LIVE UPDATES
Sport

Sportistët dhe indiferenca e shtetit: “Ne sjellim medalje, por marrim thërrime…”

26 Nëntor 2021, 16:10 Nga DOSJA

TIRANE Janë të shumtë sportet shqiptare që janë lënë në harresë, ose që mbijetojnë në kushte shumë të vështira. Një prej këtyre sporteve që praktikohet është bilardo. Edhe pse më së shumti shumë njerëz e shohin si një lojë për t’u dëfryer dhe kaluar kohën e lirë, ky sport nuk është i tillë për të talentuarin kurbinas Eklent Kaçi, i cili vetëm pak muaj më parë u shpall kampion bote në bilardo.

Edhe pse vetëm 22 vjeç, Kaçi përveç se është shpallur kampion bote, ka kryesuar për shumë muaj renditjen botërore të bilardos. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e përfaqësuesve të Europës në kompeticionin madhor “Mosconi Cup”, një kompeticion që zhvillohet midis 5 bilardistëve më të mirë të Europës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por edhe pse ka fituar edhe shumë tituj dhe turne, si në Europë dhe në botë, 22-vjeçari nuk ka marrë asnjë mbështjetje nga shteti shqiptar.

“Kam fituar tituj botëror, europiane dhe shumë turne nëpër botë dhe vazhdoj të shkoj me shpenzimet e mia, të paktën udhëtimet për kampionatet e rëndësishme botërore, evropiane, duhet t’i financojë shteti sepse po ia ngre vlerat flamurit, më lart nuk ka se kampion ose i pari në botë në renditje”,- shprehet Kaçi për Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore.

Kampioni kurbinas jep një mesazh ndaj shtetit Shqiptar, duke u shprehur se po mendon të përfaqësojë një shtet tjetër nëse kjo gjë nuk ndryshon. “Mesazhi im drejt institucioneve shtetërore, është që të paktën sportistët elitar me tituj botërorë duhet t’i suportojë. Mos të isha unë bilardo në Shqipëri do ishte e vdekur, tani e di gjithë bota Shqipërinë kur përmendet bilardo. Mund të përfaqësoj cilindo shtet që dua unë, se kisha në plane si alternativë, por këto kohët e fundit po e mendoj për të luajtur për një shtet tjetër”,- e mbyll intervistën kampioni i botës në bilardo.

Kaçi nuk do të ishte rasti i parë, pasi peshëngritësi Elis Guri, vendosi të përfaqësonte një shtet tjetër, pasi nuk kishte asnjë përkrahje financiare nga shteti shqiptar. Ai vendosi që të përfaqësonte shtetin e Bullgarisë, ku arriti të siguronte edhe medalje si në kampionate europiane dhe botërore.

Një tjetër sport, i cili ka filluar të praktikohet vitet e fundit në Shqipëri është edhe kick-boksi, një art marcial që ka shkrirë dy sporte të njohura, siç janë sporti dhe karateja. Përpjekjet për ta përhapur në vendin tonë këtë sport kanë qënë pothuajse shumë të vogla dhe janë të paktë ata sportistë që kanë korrur suksese, apo janë bërë të njohur duke u marrë me kick-boks. Janë të shumtë ata që e konsiderojnë kick-boksin si një sport për meshkuj, por në fakt në Shqipëri ka ndodhur e kundërta, pasi vendi ynë ka një kampione Europe në këtë sport. Bëhet fjalë për Ilda Lelon, e cila që prej vitit 2019, mban titullin e kampiones së Europës në peshat 60 kg, stili K1 dhe nënkampione bote 62,5 kg, stili LowKick.

Edhe pse ka fituar këto tituj, as 28-vjeçarja nuk ka marrë përkrahje nga shteti shqiptar, çka ka bërë që në shumë kompeticione të mos marrë pjesë.“Rreth 4 vite kam që garoj si profesioniste, por për fat të keq eksperiencat nuk kanë qenë aq sa duhet për kaq kohë për shkak të vështirësisë ekonomike për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Pas kaq vitesh në këtë sport pavarësisht rezultateve dhe pjesëmarrjeve në shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare nuk kam pasur asnjë mbështetje nga ministria përkatëse”, shprehet Lelo.

Në nenin 27, të Ligjit për Sportin, i miratuar nga qeveria shqiptare në vitin 2017, thuhet se:

Por, kampionia e Europës thekson se ka bërë edhe kërkesë në Ministrinë e Arsimit, apo edhe në KOKSH, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sipas Lelos, mos mbështjetje e shtetit ndaj sporteve të vogla penalizon shumë të rinj të talentuar.

“Kemi kerkuar, duke u bazuar tek ligji për arritjet sportive. Kemi dërguar kërkesë në ministri apo në KOKSH, por na kanë përcjellë me fjale të bukura siç dinë më së miri disa nga ata që janë në poste drejtuese të cilët nuk kanë aspak lidhje me sportin, por janë rastësisht në ato pozicione pune. Është për të ardhur keq sepse Shqipëria ka shumë të rinj të talentuar që kanë nevojë për një mbështetje të cilën shteti ynë mund ta perballojë më së miri dhe feedback-u që do të marrë mbrapsht prej tyre do të jetë dyfish më i madh”,- thekson 28-vjeçarja nga Vlora.

Në fund Lelo, ashtu edhe siç talenti në bilardo, ka një mesazh ndaj shtetit shqiptar. “Sporti është jetë, është shëndet, kulturë, është disipline, edukatë. Duke investuar në sport nuk ka humbje, por vetëm përfitime si emocionale, fizike ashtu edhe monetare. Duke mbështetur sportin i jep jetë një vendi, edukon të ardhmen. Sporti është po aq i rëndësishëm sa shkolla në jetën e gjithësecilit”,– e mbyll kampionia e Europës në kick-boks.

Sakaq, trajneri i kombëtares shqiptare të boksit, Zef Gjoni, e cilëson sportin e boksit si më të persekutuarin dhe ndihma që jep shteti është më shumë si një thërrime.

“Neve na bëhet persekutim, me gjithë ato kampione Europe dhe botë që kemi nxjerre ne, neve shteti duhet të na jepte mbështetjen maksimale, sidomos ekonomike, sepse ato që japin ato janë lëmoshë, boksieret jëtojnë me këtë sport, por vetëm këtu te ne, ndodh që të jenë më të varfërit. Pa llogaritur pastaj pjesën e infrastrukturës që është është ku thërret kiameti, në kushtet ku stërviten boksierët tanë janë vërtet heronj që arrijnë të konkurrojnë përballë kundërshtarëve që i kanë të gjitha kushtet e siguruara”,- shprehet Gjoni për ACQJ.

Ai thekson se kanë bërë shumë kërkesa si në Bashkinë e Shkodrës, por edhe në instancat e tjera shtetërore, por kanë marrë vetëm premtime boshe. “Kemi bërë kërkesa te Bashkia e Shkodrës, në Ministrinë e Sportit e në të gjitha instancat e tjera shtetërore, kemi marrë lëvdata për punën që kemi bërë, por kur vjen puna për mbështjetje financiare aty stepen, pasi boksieret tanë mund të them se janë më të varfërit në Evropë dhe nuk trajtohen ashtu siç e meritojnë”,- e mbyll trajneri i kombëtares shqiptare të boksit.

A ka ardhur koha për miratimin e ligjit të sponsorizimeve?

Gazetari sportiv Ervin Baku thotë se është një skandal i madh që sportistët tanë nuk marrin mbështetjen e duhur. “Është skandal që sportistët tanë nuk marrin mbështetjen e duhur ekonomike dhe përkrahjen në përfaqësimin e Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare. E shikoj si një skandal të madh dhe paturpësia më e madhe është se pastaj kur bëhen të suksesshëm, politikanët tanë që nuk kanë bërë asgjë për sportin, i urojnë dhe marrin meritat për arritjet e këtyre sportistëve, është skandal. Është një skandal shumë shumë i madh që duhet rregulluar një orë e më parë, sepse ata përfaqësojnë Shqipërinë, ngrejnë flamurin tonë kombëtar dhe ata duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë dhe jo të shkojnë me lekë xhepi atje, është një turp shumë i madh”,- thotë Baku.

Gazetari Baku shprehet se rrezikohet që t’i humbasim këta sportistë dhe se zgjidhja e vetme mund të ishte miratimi i ligjit të sponsorizimeve. “Ne rrezikojmë që t’i humbasim këta sportistë dhe me të gjithë të drejtën e Zotit ata mund të zgjedhin një shtet tjetër sepse njeriu një jetë ka, nuk kemi nevoje të marrim shembujt e shteteve të mëdha si Franca apo Gjermania, mjafton të marrim rastin e Kosovës dhe vetëm ligji i sponsorizimit e rregullon edhe i jep një frymëmarrje fantastike sportit shqiptar”, – vlerëson gazetari sportiv.

Ndryshe nga Baku, presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, njëkohësisht edhe relatori i ligjit të sportit, thekson se ky ligj është në fuqi dhe se kush sportist ka arritje edhe në bazë të nenit 27 të Ligjit të Sportit merr shpërblim dhe statusin e sportistit elitar.

“Nuk ka çfarë të mendojë KOKSH, sepse këtë e ka menduar ligji, pra ligjëvenësit kanë vënë në parlament që kush del kampion sipas nënit 27 të ligjit të sportit, janë sportistë elitarë, e thotë ligji, nuk e thotë komiteti, relatori i ligjit kam qenë unë dhe ligji është në fuqi dhe ligji thotë kush sportist ka këto rezultate në këto aktivitete quhet sportist elitar, fiton shkollën pa konkurs, merr shpërblim në bazë të vendimit të qeverisë që ka caktuar shumën dhe merr të gjitha pensionet, siguracionet që ka një sportist elitar. Kjo tashmë është e vendosur me ligj, nuk është më as me dëshirën e ministrit, kryeministrit apo komitetit”, – shprehet Ylli.

Ylli thekson se duhet më shumë bashkëpunim midis institucioneve.“Ne këta sportistë na bëjnë krenarë, dhe ne jemi të detyruar që të kemi një bashkëpunim institucional, pra komiteti olimpik, federate, ministri, qeveri që këta sportistë të përfaqësojnë Shqipërinë se janë ambasadorët tanë më të mirë”,- thekson presidenti i KOKSH-it.

Sakaq edhe presidenti Ylli e vë rëndësinë tek ligji i sponsorizimit, i cili duhet të miratohet sa më shpejt nga qeveria. Sipas tij tërmeti dhe pandemia ka ndikuar që qeveria të mos fokusohet te sporti.“Unë e kam ngrit me të madhe, ky ligj është akoma pezull, është në dorën e qeverisë, ishte fati jonë i keq i tërmetit dhe pandemisë që nuk u pa vëmendja e duhur tek sporti, por u pa tek shëndeti i njerëzve, tek vdekjet që po ndodhin, tek buxheti që duheshin për vaksinat. Por ky ligj është në tavolinën e qeverisë edhe unë përsëri do të inicioj që të ketë mundësi që të lëvizi, sepse ne nuk mund të kërkojmë më lëmoshë nga ana e qeverive, apo nga ana e ministrisë me ato buxhete minimale që jepet për sportin. Ne duhet ta bëjmë sa më shpejt sepse ligji i sponsorizimeve do na sjellë shumë para”,- e mbyll intervistën për ACQJ, kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli.

Kujtojme se për këtë ligj, anëtaret e Ligës Profesioniste të Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit bojkotuan para një viti për disa muaj zhvillimin e kampionatit shqiptar të futbollit, derisa morën premtimin se ky ligji do të miratohej përpara zgjedhjeve parlamentare në prill 2021. Madje edhe ish-deputeti Ylli në një intervistë për emisionin “31 Minuta” në TVSH në janar 2021, premtonte se ky ligj do të miratohej brenda 6 muajve, përpara krijimit të qeverisë së re.

Edhe për trajnerin e kombëtares së boksit, Zef Gjoni, ligji i sponsorizimeve do të sillte frymëmarrje për sportin, pasi asnjë kompani nuk afrohet për të dhënë para, kur nuk merr diçka mbrapa, sado kampion i madh të jetë ai. Por edhe pse ky ligji është miratuar që në 2017, edhe sipas Yllit funksionon plotësisht, vetëm 9 sportistë rezultojnë sipas Ministrisë Arsimit, Sportit dhe Rinisë që të kenë përfituar nga ligji për sportin dhe cilësohen si sportisë elitarë.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në dy vitet e fundit kanë përfituar nga ky ligj tre sportistë dhe trajnerët e tyre. “Për vitin 2020-2021 pranë MAS janë paraqitur 5 kërkesa nga sportistët Briken Calja, Bajram Sina dhe Santiago Selimaj, si dhe trajnerët e tyre Sokol Bishanaku, Gerald Toska, Altin Bulku dhe Gëzim Zeneli, të cilët kanë arritur rezultate të larta dhe që përfitojnë shpërblime të parashikuara në VKM-së nr. 687 datë 14.11.2018 “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë”. Kërkesat vijnë nga Federatat përcaktuese në bazë të VKM-së nr. 687 datë 14.11.2018 “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë”, pra të cilat janë brenda kuadrit ligjor në fuqi. (në tabele janë dhe kërkesat). Janë gjithsej 5 kërkesa të ardhura, të cilat janë finalizuar”, thuhet në përgjigjen zyrtare të MAS-it.

Lista e sportistëve dhe trajnerëve që kanë përfituar për 2 vitet e fundit ACQJ kërkoi të bëntë intervistë me zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit por mori përgjigje negative.

Një tjetër sportist që pritet t’i shtohet kësaj liste është edhe boksieri Alban Beqiri, i cili arriti të siguronte një medalje në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Serbi. Beqiri arriti të siguronte një medalje të bronxtë në kategorinë 71 kilogramë. Por edhe pse u prit më shumë vlerësime nga KOKSH, boksieri Beqiri theksoi për ACQJ se shkoi në Serbi pa staf dhe se u detyrua të paguante një fizioterapist të një stafi tjetër për ta ndihmuar.

“Në asnjë aktivitet ne nuk kemi staf mbështetes, as mjek, as fizioterapist dhe në këtë botëror duheshin patjetër. Jam detyruar të paguaj një fizioterapist të një stafi tjetër për të më ndihmuar në ndeshjet që kisha. Ne duhet të kishim një përgjegjës për këto gjëra, që t’i menaxhoj të ishte me ne”,- u shpreh Beqiri për ACQJ.

Të shumtë kanë qënë sportistët kampionë që kanë fituar medalje apo janë shpallur kampionë në fushat e tyre gjatë dekadës së fundit, por përherë këto janë shoqëruar me kritika nga sportistët dhe trajnerët e tyre për mungesë mbështetje nga shteti.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport boksieri alban beqiri fidel ylli kombëtares së boksit peshëngritësi elis guri si në bashkinë e shkodrës vitet e fundit në shqipëri zef gjoni boksieri alban beqiri fidel ylli kombëtares së boksit peshëngritësi elis guri si në bashkinë e shkodrës vitet e fundit në shqipëri zef gjoni


Sondazh

Poll
Sport 26 Nëntor 2021, 12:00

Zyrtare, Pioli rinovon kontratën me Milanin

ITALI – Tashmë është zyrtare, Stefano Pioli ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2023. Trajneri italian mbërriti në selinë e Milanit në më...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë