Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës më 3 mars unanimisht ka votuar Rezolutën në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus.
Votimi i kësaj rezolute, është theksuar nga deputetët, ‘se Kosovën e rreshton krahas demokracive të mëdha’.
Rezoluta për Ukrainën është përgatitur nga grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Përmes kësaj rezolute mbështetet vendosja e sanksioneve ekonomike dhe politike nga Qeveria e Kosovës ndaj Federatës ruse dhe kundërshtohet sjellja e Serbisë dhe pak vendeve tjera që nuk kanë sanksionuar Rusinë.
Serbia më 2 mars mbështeti rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që dënon pushtimin rus të Ukrainës, por nuk iu bashkua botës perëndimore me sanksione ndaj Rusisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ndaj agresionit rus nuk mund të ketë neutralitet për vendet kandidate për BE-në.
“Pozicioni edhe-edhe, duke tentuar të luajë qendrën e dyfishtë edhe me Moskën edhe me Brukselin, edhe me Uashingtonin, edhe me Pekinin, është pozicion edhe me demokracinë edhe autokracinë”, tha Kurti.
Ndërkohë, rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës i kërkon Qeverisë së Kosovës të ndajë një fond të veçantë për ndihmë Ukrainës dhe në rast nevoje, të mundësojë strehimin e 5,000 refugjatëve.
Në njërën nga pikat e rezolutës, Kuvendi i Kosovës iu bën thirrje vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ta ndërmarrin sa më parë këtë akt politik, që sipas Kuvendit, është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe BE. Kuvendi i Kosovës e udhëzon kryetarin e Kuvendit që në koordinim me Qeverinë dhe partnerët ndërkombëtarë që t’u drejtohen institucioneve më të larta shtetërore të Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Greqisë dhe Qipros me kërkesën për të njohur pavarësinë e Kosovës sa më parë.
Kuvendi i Kosovës, po ashtu, i ka bërë thirrje NATO-s, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës të shqyrtojë kërkesën dhe të konsiderojë rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në to.
Në njërën nga pikat e rezolutës, Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës të Kosovës që, në konsultim me misionin e NATO-s në Kosovë, të rishikojë dhe t’i shkurtojë afatet e parapara në planin 10-vjeçar të vitit 2018 për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt, përfshirë këtu edhe sigurimin dhe mbështetjen financiare të nevojshme për këtë qëllim.
Kuvendi i Kosovës duke marrë parasysh aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe konsolidimin e sigurisë në rajon, e fton Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës të bashkohen në këtë nismë dhe t’i shprehin asaj mbështetje.
Kurti: Sulmi mbi Ukrainën, sulm mbi të gjithë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit tha se Kosova do të përshpejtojë të gjitha proceset që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në NATO.
“Le të mos dështojmë të shohim qartë dhe të flasim më një zë, të udhëhiqemi nga arsyeja dhe interesi shtetëror dhe kombëtar. Vendimet dhe veprimet tona le të jenë ato që rrisin unitetin tonë dhe fuqizojnë shtetin tonë jashtë”, tha Kurti.
Sipas tij, sulmi ndaj Ukrainës, është sulm mbi botën e civilizuar.
“Në rrezik është rendi i një bote të qytetëruar e nëse bota nuk vepron e bashkuar, në rrezik është e ardhmja jonë, e ardhmja e përbashkët e secilit prej nesh”, tha Kurti.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se agresioni rus ndaj Ukrainës nuk e cenon vetëm sovranitetin e një shteti të pavarur, parimet ndërkombëtare, por edhe vlerat demokratike dhe perëndimore, ”me të cilat Kosova jeton pandashëm”.
“Në Ukrainë po mbrohet më shumë sesa sovraniteti i atij shteti. Kriza në Ukrainë përbën një kërcënim për sigurinë evropiane dhe më gjerë. Ky momentum kërkon vëmendjen tonë të plotë për të lexuar drejt edhe ndryshimin e arkitekturës të sigurisë që po zhvillohet në Evropë dhe në rendin ndërkombëtar”, theksoi Krasniqi.
Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kërkoi që të mos humbet momenti dhe të lobohet fuqishëm për përshpejtimin e proceseve të Kosovës.
“Momentumi i ri është një dritare e madhe për Kosovën. Këtë momentum historik nuk na falet nëse nuk e maksimizojmë. Të nisim një fushatë të koncentruar diplomatike, lobuese e insistuese në çdo qendër të Evropës për të siguruar fillimisht njohjen nga pesë vendet e mbetura dhe me pas të sigurojmë në formë të përshpejtuar anëtarësimin në NATO”, tha Abdixhiku.
Më 24 shkurt, forcat ushtarake të Federatës Ruse kanë nisur pushtimin e Ukrainës.
Shteti rus kundërshton integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Rusisë i janë vendosur një sërë sanksionesh nga shtetet perëndimore.
Sanksione ndaj Rusisë më 25 shkurt ka vendosur edhe Kosova.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LONDËR- Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar dy oligarkë të tjerë rusë. Bëhet fjalë për miliarderin rus të lindur në Uzbekistan, Alisher Usmanov, lidhjet ko...
INDI – Një emision në televizion “Times Noë” është kthyer në qendër të talljeve teksa moderatori i saj Rahul Shivshankar bëri një ngatërresë t...
UKRAINË- Një turmë e madhe u mblodh të mërkurën në rrugën për në Enerhodar, shtëpia e centralit bërthamor të Zaporizhzhias, duke bllokuar trupat ruse të hy...
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha sot se zbatimi i një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë është një vendim që i përket NATO-s, por...
Një raport i “The Royal United Services Institute” (RUSI), një think-tank i njohur në Britaninë e Madhe, shpjegon se çfarë ndodhi me Putinin, bazuar në d...
BJELLORUSI– Negociatori rus, ligjvënësi nacionalist Leonid Slutsky foli lidhur me raundin e dytë të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat u zhvill...
UKRAINË– Raundi i dytë për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës ka përfunduar pas 5 orësh negociata “kokë më kokë”. Takimi i sotëm nuk solli...
PEKIN – Kina mohoi njoftimet se kishte patur njohuri paraprake për sulmin e Rusisë ndaj Ukrianës dhe se i kishte kërkuar Moskës ta shtynte fillimin e sulm...
NJU JORK – Një zyrtar i inteligjencës europiane bëri me dije për median e njohur amerikane “Bloomberg” se Rusia ka planifikuar ekzekutime publ...
Mes mjegullës së luftës, mund të jetë e vështirë të shihet rruga para. Lajmet nga fusha e betejës, zhurmat diplomatike, emocionet e të pikëlluarve dhe të shpërn...