LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqyrtimi i statutit të Berishës! Gjykata kthen pas kërkesën e Zhukrit (ARSYEJA)

24 Dhjetor 2021, 15:58 Nga DOSJA
Shqyrtimi i statutit të Berishës! Gjykata kthen pas kërkesën

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shpjeguar arsyet e mospranimit të tërheqjes së gjyqtarit Agron Zhukri nga shqyrtimi i çështjes së Statusit të paraqitur nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demorkatike, më 11 dhjetor. Zhukri dha dorëheqjen pasi u përzgjodh për të shqyrtuar çështjen e ndryshimeve të bëra në statutin me pretendimin se kishte konflikt interesi, por sipas Gjykatës, kjo është një kërkesë që bëhet mbi ligjin për partitë politike. Pra në këtë rast gjyqtari nuk po shqyrton një çështje gjyqësore ndaj dhe motivi për konfliktin e interesit nuk vlen.

Reagimi i plotë nga Gjykata:

Duke marrë parasysh interesin e lartë të mediave, shtypit të shkruar, por edhe portaleve të ndryshme në lidhje me depozitimin e kërkesave të Partisë Demokratike të Shqipërisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të plotësuar informacionin që aktualisht disponohet nga ju, informojmë sa vijon:

Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është paraqitur më datë 13.12.2021, kërkesa me Nr. 1337 Akti, kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, kërkesë e cila pasi ju nënshtrua procedurës së shortit aktualisht ndodhet për gjykim pranë gjyqtare znj. Blerina Muça.

Në datë 15.12.2021, po pranë kësaj Gjykate është paraqitur kërkesa Nr. 1346 Akti, kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, me objekt: Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar, kërkesë e cila pasi ju nënshtrua procedurës së shortit aktualisht ndodhet për gjykim pranë gjyqtar z. Agron Zhukri.
Gjykata, në zbatim të nenit 1, 2 dhe 154/a të Kodit të Procedurës Civile, nuk mund të refuzojë të shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që i paraqiten për shqyrtim, për palët që vënë në lëvizje gjykatën për fillimin e një procesi gjyqësor, përveç kur ligji parashikon ndryshe.
Kërkesëpadia/ kërkesa kur paraqitet në gjykatë nga paditësi/kërkuesi, përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë ose nëpërmjet postës iu caktohet gjyqtarëve me short.

Pasi z. Zhukri, është njohur me kërkesën Nr. 1346 Akti dhe ka vlerësuar se ka shkaqe të arsyeshme për të mos marrë pjesë në shqyrtimin e saj, i ka paraqitur Kryetarit të Gjykatës në bazë të nenit 72, 73 të Kodit të Procedurës Civile, kërkesën për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes.
Referuar të njëjtës bazë ligjore, Kryetari i Gjykatës, pasi ka vlerësuar arsyet e paraqitura nga z. Zhukri, për përjashtimin e tij nga shqyrtimi i çështjes, ka vendosur mospranimin e kërkesës dhe vijimin e gjykimit të çështjes nga i njëjti gjyqtar.

Kërkesëpadia e paraqitur në vitin 2018, është një gjykim themeli me palë ndërgjyqëse paditës dhe i paditur, ndërkaq që kërkesa e paraqitur në vitin 2021, është një kërkesë për depozitim ndryshimesh të statutit të partisë paraqitur nga një grup individësh.

Informojmë gjithashtu se, gjyqtarët respektivë kanë dijeni për të dyja kërkesat e paraqitura të cilat do të gjykohen në zbatim të Ligjit Nr. 8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, i ndryshuar.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton që gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve, i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje apo paragjykimi, nga palët në proces dhe nga subjektet publike ose private, si kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e udhëhequr ndër të tjera edhe nga parimi i transparencës, është në gatishmëri të publikut dhe medias për çdo informacion sqarues.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statuore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Me këtë hap të ndërmarrë, Komisioni i Rithemelimit të PD-së synon të legalizojë çdo ndryshim të miratuar në Kuvend, por duhet zgjedhur gjyqtari. Edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik. Çështja është regjistruar dy ditë më parë dhe është shortuar pranë kësaj gjykate. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet agron zhukri gjykata e tiranes agron zhukri gjykata e tiranes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet