informacione të inteligjencës, për të qenë në gjendje të vlerësojnë më mirë situatën në Ukrainë. Rusia i klasifikon përpjekjet e supozuara të vendeve Skandinave për në NATO si kërcënim dhe ka deklaruar se do të reagojë përkatësisht. Si në Suedi edhe në Finlandë kjo ka shkaktuar indinjatë.

Simbioza suedezo-finlandeze

Në sfondin e luftës në Ukrainë kartat po përziehen nga e para. Sa u përket çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë Suedia dhe Finlanda prej kohësh janë të lidhura strategjikisht. Nëse njeri vend përpiqet për anëtarësim në NATO, me shumë gjasë të njëjtën gjë do të bëjë edhe vendi tjetër, për këtë janë të bindur ekspertët si  Vanhanen edhe Carlander.

Sulmi flagrant dhe i paprovokuar ndaj Ukrainës e ka detyruar Finlandën të rishqyrtojë pozicionin e vet. “Ne duhet ta rivlerësojmë dhe riklasifikojmë kërcënimin rus. Unë mendoj, se nuk është e ekzagjeruar të mendosh që Rusia paraqet kërcënim ushtarak edhe për Finlandën”, druan Vanhanen.

Finlanda dhe Suedia po e rivlerësojnë politikën e tyre të sigurisë dhe mbrojtjes. “Pikëshit sepse Rusia kërcënon dhe trondit fqinjin e saj, vendet si Suedia dhe Finlanda zhvillojnë një diskutim me NATO-n”, thekson Carlander. “Se çfarë vendimi do të marrë Suedia, kjo është vetëm çështje e qeverisë, e parlamentit dhe popullsisë.”

Të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm”

Një shembull për këndvështrimin e ri është vendimi i Suedisë për të furnizuar me armë ushtrinë ukrainase, ndër to me 5000 mjete të blinduara. Ky vendim domethënës, sipas Carlander, është i pashembullt kohët e fundit: “Një mbështetje të tillë ushtarake Suedia dhe Finlanda nuk e kanë garantuar që nga lufta e dimrit 1939 mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik.” Finlanda do të furnizojë Ukrainën me 2500 automatikë, 150.000 fishekë, 1500 armë të mbrojtjes antitank dhe 70.000 mjete fushimi.

Kur vjen anëtarësimi?

Sa shpejt mund të pranohen në NATO Suedia dhe Finlanda? Këtë e vlerësoi në fillim të shkurtit Ulf Kristersson, kryetar i partisë opozitare suedeze Moderaterna, i cili shprehu bindjen, se vendi i tij mund të anëtarësohet në NATO brenda pesë viteve të ardhshme.

Lufta në Ukrainë do të nxisë avancimin e këtyre zhvillimeve. Por ndoshta edhe zgjedhjet parlamentare që zhvillohen së shpejti në Suedi mund të ndryshojnë raportet e forcave politike duke krijuar polarizim të metëjshëm, gjë kjo që mund ta ngadalësojë një proces të tillë, mendon Wieslander. Vanhanen është optimist. se në Finlandë kjo mund të ndodhë më shpejt: “Unë besoj, se kjo do të ishte e mundur brenda pak muajve. Në rastin më të keq vitin e ardhshëm.”

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleancës veri atlantike nato lufta ukraine-rusi suedia dhe finlanda ne nato aleancës veri atlantike nato lufta ukraine-rusi suedia dhe finlanda ne nato

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet