LIVE UPDATES
Bota

Studimi: Personat me grup gjaku zero janë më të mbrojtur ndaj Covid-19

1 Dhjetor 2020, 13:30 Nga DOSJA
Studimi: Personat me grup gjaku zero janë më të mbrojtur ndaj

KANADA-Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vdekja ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.

Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ.Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto.

“Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës,” tha Ray.

Nëse apo si ky informacion mund të ndikojë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19 është ende e paqartë.

Vitamina D dështon të ndihmojë në raste të rënda me COVID-19

Nivelet e ulëta të vitaminës D janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmurje më të rëndë nga COVID-19 por nivelet e larta të vitaminës D nuk e rregullojnë problemin. Rritja e niveleve të vitaminës D në pacientët e sëmurë kritikë nuk e shkurtoi qëndrimin e tyre në spital si dhe nuk uli shanset që ata të mos shtriheshin në kujdesin intensiv. Sipas ta dhënave, pacientët patën nevojë për ventilim mekanik si dhe nuk u ulën gjasat për t’i mbijetuar sëmundjes, zbuluan mjekët në Brazil. Ata u dhanë 240 pacientëve të sëmurë rëndë dhe të shtruar në spital me COVID-19, qoftë një dozë të vetme të lartë të vitaminës D3 ose një placebo. Vetëm 6.7 për qind e pacientëve në grupin e vitaminës D kishin nivele “të mangëta” të lëndës ushqyese, krahasuar me 51.5 për qind të pacientëve në grupin placebo, por nuk kishte ndryshim në rezultate, bazuar në një studim të publikuar në “medRxiv”.

E njëjta gjë ishte vërtetuar kur studiuesit u përqendruan në 116 pacientë me mungesë të vitaminës D para trajtimit. Autorët thonë se gjetjet e tyre janë prova e parë e këtij lloji për të treguar se plotësimi i vitaminës D “është joefektiv për të përmirësuar kohëzgjatjen e qëndrimit në spital ose ndonjë rezultat tjetër klinik midis pacientëve të shtruar në spital të sëmurë rëndë nga COVID-19″.

Të mbijetuarit nga COVID-19 përfitojnë nga kujdesi shëndetësor në shtëpi

Të dhënat e reja thonë se të mbijetuarit nga COVID-19 që u lëshuan nga spitali përfituan nga kujdesi shëndetësor në shtëpi. -Studiuesit nga Shërbimi i Infermierisë Vizituese të Nju Jorkut, Universiteti i Pensilvanisë dhe Universiteti Villanova, studiuan 1,409 pacientë që morën kujdes shëndetësor në shtëpi, gati gjysma e të cilëve ishin nën moshën 65 vjeç. Kur u lëshuan, 80 për qind kishin ende probleme në frymëmarrje, shumica raportuan ankth ose konfuzion dhe më shumë se 80 për qind kishin nevojë për ndihmë për të ecur, veshur dhe larje.

Pas një mesatareje prej 32 ditësh të kujdesit shëndetësor në shtëpi, 94 për qind e pacientëve nuk kishin më nevojë për ndihmë. Shumica dërrmuese nuk u rikuperuan plotësisht por shumica e simptomave u përmirësuan ndjeshëm, ashtu si aftësia e pacientëve për të kryer aktivitetet e përditshme.

“Vetëm 10 për qind është dashur që të rispitalizohen, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.

“Vetëm 11 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 në të gjithë vendin u lëshuan nga ambientet e spitalit me shërbime shëndetësore të kualifikuara në shtëpi“, tha bashkautorja Margaret McDonald, pjesë e Shërbimit të Infermierisë Vizituese të Nju Jorkut.

MARRË NGA REL

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid studimi covid studimi

Sondazh

Poll
Bota 1 Dhjetor 2020, 10:53

KOSOVË- Seanca dëgjimore ndaj votës së deputetit Etem Arifi që dha për qeverisjen e Avdullah Hotit do të mbahet nesër në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. S...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet