E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
LONDËR– Ishte studentja shqiptare në Londër, e cila hodhi e para idenë për njohjen e kufijve të Kosovës, që arriti të tërheqë vëmendjen e disave nga mediat më të mëdha në botë. Megi Cara i kërkoi kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vuri re se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps. Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht dhe më pas u shpërnda në Instagram nga Dua Lipa dhe Rita Ora për ndjekësit e tyre.
Polemikat që shkaktoi ky peticion ishin të shumta, por pa kaluar dy muaj Apple mori në konsideratë kërkesën për të vendosur Kosovën si shtet më vete në Apple Maps.
Edhe pse postimi i Dua Lipës u komentua shumë dhe mori vëmendjen e medias, në një intervistë për TvT.al Megi shprehet se vetë Dua nuk ka kontaktuar asnjëherë me të.
Kur e nisët peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën Apple, menduat se do merrte përmasat që mori?
Siç e kam shprehur edhe më parë, peticionin e kam nisur në një mënyrë shumë spontane dhe kurrë nuk kam menduar se do të merrte përmasat që mori apo se do të arrinte të bënte një ndryshim kaq të rëndësishëm.
Qëndron edhe dikush tjetër pas kësaj nisme apo vetëm ju?
Nisma është marrë nga vetë unë, pas bisedave me miq, por pas suksesit të peticionit qëndrojnë plot 197 mijë e 175 shqiptarë në të gjithë botën që firmosën peticionin.
Si ndiheni tani që Kosova u bë pjesë e hartës së Apple dhe kjo vetëm falë nismës tuaj?
Tani që Kosova është pjesë e hartës së Apple, ndihem shumë krenare dhe mjaft besimplotë për ndryshime të tjera rrënjësore për kombin shqiptar.
Arritët të komunikoni me Dua Lipën?
Dua Lipa nuk më ka kontaktuar asnjëherë.
Persona të tjerë të njohur, ju kanë kontaktuar ose uruar?
As persona të tjerë të njohur nuk më kanë uruar.
Ju thatë gjatë asaj kohe që morët edhe kërcënime, kishte ndonjë emër të njohur?
Kërcënimet kanë ardhur nga ‘luftëtarët’ digjitalë serbë, shumica e tyre nacionalistë në moshën adoleshente. Kërcënime direkte nga figura të njohura serbe nuk kam patur.
Flamuri autokton solli sërish një gjendje të ndezur mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe ju vazhdoni sërish postoni në rrjetet sociale hartën e Shqipërisë së madhe. Keni ndonjë synim tjetër tani që arritët vendosjen e e Kosovës në hartën e Apple?
Ëndrra e çdo shqiptari patriot, të drejtuar nga atdhedashuria është që trojet shqiptare të jenë të bashkuara. Nostalgjia për Shqipërinë Etnike na ndjek në çdo moment, por një qëllim realist do të ishte bashkimi kombëtar, pra ai i Shqipërisë me Kosovën.
Ka Megi Cara dëshirë të bëhet pjesë e politikës shqiptare pas studimeve?
Që në moshë të vogel kam ëndërruar të jem pjesë e politikës shqiptare dhe gjatë këtyre ditëve kam folur me mbështetës të peticionit për politikat ekonomike dhe reformat që do bëja unë në Shqipëri.
Ke përmendur diku Margaret Theçerin si figurë frymëzuese. E mendon veten në të ardhmen një Margaret Theçer në Shqipëri?
Margaret Theçer është frymëzim për të gjithë konservatorët e të gjitha femrat në përgjithësi, sepse ajo ishte e para që sfidoi shoqërinë patriarkale dhe ia doli të jetë kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo do të ishte shembulli më i mirë për të ndjekur.
Marrë nga TvT.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI E MADHE- Një 23-vjeçare britanike është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit Ibiza Rocks. Nëna e re britanike është gjetur e pajetë në dhom...
BRUKSEL- Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka konfirmuar do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetë...
MOSKË– Një anëtar i këshillit opozitar të Bjellorusisë është nisur për në Poloni, megjithatë deri më tani nuk ka pasur mundësi që të kontaktohet deri...
PRISHTINË– Mjekët e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën një foshnje 9 muajshe, duke i hequr një kokërr fasuleje n...
MAL i ZI– Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviç nis negociatat për formimin e qeverisë. Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim që ka bër...
SHBA– Një 23-vjeçar, i cili humbi shtatë anëtarë të familjes nga pandemia e koronavirusit, është tani amerikani i parë që merr pjesë në fazën e fundit të...
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha se nuk do të angazhohet në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të zhvilluar dhe shpërndarë një vaksin...
BOTË – Shtatori shënon fillimin e një viti të ri shkollor për shumë nxënës në të gjithë botën. Por, kthimi në klasë është pak më ndryshe këtë herë. N...
FRANCE– Ditën e sotme në Gjykatën Speciale të Vlerësimeve në Paris ka nisur gjyqi ndaj 14 të pandehurve që dyshohet se i kanë dhënë mbështetje logjistike ...