LIVE UPDATES
Bota

Stereotipe seksiste tek Google

9 Mars 2021, 06:21 Nga DOSJA
Stereotipe seksiste tek Google

“Google Images” i jep fytyrë botës: Kush do të shohë si duket ai apo ajo do të futet në kërkim në google njëherë. Një hulutim i Deutsche Welles arrin në konkluzionin, se në çfarë rezultatesh të shtrembëruara të çojnë algoritmet e gjigandit kërkimor. Gazetaret e gazetarët e Deutsche Welles kanë analizuar më shumë se 20.000 pamje dhe faqe web-i. Rezultati: Kërkimet e fotove në anglisht me fjalëkyçe si “femra braziliane”, “femra domenikane”, “femra tajlandeze”, “femra ukrainase” të çojnë më shumë në pamje vajzash të reja në poza dhe veshje provokuese, se sa kërkimi në Google për “femra amerikane”. Kurse po të kërkosh për “femra gjermane” dalin më shumë pamje sportistesh dhe politikanesh. Ky është një model që kuptohet menjëherë, sepse e konfimojnë kërkimet e thjeshta. Por analizimi i rezultateve është më i vështirë. Përcaktimi i asaj, se çfarë e bën një pamje seksiste, natyrisht që është subjektive dhe varet nga konteksti kulturor, moral dhe social.

Çfarë e bën një pamje provokuese?

Për të klasifikuar mijëra pamje, analiza e DW-s u mbështet në mekanizmin e vetë Google-it “Cloud Vision Safesearch“, një aplikacion i inteligjencës artificiale. Ky software përpunues pamjesh është i programuar që të dallojë pamje me një përmbajtje të caktuar. Google e përdor atë për të shenjuar pamje “provokuese” me veshje seksi, ku lakuriqësia e fshehur me strategji ekspozohet me poza provokative. Po ashtu identifikohen edhe pamje të pjesëve të caktuara të trupit. Në kërkimin me fjalëkyçin gra domenikane apo braziliane, google ofroi deri në 40% pamje provokuese. Rezultati i i kërkimit me fjalëkyçin gra amerikane ka nxjerrë vetëm 5% pamje të tilla, kërkimi me fjalëkyçin gra gjermane vetëm 4%.

Pëdorimi i algoritmeve të tillë është i kontestuar, sepse përdorimi i programeve të tillë kompjuterikë i nënshtrohet, ndoshta edhe më shumë, paragjykimeve apo diktateve të ndryshme kulturore se sa syri njerëzor. Në një moment tjetër ky software i posaçëm ka prodhuar rezultate raciste. Inteligjenca artificiale e Google që punon si një sistem i mbyllur mund të rezultojë në shtrembërime në rezultate. Nga ana tjetër verifikimi mekanik i pamjeve që Cloud Vision i kategorizoi si pamje eksplicite, tregoi se rezutati ia vlejti: Ato janë një vështrim se si teknologjia e vet Google vlerëson pamjet që tregohen nga programi kërkues.

Linqe për faqe të caktuara web-i

Çdo pamje që tregon rezultatet të çon në të njëjtën kohë në faqe web-i që e kanë publikuar në fillim atë. Shumë nga këto faqe ofrojnë pamje që i reduktojnë femrat si objekt seksi. Femrat latine apo ato nga Europa Lindore tregohen në bazë të klisheve për to.  Për të gjetur se sa rezultate fotosh të çojnë në faqe të tilla, u fut si shtesë në përshkrimin e shkurtër që del nën foton e rezultuar edhe fjalëkyçi “dating”, “seks”, apo “të nxehta”. Të gjitha faqet që kishin të paktën një nga këto fjalëkyçe, u panë në mënyrë mekanike, nëse kishin vërtet përmbajtje seksiste. Rezultatet treguan se si femrat nga disa vende reduktohen tërësisht në objekte seksuale. Nga 100 rezultate të kërkimit për “gra ukrainase”, 61 prej tyre të çonin me link në faqe me përmbajtje të tilla.

Stereotipet përforcojnë rezultatet e web-it

Fjalëkyçet janë shumë të rëndësishme, por ato nuk tregojnë të gjithë historinë. Një pjesë e madhe e rezultateve gjendet në faqe interneti me adresa si “toprussianbrides.com”, “hotlatinbrides.org”, “topasiabrides.net”. Këto oferta premtojnë të lidhin meshkujt me femra nga kombësi të caktuara. Shpejt bëhet e qartë se klientë janë burra perëndimorë që ose kërkojnë një grua të huaj të nënshtruar, ose një partnere për seks.

Stereotipet ekzistuese ndikojnë, sipas profesores për studime multikulturore, Sirijit Sunanta në Universitetin e Bangkokut Mhidol në mënyrën si femrat tajlandeze paraqiten në internet. “Tajlanda konsiderohet si një botë Disney për prostitucionin dhe turizmin e seksit. Kjo vazhdon në internet përmes programeve të kërkimit”, thotë Sunanta për Deutsche Wellen. “Nëse stereotipet lidhen me femrat e një kombësie, ato janë të dëmshme. E redukton kompleksitetin e femrave, kudo gratë janë ndryshe.”

Një çështje e gjuhës

Edhe gjuha e përdorur në kërkime mund të ndikojë në rezutate. Nëse kërkon në anglisht “brazilian women” apo në portugalisht “mulheres brasileiras”, që është ekzaktësisht e njëjta gjë, atëherë Google ofron përmbajtje të ndryshme të seksualizuara. Në kërkimin në anglisht 41 nga 100 pamje janë provokuese, nëse kërkon në gjuhën portugeze kjo shifër reduktohet në 9. “Të dhënat, me të cilat ushqehen algoritmet reflektojnë perceptimet, paragykimet dhe modelet e konsumit të vetëm një pjese të njerëzimit”, thotë Renata Avila, studiuese në Institutin e Universitetit të Stanfordit për “Human-Centered Artificial Intelligence”. “Këto paragjykime nuk mund të lidhen vetëm me teknologjinë, por edhe me faktorë kulturorë. Femrave të nacionaliteteve të caktuara u jepet rol seksual dhe ofruese shërbimesh nga një kulturë burrash, anglishfolës.” Sipas Avilas këto nuk janë raste të vetme, por pjesë e një problemi më të thellë sistemik. Algoritmet “fair” nuk shkojnë me modelin e biznesit të koncerneve “big-tech”, sepse bëhet fjalë të grumbullosh të dhëna dhe të rrisësh xhiron e fitimit.

Pllakat seksist në Gjermani – reklamë e një firme imobiliare me mbishkrimin “mos e shiko por merre me qira”

Joana Varon, avokate braziliane dhe themeluese e institutit “Coding Rights” thotë, se algoritmet kanë tendencën të riprodhojnë ato përmbajtje që janë shumë të përhapura online. Ajo kërkon më shumë mbikqyrje, transparencë dhe konkurrencë. “Nuk duhet të ketë monopole për shërbimet. Koncernet e mëdha teknologjike duhet të rregullohen.” Në të njëjtën kohë duhen futur më shumë algoritme që nuk i shërbejnë  gjithmonë të njëjtës paradigmë.

Deutsche Welle i ofroi zyrës së shtypit të Google një liste me pyetje për çështjen e algoritmit të fotove. Koncerni nuk i përgjigj në mënyrë të detajuar pyetjeve, por dorëzoi një shpjegim, ku theksohet se rezultate e kërkimit vërtet tregojnë “përmbajtje të caktuara apo shqetësuese”, “përfshirë rezultate që reflektojnë stereotipe negative apo paragjykime që ekzistojnë në internet.” Google thekson se ky është problem, sepse ka “pasoja jo të njëjta për femrat dhe femrat me ngjyrë.”

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota google stereotipe seksiste google stereotipe seksiste


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet