LIVE UPDATES
Bota

Stano në një mendim me Borell: Duhet kordinim për veprimet në veri

14 Tetor 2021, 14:52 Nga DOSJA
Stano në një mendim me Borell: Duhet kordinim për veprimet

BRUKSEL– Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës kanë shpërfaqur dallimet për vazhdimësinë e agjendës së dialogut me Serbinë. Ndërmjetësuesit e këtij procesi presin që tema e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të hapet brenda këtij viti, derisa në ekzekutiv urgjente dhe prioritet e konsiderojnë çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Në Qeverinë Kurti e shohin të pakuptimtë dhe pabazuar edhe frikën e opozitës për implementimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, kur të njëjtit e kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e etnitetit me shumicë serbe. Ndërkohë, njohësit e procesit të dialogut presin që Asociacioni të jetë ndër temat e para që do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress, vazhdon presionin për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai thotë se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në takimin e fundit ka marrë parasysh shqetësimet e palës serbe për moszbatimin e kësaj marrëveshje.

Stano nënvizon se në një nga takimet e ardhshme të kryenegociatorëve, para fundit të vitit 2021, BE-ja do të trajtojë çështjet e pazgjidhura që dalin nga marrëveshja e Brukselit me dy palët si çështje prioritare.

Themelimi i një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Kjo marrëveshje u vendos në mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Ajo asnjëherë nuk është anuluar. BE dhe shtetet anëtare të saj presin që të gjitha marrëveshjet të respektohen dhe zbatohen plotësisht nga të dyja palët. Në diskutimet e fundit në nivelin e  kryenegociatorëve, përfaqësuesi special i BE-së Lajçak mori parasysh shqetësimet e ngritura nga pala e Beogradit në lidhje me moszbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. BE-ja si ndihmëse, do të trajtojë çështjet e pazgjidhura që dalin nga marrëveshja e Brukselit me të dyja palët si çështje prioritare në një nga takimet e ardhshme të kryenegociatorëve, para fundit të vitit”, thotë Stano për KosovaPress.

Por, temat e diskutimit në kuadër të dialogut me Serbinë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se duhet të kenë paraprakisht pajtueshmëritë e të dy palëve.

Por, temat e diskutimit në kuadër të dialogut me Serbinë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se duhet të kenë paraprakisht pajtueshmëritë e të dy palëve.

Përkitazi me këtë, ai thotë për KosovaPress se nuk ka urgjencë më të madhe se sa trajtimi i çështjes së të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

“Për çdo temë që trajtohet në takimet në kuadër të dialogut me Serbinë, duhet të ketë paraprakisht pajtueshmërinë e të dy palëve. Ndërkohë, nuk ka urgjencë më të madhe se sa trajtimi i çështjes së të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Përveçse urgjente, për ne kjo çështje është edhe prioritare”, thekson Kryeziu.

Lidhur me kritikat e opozitës se marrëveshja për targat e automjeteve është hapi i parë drejtë themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, Kryeziu thotë se janë të pabaza dhe pakuptimta.

Sipas tij, frika e shprehur nga opozita e tanishme, ish nënshkruesit dhe përkrahësit e djeshëm të marrëveshjes për Asociacionin është dëshmia më e mirë e dëmeve që ata i kanë shkaktuar vendit me këtë marrëveshje.

“Marrëveshja për targat është një zgjidhje e përkohshme e një situate të re të krijuar pas vendimit të qeverisë për përdorimin e tabelave të përkohshme për veturat me regjistrim serb. Edhe marrëveshja, sikurse vendimi paraprak i qeverisë, bazohet në trajtimin të barabartë të qytetarëve të të dy vendeve sa i përket përdorimit të targave, pas më shumë së një dekade trajtim të pabarabartë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pra nga 20 shtatori e tutje kemi raport reciprok me Serbinë sa i takon kësaj çështje, e që në rastin tonë kemi avancim të pozitës dhe trajtimit. Duhet gjithmonë ta kujtojmë se opozita e sotme janë nënshkruesit, përkrahësit dhe votuesit e djeshëm të marrëveshjes për Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe që u gjetë të jetë në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës në plot 23 pika nga vet Gjykata Kushtetuese. Frika e shprehur nga ta sot, sado e pakuptim dhe e pabazuar në raport me qeverinë, është dëshmia më e mirë e dëmeve që ata i kanë shkaktuar vendit me atë marrëveshje”, shton ai.

Nga ana tjetër, diskutim të temës së Asociacionit pret njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, i cili thotë për KosvoaPress, se Qeveria e Kosovë duhet të jetë e përgatitur për të argumentuar pozicionin për këtë temë, qoftë edhe akomodimin e idesë për këshillin nacional të pakicave.

“Kjo do të hapet është pjesë e diskutimeve që janë duke u bërë në Bruksel për gjitha marrëveshjet që nuk janë zbatuar deri tani. Ne e dina se Kosova ka paraqitur një listë prej 11 marrëveshjeve që Serbia nuk po i zbaton, të njëjtën kohë në takimin e fundit që e kishin për targat është evidentuar nga pala serbe edhe mos zbatimi i marrëveshjes për asociacionin. Andaj, pritet që kjo temë të jetë në tavolinë të diskutimit dhe kjo kam paraparë që kjo do të jetë tema e ardhshme, menjëherë pas zgjedhjeve lokale nëse do të ketë takim të nivelit të lartë, apo teknik. Natyrisht pala e Kosovës duhet të jetë e përgatitur për të argumentuar dhe prezantuar qëndrimet saja zyrtare. Tash e kemi edhe idenë e kryeministrit Kurtit, formimi i një këshilli të minoriteteve, i ngjashëm me atë në Serbi. Sa do të akomodohen ky këshill brenda strukturës sonë kushtetuese, duhet të shihet nga ekspertët kushtetuese dhe juridik”, thotë ai.

Ai sugjeron ekzekutivin që të zbatojë obligimet e saja ndërkombëtare që kanë dal nga marrëveshja e Brukselit në vitin 2013. Por, sipas tij, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi çdo interpretim tjetër dërgon në tema të rrezikshme që cenojnë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar, pasi është pjesë e marrëveshjes së prillit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Andaj Kosova duhet të zbatojë obligimet e saja ndërkombëtare. Tash mënyra si do të themelohet një asociacion i tillë është i definuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo interpretim, apo diskutim që e tejkalon atë vendim të kushtetueses nuk i kontribuon stabilitetit politik të vendit dhe qon në tema të tjera që janë të rrezikshme për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”, shton Raci.

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi ende ka një të ardhme të paqartë, derisa takimi i fundit i nivelit të lartë ka qenë në muajin korrik. Dy delegacionet në nivel teknik kanë vazhduar diskutimet, por pa gjetur pajtueshmëri as për temën e të zhdukurve me forcë gjatë luftës. Ndërsa së fundmi u arrit një marrëveshje për targat e automjeteve, pas krijimit të tensioneve si pasojë e vendosjes së reciprocitetit nga Kosova./KP

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-serbi peter stano asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-serbi peter stano

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet