Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shpenzimet që shqiptarët bëjnë për udhëtime jashtë sa vijnë e shtohen. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, të publikuara në bilancin e pagesave, tregojnë se në tre muajt e parë të vitit, jashtë vendit dolën 272 milionë euro si harxhime që udhëtarët shqiptarë kanë bërë për bileta, hotele, kafene, ushqime etj.
Ky është niveli më i lartë i raportuar ndonjëherë dhe në raport me tremujorin e parë të një viti më parë ka shënuar një rritje prej 7%.
Të dhëna të tjera të INSTAT bëjnë të ditur se në tre muajt e parë të vitit dolën jashtë vendit 1.3 milionë shtetas shqiptarë, me një rritje prej 12.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja më e madhe e daljeve jashtë vendit u shënua në mars, me 21% (444 mijë persona), kohë që përkon dhe me Festën e Gruas për 8 Mars, që duket se ka nxitur udhëtimet jashtë vendit.
Të huajt sollën 348 milionë euro
Jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë jashtë. Edhe të huajt që vijnë në vend për arsye turistike, pune e biznesi, apo dhe për turizëm shëndetësor, po sjellin gjithnjë e më shumë valutë në vend.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajve në vendin tonë arritën në 348 milionë euro për periudhën janar-mars, duke shënuar një nivel rekord të pas viteve ’90. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e të huajve kanë shënuar rritje prej 5.1%, ndërsa në krahasim me 2013-n, pothuajse janë dyfishuar.
Të dhënat e INSTAT treguan se në tre muajt e parë të vitit hynë 695 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 2.7% në raport me tremujorin e parë 2018. Ritmi i rritjes së hyrjeve të të huajve është ngadalësuar ndjeshëm në raport me një vit më parë, kur ishte në nivele dyshifrore, i ndikuar nga rënia e shtetasve nga Kosova (-11.7%), nga Anglia (-14%) dhe nga Gjermania (-16%).
Bilanci ngushtohet për herë të parë nga 2014-a
Deri në vitin 2014, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ua tejkalonin atyre të të huajve në Shqipëri. Por, pas kthimit të Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik dhe rritjes së hyrjeve të të huajve nga e gjithë bota, bilanci u kthye në pozitiv dhe ishte në rritje vit pas viti.
Në tremujorin e parë 2019, bilanci ishte pozitiv prej 76 milionë euro. Por, për herë të parë që nga viti 2014, bilanci është ngushtuar lehtë (me rreth 2 mln euro), për shkak të rritjes së shpenzimeve të shqiptarëve jashtë me ritme më të larta se të të huajve në vendin tonë.
Marrë nga Monitor
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Qëndresa Qytetare publikoi të dhënat e sondazhit kombëtar për qëndrimet e të rinvje ndaj sistemit politik, partive politike dhe sfidave sociale Pla...
TIRANË- Një incident ka ndodhur sot në gjimnazi “Ismail Qemali” në Tiranë, ku një maturante ka humbur ndjenjat gjatë procesit të provimit.Gjimnazistja nga ...
Tiranë- Tashmë ka ardhur koha kur dijet dhe profesioni të shpërblejnë më shumë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shërbimet profesionale janë ato që po hapen më sh...
Shqipëria regjistroi raportin më të lartë të kredive me probleme në sektorit bankar mes 17 vendeve në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore.Vendi ynë ra me 1...
TIRANË- Euro vijon të shënojë rekorde të ulëta në raport me lekun vendas, duke zbritur nën 122 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro ës...
GJERMANI- Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Europian është rritur ndjeshëm në muajt e parë të vitit 2019, shkruan agjencia e lajmeve dpa. Kjo vjen si p...
TIRANË- Ditën e sotme Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Mbretërinë e Ar...
TIRANË:Një ndryshim në paketën fiskale të vitit 2019, që ul tatimin mbi dividendin në 8 për qind nga 15 për qind, me efekt prapaveprues edhe për vitet e më...
TIRANË– Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar urdhrin në lidhje me datën e aplikimit të maturantëve nëpër universitete.Në urdhrin 11 faqësh të publikua...
Tiranë– Në përgjithësi, shqiptarët janë të matur për të administruar të ardhurat e tyre dhe bëjnë llogari para se të bëjnë një shpenzim, por 38% e tyre je...