LIVE UPDATES
Politike

Skenarët e protestës së 8 Korrikut? Salianji: Dimë vetëm që pjesëmarrja do jetë e madhe

5 Korrik 2019, 17:45 Nga DOSJA
Skenarët e protestës së 8 Korrikut? Salianji: Dimë

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i futar në studion e lajmeve të Fax News ku deklaroi se nëse kërcënimi i Kreut të KQZ-së provohet nga autoritetet, është një ngjarje e rëndë.

Salianji argumentoi se një gjuhë e tillë është nxitur edhe nga vetë kryeministri Rama për të cilin tha se gjatë gjithë fushatës, ka bërë deklarata duke përdorur një gjuhë urrejtjeje dhe përçarëse.

“Një gjuhë e tillë është e frymëzuar edhe nga Rama i cili përgjatë gjithë fushatës ka përdorur një gjuhë përjashtuese, përçarëse dhe urrejtjeje”.

Pse nuk e tërhiqni kryetarin e KQZ duke qenë se qëndrimi I tij nuk ka asnjë vlerë për ju?

Salianji: Nuk është saktësisht kështu, nuk është në tagrin tonë që të tërheqim përfaqësues që për shkak të ligjit që të tërheqim dikë që supozohet i pavarur dhe mbi të gjitha është një votë që ka peshën e njëjtë me anëtarët e tjerë të KQZ-së.

Protesta e 8 Korrikut, çfarë prisni nga ajo?

Salianji: Është një situatë ku ne presim masivitet dhe përkrahje dhe ku ne do të falenderojmë qytetarët për sakrificën dhe mbështetjen kudër Edi Ramës dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit. Rama e ktheu këtë datë në një referendum, dhe ai e ka humbur rëndshëm, e vetmja alternativë e tij ishte pjesmarrja. Nëse do të merrnin pjesë 35% të shqiptarëve atëherë do të kishte të drejtë. Por ai në rastin konkret duhej që së paku të jepte dorëheqejen, por ai nuk e ka bërë asnjëherë këtë gjë. Ne e denim që në fillim se beteja nuk ishte e lehtë por ne do të vijojmë deri në fundin e saj.

A ka një skenar për zhvillimin e protestës së 10 kombëtare?

Salianji: Ne i kemi dhënë rëndësi gjithmonë pjesmarrjes së madhe. Ndërkohë që kërkesat që kemi për të shtruar është largimi i Ramës, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe së fundmi edhe hetimin e shpejtë të dosjeve të dala nga përgjimet e fundit.  Është një tjetër akt i opozitës së bashkuar e cila do të vazhdojë të bind dhe të ofrojë alternative të reja për qytetarët. Për të krijuar mundësi dhe kushte reale për qytetarët shqiptarë që fatkeqësisht po ikin masivisht.

Është pjesë e skenarit zhvendosja e protestës para Kuvendit?

Salianji: Ne jemi vetëm në situatën ku dimë se do të ketë pjesmarrje të madhe dhe ne po shkojmë në çdo qytet dhe po bëjmë thirrje kudo nëpër media për të marrë pjesë masivisht me 8 Korrik.

Ju thoni se nuk i njihni zgjedhjet, si do ta konkretizoni këtë qëndrim?

Salianji: Ne themi se këto nuk ishin zgjedhje. Në këtë kuptim këto nuk mund të jenë një imponim ndaj qytetarëve oër ti zhvatur edhe 4 vjet. Së dyti, ligjërisht këto zgjedhje janë të pavlefshme dhe nul, dhe me të drejtë janë cilësuar kështu edhe nga OSBE/ODHIR ku u konstatua mbushja e kutive të votimit dhe manipulimi i pjesmarrjes. Ka një datë të re nga presidenti dhe të shohim çfarë do të ndodhi. Ne do të vazhdojmë edhe ligjërisht ta godasim por edhe të presim zgjedhjet e lira.

Çfarë vendimi është diskutuar se do të merret për lirimin e zyrave nga ana e krybashkiakëve të djthatë?

Salianji: Kryetarët e bashkive të zgjedhur nga qytetarët dhe ligjërisht nuk besoj se do të braktisin detyrën për të ua dhënë kryetarëve socialistë të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Nuk është se ka një vendimmarrje të PD-së se përderisa ligjërisht nuk ka zgjedhje edhe logjikisht ne nuk kemi pse marrim një akt për një vendim se është çmendur dikush përballë.

A do të shkoni në Gjykatën Kushtetuese dhe a do të pranohet vendimi i saj nga ju?

Salianji: Ligjshmëria e zgjedhjeve mund të kalojë në Gjykatën Kushtetuese nëse jemi në gjendjen e sotme, sepse sot ende nuk ka asnjë pasojë për zgjedhjet e 30 Qershorit. Nëse arrin të krijohet në Korrik, pavarësisht se nuk ka asnjë përpjekje për ta ndërtuar para se të sjellë pasojat, patjetër që po. Ai është detyrues. Nëse vendimi i GJK jepet pasi kanë ardhur pasojat, nuk ka asnjë vlerë.

Si e komentoni numrin e lartë të votave të pavlefshme?

Salianji: Votat e pavlefshme janë një kundërshtim ndaj Ramës, janë gjysma e administratës që kanë shkuar me kërcënime dhe e kanë refuzuar. Ndërkohë që pjesa dërrmuese e kanë refuzuar totalisht pasi nuk kanë shkuar në votime. Pavarësisht banditëve që kishin vvendosur në qendrat e votimit, nuk iu bindën përfshirë edhe ata që kanë rrezikuar vendin e punës.

E mbështesni vendimin e Ilir Metës për 13 Tetorin?

Salianji: Ne nuk kërkojmë zgjedhje dhe pushtet, por zgjedhje të ndershme dhe shkëputjen e politikës nga krimi duke realizuar një reformë të thellë zgedhore përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit nga populli. E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës është një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe ndëshkimin e personave që kanë kryer krime zgjedhore duke marrë parasysh edhe audio-përgjimet e publikuara së fundmi.

Edhe sikur dekreti të ishte anti-kushtetues, nuk përbën kritere për t’u shkarkuar, kjo bëhet vetëm në raste specifike të parashikuara në Kushtetutë. Kjë është një sjellje dëshpërimi e kryeministrit. Është vetëm Edi Rama në administratë, në KQZ, në pushtetin lokal etj. I vetmi institucion që nuk e ka në dorë kërkon ta anatemojë. Presidenti i Republikës është i vetmi institucion që ndërmerret hetim penal për fyerje ndaj tij. Kjo është një idiotësi e kotë që nuk do të ketë nevojë për t’u mbrojtur nga ne sepse është një stuhi në gotë.

Si mendoni se do të jetë qëndrimi i ndërkombëtarëve në vijim?

Salianji: Ka shumë ndërkombëtarë që janë më të rëndësishëm se disa që flasin si ndërkombëtarë të mëdhenjë që janë shprehur kundër zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndërkohë nga ana tjetër, kemi edhe raportin e OSBE/ODHIR-it që e ka trajtuar gjithçka që ka ngritur opozita si të drejtë. Praktikisht, ky raport nuk i ka njohur zgjedhjet.

(Marrë nga Fax Web)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji opozita proteston protesta e opozites 8 korrik 2019 zgjedhjet e 30 qershorit ervin salianji opozita proteston protesta e opozites 8 korrik 2019 zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet