LIVE UPDATES
Bota

Ja si shërbimet sekrete ruse e gënjyen Vladimir Putinin

3 Mars 2022, 18:43 Nga DOSJA
Ja si shërbimet sekrete ruse e gënjyen Vladimir Putinin

Një raport i “The Royal United Services Institute” (RUSI), një think-tank i njohur në Britaninë e Madhe, shpjegon se çfarë ndodhi me Putinin, bazuar në dokumentet origjinale të inteligjencës ruse, të vëna në dispozicion nga autoritetet ukrainase. Vendimi për pushtimin e Ukrainës, u mor në bazë të një studimi të kryer javët e fundit, por që fotografoi një realitet në kohë paqeje, pa analizuar nëse ai realitet do të kishte ndryshuar apo jo nën bombardimet intensive, si ato që po shihen këto ditë në mbarë Ukrainën.

Mund të duket e pabesueshme, por arsyeja pse presidenti rus Vladimir Putin ishte i bindur se mund ta fitonte luftën në Ukrainë brenda dy ditësh, dhe të rikthehej në shtëpi pasi të vendoste në Kiev një qeveri kukull, është një raport i shërbimit sekret të brendshëm, FSB, që “fotografoi” një realitetet shoqëror dhe politik shumë të ndryshëm nga ai që është në realitet.

Vendimi për pushtimin e Ukrainës, u mor në bazë të një investigimi të kryer javët e fundit mbi situatën ekonomike, sociale dhe politike të porositur nga Drejtoria e Nëntë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), pra ajo që merret zakonisht me vendet fqinje. Sipas këtij studimi, në fillimin e muajit shkurtit, një pjesë e madhe e ukrainasve shpreheshin pesimistë për të ardhmen, nuk kishin besim tek politikanët dhe institucionet, dhe ishin të shqetësuar për rritjen e inflacionit dhe koston e jetesës.

Puna e presidentit presidenti Volodymyr Zelensky pëlqehej nga vetëm 27 për qind e qytetarëve. Ndërkohë 67 për qind e ukrainasve shprehin mosbesim ndaj tij, ndryshe nga 68 për qind e tyre që kishin shumë besim tek ushtria ukrainase. Po ashtu Putinit iu raportua një mungesë e theksuar e besimit tek policia dhe shërbimet e sigurisë së brendshme. Vlerësimi ndaj parlamentit dhe partive politike ishte shumë i keq, me respektivisht 11 për qind dhe 8 për qind. Në fakt, 40 për qind e qytetarëve iu përgjigjën sondazhit se nuk do ta mbronin Ukrainën nëse ajo do të pushtohej. Shumica kishte besim tek forcat e armatosura në rastin e një pushtimi, pavarësisht se ato ishin inferiorë ndaj rusëve, gjë për të cilin ukrainasit ishin të vetëdijshëm. 90 për qind e të anketuarve e dinin që Moska po vendoste një numër të madh trupash dhe armatime në kufi më Ukrainën, por nuk besonin se kjo do të pasohej nga një luftë e vërtetë.

Kishte edhe elementë të tjerë që e mashtruan Kremlinin. Për shembull, më shumë se gjysma e ukrainasve kishin një mendim të mirë për Kishën Ortodokse, pavarësisht se ishte të vetëdijshëm se të qenit e saj si pjesë e Patriarkanës së Moskës, nënkuptonte infiltrimin e shërbimeve sekrete ruse. Nga pikëpamja rajonale, banorët e Ukrainës Juglindore, ishin ata që kishin shumë më pak besim tek shteti. Të gjitha këto të dhëna ishin edhe baza e fjalimit televiziv të Vladimir Putinit në pragun e pushtimit, kur ai foli për Ukrainën, duke ripërshkruar panoramën që i dha FSB-ja e tij.

Në këto kushte, institucionet më të mbështetura nga ukrainasit, si forcat e armatosura, ishin ato kundër të cilave rusët synonin të sulmonin më shpejt dhe me vendosmëri. Por deri më tani gjërat kanë shkuar shumë ndryshe. Rusët e nënvlerësuan mobilizimin popullor dhe faktin se vetëm në Ukrainën Juglindore, nuk kishte dëshirë për t’u mbrojtur nga një pushtim rus.

Njëkohësisht, analiza e FSB-së paralajmëronte se lufta do të fitohej edhe humbej në Kiev, dhe se forcat speciale do të goditnin fort organizatat e mbrojtjes civile. Me pak fjalë, thekson raporti i think-tankut britanik, cilido që e planifikoi pushtimin e mori seriozisht atë dokument të FSB-së, duke e bindur veten se Rusia do të kishte një shans të mirë për të shkatërruar shumë shpejt institucionet ukrainase.

Po ashtu mendohej se Moska do t’i bindte shpejt ukrainasit se mund të ofronte për një adresim më të mirë të problemit të korrupsionit, pavarësisht se ky është një problem endemik në Rusi, përveç varfërimit të dukshëm të territoreve të Donetskut dhe Luganskut që nga viti 2014. Prandaj, edhe nëse FSB-ja kishte të gjitha të dhënat për ndryshimet sociale dhe për opinionin e qytetarëve ukrainas që nga viti 2006, ajo nuk ka marrë parasysh se sa do të kishte ndikuar një ndryshim epokal, siç është një pushtim u huaj. Sulmet ajrore, të cilat Putini nuk i ka shfrytëzuar masivisht deri më tani, perceptohen negativisht, edhe nëse do të synonin vetëm objektiva ushtarakë. Pasojat janë urrejtja ndaj atyre që sulmojnë, dhe një rezistencë akoma më e fortë.

Pjese e punës së shërbimeve sekrete, është edhe hedhja e hipotezave mbi pasojat e një veprimi, dhe dhënia e këshillave më të mira për “vendimmarrësit politikë”. Por një gjë ishte situata në kohën e këtij investigimi, dhe krejtësisht tjetër gjë situata pas pushtimit.

Me sa duket, edhe Drejtoria e Nëntë e FSB-së e kufizoi veten tek hedhja në letër e gjendjes shpirtërore të banorëve në lindje të lumit Dnieper, pa marrë parasysh se si ndiheshin ukrainasit e tjerë në perëndim të këtij lumi dhe në kryeqytetin Kiev. Këto gafa të mëdha në planifikimin paraprak të sulmit, po e vendosin Putinin në vështirësi të mëdha. Dhe autorët e raportit të RUSI, shkruajnë se udhëheqësi rus mund të kalojë nga premtimi për qeverisje të mirë në një shtypje të pamëshirshme. Raporti në fjalë titullohet “Ukraina përmes syve të Rusisë”. Mesa duket drejtuesit e FSB duhet të ndryshojnë okulistin./ Nga Stefano Vespa, “Formiche. net”

Marrë nga Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rusi the royal united services institute lufta ukraine-rusi rusi the royal united services institute

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet