LIVE UPDATES
Ekonomi

Statistikat për emigracionin/ Ekspertët: Nga Shqipëria po ikin njerëzit me standard jetese

14 Qershor 2019, 12:52 Nga DOSJA
Statistikat për emigracionin/ Ekspertët: Nga Shqipëria po ikin

SHQIPËRI- Gjatë vitit 2018, 38.703 shqiptarë lanë vendin për të emigruar jashtë kufijve. Më herët, në vitet 2011-2017 u numëruan 330 mijë persona që ikën si emigrantë. Shifrat bëhen publike zyrtarisht nga Instituti i Statistikave. Situata është serioze, thonë ekspertët. Ata kërkojnë nga klasa politike që të ndërhyhet sa më parë për të ndaluar këtë fenomen, i cili së fundmi po i merr vendit të rinjtë e kualifikuar.

Emigracion elitar

Sociologu Gëzim Tushi thotë për Deutsche Welle-n, se emigracioni i viteve të fundit është krejt i ndryshëm nga ai i viteve ’90, i cili sipas tij kishte karakter politik dhe preku të gjithë shtresat shoqërore. “Tani po përballemi me një emigracion që unë e quaj të vonuar, i cili ndryshon nga ai i viteve ’90. Ndryshon nga përmasat, nga motivimet, nga arsyet, nga shkaqet, nga struktura sociale e atyre që largohen.”

Arsyet e emigrimit të ri

Sipas ekspertit, Gëzim Tushi ata që po braktisin sot vendin janë të lodhur nga pritja e vazhdueshme për zbatimin e reformave në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi. Faktorët e shumtë, arsyeton Tushi, çojnë edhe në një sërë pasojash të rënda për shoqërinë shqiptare. “Emigracioni i fundit po jep pasoja të fuqishme demografike dhe social-ekonomike, siç është boshatisja e vendit, plakja e popullsisë, ulja e numrit të lindjeve, në të cilat emigracioni ka “peshën e luanit”, sepse ata që largohen nga vendi janë përgjithësisht moshë e re, me aftësi të mëdha prodhuese. Një pjesë e mirë e tyre janë elitarë nga pikëpamja profesionale dhe kjo është shqetësuese. Po ikën elita e vendit, “truri”, largimi i profesionistëve siç janë inxhinierët, mjekët, punonjës të IT-së, infermierë, mësues, të cilët kur largohen nga vendi, krijojnë vakuume që nuk mund të plotësohen kollaj. Për ta është investuar dhe largimi i tyre krijon boshllëqe të mëdha”, i thotë Gëzim Tushi DW-së.

Deformim i statusit”

Në mesin e atyre që e braktisin Shqipërinë ka edhe një kategori shqetësuese për ekspertët. Kategoria e të painformuarve. Ata ikin në emigracion pa një objektiv, thotë Gëzim Rushi. “Ekziston edhe një emigracion që bëhet pa kusht, pra është një ikje pa objektiv, pa një busull të qartë, pa një orientim të qartë se çfarë do të bëjnë. Domethënë ikin për të ikur. Mua kjo më shqetëson. Më shqetëson gjithashtu statusi i emigrantëve që ikin nga Shqipëria dhe shkojnë në vendet e Perëndimit. Është e papranueshme që inxhinieri bëhet murator, mësuesja bëhet babysitter, mban të moshuarin etj. Pra ky deformim i statusit, të ikësh nga vendi yt duke qenë këtu dikushi dhe shkon në emigracion për t’u bërë askushi mua më duket e palogjikshme”.

Kriza politike dhe papunësia

Referuar Institutit të Statistikave, në fund të vitit 2018 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 12.3% dhe krijimi i vendeve të reja të punës u ngadalësua ndjeshëm. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa argumenton se situata ekonomike lidhet drejpërsëdrejti me situatën politike në vend. “Ajo që spikat është se sa herë ka acarime të situatës politike, fenomeni i emigracionit rishfaqet sërish. Kur ka pasur normalitet, kur ekonomia ka qenë në zhvillim dhe politika brenda normalitetit dhe standardeve demokratike, qytetarët janë kthyer dhe janë përpjekur të ndryshojnë jetën e tyre në Shqipëri.”

Eksperti, Selami Xhepa vëren se nuk ka pasur vetëm largim nga Shqipëria. Sipas tij, fenomeni i riatdhesimit të emigrantëve për shembull, mund të vërehet shumë mirë në vitet 2006-2007 dhe 2008. “Por tashmë fatkeqësisht, ndoshta edhe për shkak të konfliktualitetit politik, për shkak të përkeqësimit të standardeve demokratike, përkeqësimit të fenomenit të korrupsionit, rritjes së barrës së taksave apo ndryshimit të standardit të jetesës së qytetarëve dhe një gjendjeje ekonomike në stanjacion, është rigjallëruar sërish interesi i qytetarëve për t’u larguar nga vendi dhe kjo dëshmohet jo veç me braktisje. Me të gjithë testimet që u bëhen të rinjve në veçanti, por ndoshta edhe brezit të mesëm, ata kanë filluar që të mendojnë për të ndërtuar një të ardhme jashtë Shqipërisë”, thotë Xhepa për Deutsche Welle-n.

Emigracioni elitar

E reja e këtij emigracioni, dhe shqetësuese për ekspertët është ai që ata e quajnë emigracioni elitar. “Një pjesë e mirë e qytetarëve që po largohen janë përgjithësisht qytetarë që kanë një standard të mirë jetese në Shqipëri. Pra, kanë pasuri, kanë prona dhe kanë ndërtuar një standard të caktuar jetese. Por ata gjejnë nivelin e shërbimeve shumë problematik, sistemin e shëndetësisë dhe të edukimit problematik. Qytetari ndjehet i pa përfaqësuar, qytetari ndjehet pa zë dhe ndjehet i pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen politike të vendit”.

Edhe Gëzim Tusha vëren dallime në fenomenin e emigracionit, krahasuar me atë të viteve të para pas diktaturës. “Nëqoftëse emigrantët e viteve ’90 ishin një masë gri nga pikëpamja demografike dhe nga pikëpamja sociale, ky emigracioni i vonuar i këtyre viteve të fundit është pak i zgjedhur. Është elitar”.

Por sipas ekspertit Selami Xhepa, rol në këtë situatë luan edhe tregu i punësimit. “Nga ata 1 milion njerëz që janë larguar, gati 40% e tyre janë me aftësi të dallueshme për punë, janë “skilled labor” dhe largimi i “skilled labor” krijon probleme serioze për tregun e brendshëm për të gjetur profesionistë të aftë për profesione të caktuara. Për më tepër kjo ka krijuar edhe një efekt psikologjik të demoralizimit edhe të atyre që janë këtu, të cilët nuk shikojnë alternativë krijimin e aftësive për punë për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës por sërish shikojnë si alternativë ikjen jashtë vendit. Kështu që edhe sfida për të ardhmen mbetet më serioze në kuptimin e produktivitetit, sepse fakti që largohet “skilled labor” do të thotë që çështja e produktivitetit të fuqisë punëtore do të jetë një problem serioz dhe që do të manifestohet në vitet në vazhdim”.

Zgjidhjet

Selami Xhepa zgjidhjen e shikon pikë së pari tek politika. “Klasa politike e vendit duhet të kuptojë që shoqëria po e braktis pak e nga pak dhe meqënëse njerëzit ndjehen pa zë për të ndryshuar këtë gjendje, atëherë kanë parë si alternativë largimin. Ata duhet t’u japin zë qytetarëve, ta pyesin qytetarin, të konsultohen me qytetarin, jo një herë në 4 vjet duke i vjedhur votën”.

Së dyti, Xhepa sheh si zgjidhje që punëdhënësit të ndryshojnë strategji. “Nuk mund të thuhet që ne kemi vende pune, kur vendet e punës paguajnë paga, të cilat nuk i japin mundësi të punësuarit edhe të kalojë pragun e varfërisë. Njerëzit sot presin që të kenë një punë, me të cilën të marrin mbrapsht një pagë e cila t’u mundësojë atyre një standard normal të jetesës. Jo luks, por një standard normal jetese. Sigurisht që nuk mund të presin të njëjtën pagë si në Gjermani por ama standardin, respektin dhe dinjitetin njerëzor në vendin e punës e meritojnë që të gjithë”.

Për sociologun Gëzim Tushi duhet ndërhyrë në të gjithë fushat. “Politika është përgjegjësja kryesore për këtë situatë. Ky vend nuk do të ndryshojë nga kjo status quo, nëqoftëse ata që e drejtojnë këtë vend, pra klasa politike por edhe elita intelektuale padyshim, nuk do të bëjnë lëvizje cilësore në të gjitha fushat. Që do të thotë: në jetën urbane, në jetën private, në arsim, në shëndetësi, në politikë, në ekonomi, në financa, në akademi, në universitete. Vetëm kështu ne mund t’i rrisim kreditet e këtij vendi, vetëm kështu ne mund t’u themi njerëzve që: Po, ky është një vend që po bëhet i jetueshëm dhe jo domosdoshmërisht të gjithë duhet të ikim nga ky vend dhe ta braktisim atë. Sepse jo vetëm që do të ndodhë plakja e popullsisë, por ka parashikime ogurzeza që në vitin 2050 do të mbetemi një milion e gjysmë banorë në Shqipëri. Kjo është një gjë shumë e frikshme”.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale emigracioni i shqiptareve statistikat emigracioni i shqiptareve statistikat

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës