LIVE UPDATES
Aktualitet

Statistikat e detajuara për jetët e humbura nga Covid-19, pse Shqipëria ka moshë mesatare më të ulët

13 Prill 2020, 05:12 Nga DOSJA

Shqipëri-Barra më e lartë e sëmundjeve në moshat e reja, stili i jetesës, niveli i lartë i ndotjes dhe duhanpirja janë shkaqe themelore pse viktimat që ka shkatuar koronavirusi në Shqipëri janë në moshë më të re se në Itali, sipas mjekëve.Monitor ka mbledhur dhe përpunuar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjitha rastet e jetëve të humbura (23 në total), përfshirë moshën, gjininë dhe sëmundjet shoqëruese të gjithsecilit.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 71.2 vjeç. Ndonëse janë shumë më pak raste, mosha mesatare është më e ulët në krahasim me Italinë, që është rreth 80 vjeç, apo Greqinë, rreth 74 vjeç.Të ndarë sipas grupmoshave, 9% ishin të moshës 40-50 vjeç; 30% ishin të moshës 60-70 vjeç dhe 39% të 70-80 vjeç dhe 22% ishin mbi 80 vjeç.  Në total, grupmosha më e prekur ishte ajo e 60-80 vjeç, me gati 70% të totalit të jetëve të humbura.

Në krahasim me Italinë, (shteti i vetëm për të cilin janë raportuar të dhënat sipas grupmoshave) grupmosha që ka nivelin më të lartë të vdekjeve është më e re (në moshë) tek ne. Në Itali, sipas të dhënave zyrtare 51% e të vdekurve, pra më shumë se gjysma, janë të moshës mbi 80 vjeç, përkundrejt 21.7% në Shqipëri (gati 11 % e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Itali janë mbi 90 vjeç).

Vdekjet në grupmoshën 60-80 vjeç përbënin 44% të rasteve totale në Itali, përkundrejt gati 70% të Shqipërisë (shih grafikun në fund).

Grupmosha që ka vdekjet më të larta, në raport me Italinë është ajo 60-69 vjeç, me 30.4% të totalit të jetëve të humbura, kundrejt 11.8% që është në Itali.

Luan Dyrmishi mjek pneumolog pohon se trendi i vdekjeve nga Koronavirusi në vendin tonë është i ngjashëm me vende të tjera. Nëse mosha mesatare e vdekshmërisë në Shqipëri nga Covid është mbi 71 vjeç dhe në Itali rreth 80 vjeç, kjo lidhet me faktin se popullsia e Lombardisë ka një nivel të ulët të barrës së sëmundjeve në raport me bashkëmoshatarët në Shqipëri. Me fjalë të tjera një 70 vjeçar nga Lombardia ka pak patologji shoqëruese se një 70 vjeçar në Shqipëri. “Stili i jetesës dhe kujdesi shëndetësor ndaj moshës së tretë është shumë sensitiv në Itali, çka reflektohet edhe në jetëgjatësinë e popullatës që është një nga më të lartat në botë, prandaj nuk gjej shumë krahasim me Italinë për viktimat e Covid për shumë arsye”, tha Dyrmishi.

Raporti meshkuj-femra

Deri me datën 11 prill, 35% e atyre që kanë humbur jetën në Shqipëri nga Covid -19 janë femra. Mosha mesatare e femrave ishte 77 vjeç.

Mosha mesatare e meshkujve ishte më e ulët, në 68 vjeç. Mjeku Petrit Malaj shpjegon se në këtë rast tendenca është e njëjtë me ato të vendeve të tjera që janë prekur nga virusi. Stastikat në Kinë, Itali tregojnë se moratliteti tek femrat kanë qenë më i ulët për arsye gjenetike (të lidhura me hormonin femëror, estrogjen).

Në Shqipëri kjo shpjegohet edhe me faktin se femrat nuk janë konsumatorë të duhanit si burrat. Tashmë është provuar stastistikisht së pirja e duhanit dëmton rëndë sistemin respirator. Malaj pohon se pirja e duhanit është përgjegjëse për më shumë se dy të tretat e vdekjeve nga kanceri i mushkërive në nivel global. Gjithashtu pirja e duhanit dhe ndotja e ambientit  janë shkaktarët kryesor të SPOK (Sëmundjet kronike të frymëmarrjes, si sëmundja pulmonare obstruktive kronike, SPOK, dhe astma). SPOKU con në aftësi të kufizuar të mushkërisë. Kjo diagnizë është rritur vitet e fundit, por burrat vuajnë më tepër për shkak edhe të duhanpirjes. Raporti gjinor i të sëmurve me SPOK është 3 me 1 për burrat, duke i bërë ata edhe më të rrezikuar ndaj Covid -19.

Sëmundjet shoqëruese

4.3% nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese (një rast, ai i Kavajës).

26% kishin një sëmundje shoqëruese, ndërsa pjesa më e madhe, rreth 70% kishin të paktën dy sëmundje shqëruese.

Sëmundja që dominon është hipertensioni dhe zemrës, që ishte i pranishëm në mbi 50% të rasteve (në linjë me shkaet natyrore të vdekjeve në Shqipëri, shiko ndarjen më poshtë). I dyti është diabeti, në 22% të rasteve. Sëmundje të tjera janë insuficenca kardiake, edemë pulmonare,  insuficence renale etj. Mjeku Petrit Malaj tha se, viktimat nga Covid në Shqipëri janë të pakta në numër për të nxjerrë rezultate dhe krahasime për mortalitetin dhe shkaqet e tij dhe sidomos për të bërë krahasime me vende, ku pandemia ka krijuar mijëra viktima. Duhet të kishim së paku mbi 1000 të prekur dhe më shumë viktima për të bërë krahasime. Ai tha se dy rastet  që humbën jetën nën 50 vjec, njëri prej të cilëve pa patologji shoqëruese mund të konsiderohet rastësi. Përvoja ka treguar që persona të rinj në moshë pa sëmundje të tjera nuk kanë mundur të fitojnë edhe betejen me gripin normal.

Malaj thotë se, nuk mjafton një rast për të gjykuar dhe për të bërë krahasime, për shkak se do të bënim gabime. Ndërsa Mjeku Dyrmishi pohoi se edhe OBSH është duke u treguar e kujdesshme për në analizën e shifrave  së fundmi pasi, në vende të ndryshme agresiviteti i pandemisë nuk ka qenë i njëjtë. “Gjykimet e sakta për të dhënat do ta dalin në përfundim të pandemisë”, tha ai.

Shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, kryeson zemra e tensioni, mesatarisht humbin jetën 60 persona në ditë

Sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen vitit 2018, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 21,804. Numri mesatar i vdekjeve natyrore çdo ditë është rreth 60.

Vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53,2 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404,7 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin paraardhës ka një ulje prej 2,7 %. Në vitin 2018 ndërruan jetë rreth 11.6 mijë persona nga kjo sëmundje, ose rreth 32 në ditë.

Brenda grup sëmundjes të “Aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 31,7 %, “Sëmundjeve kronike të zemrës” me 27,2 % dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 24,3 %. Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 16,9 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Në vitin 2018 ndërruan jetë 3,695 persona nga kjo sëmundje, ose rreth 10 në ditë.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës