Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kamerat e TyC Sports kapën rastin, se si tifozi i kërkon trajnerit të Argentinos Juniors të zëvendësonte një lojtar dhe ai pyet "Kë?" për ta ndryshuar atë

ARGJENTINE - Është shumë e qartë se askush nuk e jeton futbollin si argjentinasit, prandaj liga e tyre krijon gjithmonë imazhe spektakolare të këtij sporti të madh global. Mund ta imagjinoni, një tifoz që t’i kërkojë ndryshimin e një lojtari trajnerit të ekipit të tij? Dhe për më tepër, kjo edhe ekzekutohet siç kërkohet nga tifozi?
Në kategorinë e parë të të futbollit argjentinas ka ndodhur kjo situatë piktoreske që është kapur nga kamerat e mediave ‘TyC Sports’. Gjatë një ndeshjeje të Argentinos Juniors, një nga tifozët e skuadrës që ndodhej në tribune, kërkoi që trajneri Gabi Milito, të bënte një ndryshim për të ndihmuar skuadrën.
Ish-futbollisti legjendar argjentinas, e dëgjoi kërkesën e tifozit dhe vendosi të reagojë. Ai e pyeti tifozin se çfarë zëvendësimi duhet të bënte. Tifozi i tha se skuadrës i duhej një mesfushor. Më pas, Milito shkoi te stoli dhe iu drejtua fansit, duke e pyetur "Kë? Kush?", për ta ditur se këtë duhet të aktivizonte.
Tifozi përsëriti emrin e pozicionit që duhej të përforconte dhe Milito i bëri tifozit një gjest miratues, duke ekzekutuar përfundimisht ndryshimin. Pasi trajneri argjentinas bëri zëvendësimin, tifozi u kthye nga tribuna për t'u thënë shokëve të tij, se ishte ai që kishte urdhëruar ndryshimin.
Gabi Milito u pyet në konferencën për shtyp pas ndeshjes për këtë situatë të veçantë dhe pse kishte vendosur të bënte ndryshimin. Përgjigja e trajnerit, plot ironi ishte për të hequr kapelen: "Ne jemi në një demokraci. Liri totale. Ai (tifozi) më kërkoi të vendosja një mesfushor. Unë i thashë se ishte perfekt, isha dakord me të, por kë? (ai bëri shaka dhe qeshi). Pra të gjithë ne ndihemi protagonistë dhe marrim pjesë në ndërtimin e lojës. Por përgjegjësitë bien mbi trajnerin."
Un hincha de Argentinos aconsejó a Gabi Milito en pleno partido contra Unión, pidiéndole que ponga a un volante en la mitad de cancha.
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) August 15, 2022
¿Qué hizo el DT? ¡Metió a Reniero! ????pic.twitter.com/DA0UiZqWdc
B.T (Dosja.al)
Diego Carlos përqafon Emi Buendían para se të dëmtohej ndaj Evertonit ANGLI - Diego Carlos do të humbasë Botërorin e a...
ITALI - Një vit më parë José Mourinho kishte vendosur të festonte 4-0 të Romës së tij ndaj Saler...
ANGLI - Derbi i parë i Londrës, përballja midis Chelsea dhe Tottenham u mbyll në barazim 2-2, duke i përmbushur të gjitha pritsh...
ANGLI - Siç raporton “ Daily Mail” në edicionin e sotëm, trajneri i Manchester United, Ten Hag, ka vendosur t’...
ANGLI - Trajneri gjerman dhe ai italian e patën një sherr pas lojës që kaloi gasti në një konfrontim fizik, ndërsa tensione...
GJERMANI - Bayern e ka nisur mirë sezonin, pasi ka fituar Superkupën e Gjermanisë si titullin e tyre të pare, ka marrë edhe një ...
SPANJE - Natë e keqe... Ish-sulmuesi i Milanit, Samu Castillejo, debutoi me Valencian në një ndeshje zyrtare të La Ligas dhe kët...
SPANJE - Real Madridi, triumfues në Superkupën e Europës, pushtoi edhe ‘Estadio de los Juegos Mediterráneos’, duke mpos...
ITALI- Roma e nis sezonin me fitore. Skuadra drejtuar nga Jose Mourinho fiton ndaj Salernitanës në transfertë me shifrat 0-1. Tekniku portugez ...
ANGLI- Barazim 2-2 në derbin e zjarrtë të Londrës mes Chelsea dhe Tottenham, përballje që pati gjithçka brenda saj. Gola ...