LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Studiuesja zbulon dokumentin që tregon të vërtetën e bektashizmit në Shqipëri

21 Prill 2019, 15:15 Nga DOSJA
Studiuesja zbulon dokumentin që tregon të vërtetën e

SHQIPËRI– Besimi bektashi, me një jetëgjatësi pothuaj shtatëshekullore me origjinë në Anadollin e largët, u përhap dhe gjeti përkrahje në shumë vende, duke kaluar kufijtë e Azisë së Vogël dhe arriti në Ballkan dhe vendet e tij, midis së cilave bën pjesë dhe Shqipëria. Përhapja, shtrirja, zhvillimi dhe përkrahja e besimit bektashi dhe bektashizmi në Shqipëri, në rrugën e tyre të zhvillimit dhe ecjes përpara për lartësimin e qëllimit të tij si një besim që në bazë të tij ka fjalën “PËRPARIM”, kaluan në shumë pengesa.

Vështirësitë më të mëdha ishin ato që përjetuan në Shqipëri klerikët dhe besimtarët bektashi. Për përballimin e tyre u bënë shumë sakrifica njerëzore. Shumë shqiptarë bektashi, midis së cilëve në vend të parë drejtuesit e saj, klerikët bektashinj, dhanë jetën në mbrojtje të këtij besimi dhe shumë të tjerë u rropatën në dallgët e sistemeve politike drejtuese te kohërave në vend.

Ata, me mund dhe përpjekje, arritën të vinin në jetë mësimet e tij, në shërbim të njerëzve të tyre, popullit që i rriti, besoi dhe respektoi. Në Shqipëri, rritja, forcimi dhe ndikimi i besimit bektashi në popull fillon e vihet re më mirë nga gjysma e dytë e shekullin e 18-të. Në emër të këtij besimi u bënë shumë vepra të mira për të rritur dhe edukuar një brez me virtyte patriotike që të donte, vlerësonte dhe të jepte jetën në shërbim të atdheut, një brez me vlera të pastra morale që t’ia transmetonte ato bijve të tij. Shumë personalitete me emër në politikën shqiptare, dhe jo vetëm, dhanë një kontribut të madh në përhapjen e besimit bektashi në popullin Shqiptar. Përmendim të madhin Ali Pashë Tepelena .

Me zgjuarsinë dhe forcën e mendimit që e karakterizonte, diti të shfrytëzojë gabimet në qeverisje të autoriteteve osmane dhe momentet historike në shërbim të atdheut, realizimit të idesë për shkëputjen nga autoriteti i Portës së Lartë, Sulltan Mahmudi i II-të, shoqërisë shqiptare në veçanti, por duke dhënë një kontribut jo të vogël për shoqërinë myslimane të ndodhur në territoret e shtetit osman dhe Komunitetit Bektashi në përgjithësi, zhvilloi një propagandë të suksesshme pro bektashiane. Lidhja me oxhaqet e jeniçerëve dhe shfrytëzimi i konflikteve me autoritetin qendror bëri të mundur që Ali Pashai të ndihmonte jeniçerët bektashinj në luftën e tyre me pushtetin qendror dhe të kishte një forcë mbështetëse në betejat që do të organizonte me ushtritë osmane.

Cilado qoftë mënyra e zgjidhjes së problemit ai i shërbeu ruajtjes së besimit bektashi. Qëllimi për shkëputjen nga qeverisja e Sulltanit ishte një nga projektet e tij më të mëdha me shumë linja të ndërthurura, që do të bëheshin realitet nëse do të siguronte mbështetje dhe nga segmente të ushtrisë osmane. Lidhur me këtë projekt, Naim Frashëri, në “Fletore Bektashiane”, shkruan se:………”Fjala e urtë ishte koncentrati i gjithë përpjekjeve të shumë figurave të shquara për të lidhur shqiptarët me besimin bektashian me atdheun dhe zhvillimet moderne bashkëkohore….” . Padituria dhe errësira nuk i shërben kombit, feja duhet të vihet në shërbim të kombit, lartësimit dhe ndriçimit të tij. Këtë qëllim nënkuptonte Ali Pashë Tepelena kur i porosiste klerikët e të gjitha besimeve në Shqipëri e atë bektashi në veçanti. Këtë e vërteton më së miri kleriku patriot ortodoks, Fan Stilian Noli, në një nga shkrimet e tij dedikuar vlerësimit të kolosit shqiptar, Ali Pashë Tepelena, kur thotë: “Tamam 400 vjet pastaj, si Gjon Kastrioti, Ali Pashë Tepelena porosit…………baballarët bektashinj……………t’i luten Perëndisë për shpëtimin e tij……………, në teqe dhe ta zgjojnë të lartin që e harroi Shqipërinë”.

Përfaqësues të denjë, personalitete të shquara shqiptare të besimit bektashi që kontribuuan për zhvillimin dhe ecjen përpara, mendimtarë, ideologë, filozofë, klerikë, poetë, patriotë si vëllezërit Frashëri, Abdyl , Naim dhe Sami Frashëri e më pas vëllezërit Sojli, Ibrahim (Et’hem Temo) dhe Nuri, klerikë firmëtarë të Aktit të Pavarësisë si Sheh. Ahmed Pazari dhe ata të lidhur që në shek. XIX me Lëvizjen Kombëtare, klerikë që kryen veprimtari filantropike ose bamirëse në shërbim të përparimit të besimit bektashian në Shqipëri dhe veçanërisht në drejtim të edukimit të brezit të ri klerikësh bektashi dhe të komunitetit aty, drejt dijes dhe zhvillimit.

Përmendim klerikun bektashi, patriotin Baba Kamber Sadikun nga Përmeti dhe testamentin e tij. Baba Kamber Sadikut të Kazasë së Përmetit, të gjithë pasurinë e tij Vakëf, i lë Teqesë së Bubsit zbatimin e testamentit pas vdekjes ia lë në përgjegjësi Dr. Ibrahim Temos.

Por ja që e vërteta gjithnjë del në dritë, pavarësisht çmimit që duhet të paguajë dhe kohës që i duhet të kalojë. Po kështu, edhe amaneti i Baba Kamber Sadikut, i hedhur në letër në formën e tij të plotë, i quajtur VAS?YETNAME-TESTAMENT, doli në dritë, pikërisht për t’u realizuar e marrë formën e tij të vërtetë nga organet e përkatëse sipas ligjeve të shtetit shqiptar. Dokumenti është origjinal në gjuhën e vjetër turke (osmane) dhe ndodhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit të Shtetit.

Ai iu dorëzua Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve në Simpozium Ndërkombëtar “Bekashizmi në Ballkanü, Historia e Djeshme dhe Sfidat e Sotme”, nga Dr. Entela Muço, në shenjë mirënjohjeje për figurën dhe veprën e Baba Kamberit, në respekt të Kryegjyshatës Botërore dhe besimit bektashi. Ky dokument hedh dritë në mënyrë të saktë mbi pasurinë e Baba Kamber Sadikut, lënë Teqesë së Bubsit, për të bërë vepra bamirësie në drejtim të komunitetit dhe detajeve të tjera që plotësojnë kuadrin e plotë të këtij testamenti.

Gjetja e këtij dokumenti i shërben së vërtetës së historisë së popullit shqiptar, besimit bektashi në Shqipëri dhe së vërtetës për figurën e Baba Kamber Sadikut. Shumë gjëra në Shqipëri kanë mbetur të pastudiuara dhe puna studimore e historianëve për të zbuluar të vërtetën me prova dhe fakte ka mbetur në mes. Të studiosh do të thotë të ecësh përpara, të ndriçosh të kaluarën dhe t’i tregosh popullit të vërtetën e mbetur në errësirë për shumë arsye./Marrë nga VOAL.CH

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur bekstashizmi selia e kryegjyshtaes shqiptaret bektashi bekstashizmi selia e kryegjyshtaes shqiptaret bektashi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës