Zjarret "pushtojnë" vendin, Fushë-Kruja prej tre ditësh në luftë me flakët, në Mallakastër rrezikohen banesat
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Tensione para Kuv...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Gazeta katalanase 'Sport' zbulon një veprim të një anëtari të Barçës që bëri të dështonte merkatoja.

SPANJE - Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që u takua me Decon, drejtorin sportiv të Barcelonës , në qershor, me qëllim një transferim të mundshëm të lojtarit te Blaugranët.
Në të njëjtën kohë, Athletic po përpiqej të rinovonte kontratën e sulmuesit të talentuar, ndërsa Barcelona donte të ribashkonte Yamalin me Nicon, pasi të dy fituan Euro 2024 me Spanjën verën e kaluar.
Agjenti i lojtarit të Athletic Bilbao u takua me Decon në Barcelonë, me kërkesë të lojtarit, i cili po negocion rinovimin e kontratës dhe kishte oferta edhe nga Bayern dhe Arsenal.
Megjithatë, brenda Barcelonës, zbulon Sport, kuptohej që Tainta nuk po bënte gjithçka që mundte për të përshpejtuar marrëveshjen, ndaj një anëtar i ekipit katalanas vendosi të ndërhynte drejtpërdrejt, duke i dërguar një mesazh Nicos.
Mesazhi, i dërguar nëpërmjet WhatsApp, thuhet se ishte si më poshtë: "Lëreni Taintën dhe merrni përfaqësim nga Jorge Menes ose Pini Zahavi." Mjaftoi kjo që gjithçka të prishej…
Zyrtari i Barcelonës sugjeroi një ndryshim të përfaqësuesit për Nicon, qoftë me super-agjentin portugez Jorge Mendes, ose me izraelitin Pini Zahavi, agjent i lojtarëve si Christopher Nkunku, Leroy Sané dhe Jonathan Tah dhe i cili, ashtu si Mendes, ka një marrëdhënie të mirë me Barcelonën.
Por sugjerimi nuk u prit mirë nga Nico dhe çoi në dështimin e negociatave me Barcelonën dhe përshpejtimin e rinovimit me Ahtletic, me të cilin ai tani ka një kontratë deri në vitin 2035.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Pas marrëveshjes me lojtarin, marrëveshja me klubin tani ka mbërritur: Liverpooli është shumë afër finalizimit...
FRANCE - Atmosfera nuk ishte aspak e qetë gjatë ndeshjes miqësore të Caen kundër Angers të shtun&...
ANGLI - I përballur me mundësinë që Ter Stegen t’i nënshtrohej një tjetër operacioni, Galatasaray ...
ANGLI - Man.United e nisi parasezonin këtë të shtunë me një barazim pa gola kundër Leeds, një klub që po rikthehe...
ARGJENTINE - Angel Di Maria thjesht nuk di të ndalet. Të shtunën në mbrëmje, anësori 37-vjeçar shënoi nga penalltia ...
MEKSIKE - León arriti fitoren e parë në turne, pasi debutoi me një humbje të ngushtë kundër San Luis. Guadalajara, ...
ITALI - Ardhja e Kevin De Bruyne te Napoli nga Manchester City është ndoshta një nga marrëveshjet më të mëdha t&e...
ARABIA SAUDITE - Al Nassr, që tani drejtohet nga Jorge Jesus, zbuloi këtë të shtunë se cilët lojtarë do të marrin pjes...
SHBA - I udhëhequr nga një Lionel Messi i mrekullueshëm me dy gola dhe një asist, Inter Miami shkatërroi New York Red Bulls...
ZVICER - Chelsea është shpallur fituesi i parë zyrtar i Kupës së Botës për Klube, sipas formatit të ri që nisi n&...