24 Dhjetor 2023, 21:09
Nga DOSJA

ANGLI - Siç u njoftua më 17 nëntor, Jim Ratcliffe, bosi i INEOS, i cili është pronar i OGC Nice, hyn zyrtarisht në “mbretërinë” e Manchester United.
“Sir Jim Ratcliffe do të blejë 25% të aksioneve të klasit B të Manchester United dhe deri në 25% të aksioneve të klasit A të Manchester United dhe do të sigurojë një shtesë prej 300 milionë dollarësh për të mundësuar investimin e ardhshëm në “Old Trafford”.
Finalizimi i kësaj marrëveshje është subjekt i marrjes së të gjitha miratimeve të nevojshme rregullatore, në veçanti nga Premier League”,- njoftoi klubi i Manchester United në një njoftim për shtyp.
“Ne jemi këtu për një afat të gjatë dhe e kuptojmë se na presin shumë sfida dhe punë të palodhur, të cilave do t'u qasemi me rigorozitet, profesionalizëm dhe pasion.
Ne jemi të përkushtuar të punojmë me të gjithë në klub, bordin, stafin, lojtarët dhe tifozët, për të ndihmuar klubin të ecë përpara. Ambicia jonë e përbashkët është e qartë: ne të gjithë duam ta shohim Mançester Junajtid aty ku i takon, në krye të futbollit anglez, evropian dhe botëror”,- njoftoi 71-vjeçari në faqen zyrtare të klubit.
Kjo hyrje në futbollin anglez, për 1.4 miliardë euro, bëhet e ditur ndërkohë që klubi po përjeton një krizë sportive. “Djajtë e Kuq” janë në vendin e tetë në Premier League dhe janë eliminuar nga të gjitha kompeticionet evropiane, pasi kanë përfunduar në fund të grupit të tyre të Champions League pas Bayern Munich, Copenhagen dhe Galatasaray.
Pas humbjes ndaj West Ham (0-2) të shtunën, në karrigen e nxehtë duket të jetë edhe trajneri Erik ten Hag.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Dhjetor 2023, 20:49
ANGLI - Wolverhampton u dha mbështetësve të tyre një dhuratë të bukur për Krishtlindje. “Ujqërit” fituan n...
Sport
24 Dhjetor 2023, 20:26
TIRANE - Befasi në javën e 18-të të Superiores në “Air Albania”. Katër ditë pas fitores së Superkupës...
Sport
24 Dhjetor 2023, 17:59
ANGLI – Manchester City duket se është pranë një blerjeje me një të ardhme të madhe. Sipas Fabrizio Romano, "qytet...
Sport
24 Dhjetor 2023, 15:29
TIRANE - Tirana shpartalloi Egnatian në ndeshjen e fundit për këtë vit, duke fituar 0-5 në Rrogozhinë. Bardheblutë e mbyllin ...
Sport
24 Dhjetor 2023, 15:29
GJERMANI - Belgu Thomas Meunier zbuloi për RTBF sanksionet e vendosura nga Borussia Dortmund ndaj lojtarëve që shtojnë peshë gjat&eum...
Sport
24 Dhjetor 2023, 15:00
GJERMANI - Mbrojtësi italian nënshkroi për Unionin më 1 shtator, pas ndarjes me Juventusin dhe u prit me një entuziazë...
Sport
24 Dhjetor 2023, 14:30
SPANJE - Mediat spanjole kanë zbuluar se çfarë transferimi dëshiron të bëjë italiani Carlo Ancelotti. Real Madrid ës...
Sport
24 Dhjetor 2023, 14:00
ITALI - Pjesa e parë e ndeshjes Roma-Napoli, e cila u mbyll në barazim 0-0, ishte mjaft e tensionuar, me gjyqtarin Andrea Colombo që trego...
Sport
24 Dhjetor 2023, 13:30
GJERMANI - Pas më shumë se 7 vitesh (2015-2023), Emil Forsberg do të largohet nga RB Leipzig për të kaluar te MLS në New York Re...
Sport
24 Dhjetor 2023, 13:00
ITALI - Katër futbollistë interistë dhe po kaq juventinë janë midis lojtarëve që paguhen më tepër në Serin&e...